17 Maj 2021

Presidentja Osmani shpreh gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë

Prishtinë, 20 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili e ka uruar për detyrën dhe ka shprehur pritjen që stabiliteti institucional do të mundësoj zbatimin e reformave në fusha të ndryshme.

Presidentja Osmani ka diskutuar me ambasadorin britanik për angazhimin e institucioneve të Kosovës për të realizuar prioritetin kyç në menaxhimin e pandeminë COVID-19, lidhur me sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.

Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe në fushën e shkëmbimeve tregtare si dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, mbrojtjes, kulturës dhe arsimit.

Ambasadori Abbott ka konfirmuar përkushtimin e Britanisë së Madhe për përkrahje të mëtejme duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fushën e fuqizimit të kapitalit njerëzor si arsimi dhe kultura, por poashtu edhe në fushën e sigurisë.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Abbott kanë diskutuar vazhdimin e mbështetjes së Britanisë së Madhe në procesin e rekrutimit të pozitave udhëheqëse në institucionet publike për të siguruar transparencë dhe emërime të bazuar në profesionalizëm dhe integritet.

Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorin e Britanisë së Madhe për përkrahjen të cilën shteti britanik ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite dhe ka theksuar se orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)