21 Janar 2022

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me të portokalltë, simbolikë kundër dhunës

Prishtinë, 25 nëntor - Në shënim të hapjes së fushatës - 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave, Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit,  ka ndriçuar me ngjyrë të portokalltë ndërtesën e Qeverisë së Repubikës së Kosovës.

Sot paradite, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri hapjen e fushatës duke bërë thirrje për gratë që të kenë më shumë solidaritet gjinor, kurse burrat më shumë emancipim për barazinë gjinore.

Ai theksoi se përkushtimi institucional e shoqëror për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, vazhdon çdo ditë.

Me sloganin “Ngjyrose botën portokalltë”, fushata ndërkombëtare 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave fillon më 25 nëntor, në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor, në Ditën e të drejtave të njeriut.

Si pjesë e kësaj fushate, ndërtesat ikonike në mbarë botën ndriçohen me ngjyrë të portokalltë, për të sjellë vëmendje në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ngjyra e  portokalltë simbolizon një të ardhme të ndritur dhe pa dhunë, për gratë dhe vajzat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)