24 Tetor 2021

Masakra e Abrisë akt barbar i politikës shfarosëse të Serbisë mbi popullin tonë

Abri, 25 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në varrezat e martirëve të familjes Deliu në fshatin Abri e Epërme, të cilët para 23 vitesh u vranë dhe u masakruan barbarisht nga forcat serbe.

Masakra e Abrisë, sipas kryetarit Konjufca, ishte një nga krimet më të pashembullta të kohës, që e tronditi thellë ndërgjegjen e mbarë botës së lirë demokratike.

“Ka qenë një akt barbar i politikës shfarosëse të Serbisë mbi popullin tonë. Një ngjarje e trishtuar që e ka tronditur tërë botën demokratike. Pas gjakut të derdhur të familjes Deliu edhe bota ka ndryshuar mendim, duke u bërë më e vendosur në raport me Sllobodan Millosheviqin”, tha Konjufca në Abri të Epërme.

Kreu i Kuvendit tha se gjaku i martirëve të Deliajve, por edhe i të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës qëndron në themelet e lirisë  dhe të shtetit. Sipas tij, pa gjakun e tyre shteti nuk do të bëhej, ndërsa tani është detyrë e secilit ta ruajë dhe ta mbajë atë.

Kryetari i Kuvendit shtoi se ajo që vazhdon t’i mundojë të gjithë është fakti se edhe sot e kësaj dite ata që kryen masakrën e Abrisë, por edhe masakrat tjera në Kosovë, ende vazhdojnë të jetojnë të lirë dhe pa u ndëshkuar nga askush.

“Deri më tani askush nuk është dënuar për të gjitha këto krime që janë bërë mbi popullin shqiptar të Kosovës. Familjet e martirëve do të ndihen të qetë vetëm kur personat që kryen këto krime të vihen para drejtësisë”, tha kryetari Konjufca.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)