21 Janar 2022

Lajmet e pavërteta e të manipuluara kërcënojnë integritetin zgjedhor

Prishtinë, 9 dhjetor - Instituti D4D organizojnë tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”.

Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit “Luftimi i dezinformatave dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në media”, që mbështetet nga NDI dhe USAID në Kosovë.

Marrë parasysh prezencën e çrregullimeve të informacionit në mjedisin medial në Kosovë Instituti D4D ka monitoruar mediat online dhe rrjetet sociale gjatë fushatës zgjedhore zyrtare në raundin e parë dhe të dytë, për Zgjedhjet Lokale 2021.

Qëllimi i këtij monitorimi ishte identifikimi i lajmeve të pavërteta, të manipuluara, gjuhës së urrejtjes dhe mizogjiniste të cilat ndikojnë në cenimin e integritetit zgjedhor.

Krahas kësaj ky monitorim gjithashtu ka për qëllim informimin e publikut rreth çrregullimeve të informacionit dhe rëndësisë së verifikimit të lajmeve.

Në këtë tryezë do të diskutohen të gjeturat kryesore të monitorimit nga mostra në gjuhën shqipe dhe serbe, ndërsa së shpejti do të publikohet hulumtimi me të gjitha të gjeturat që kanë karakterizuar mjedisin medial online gjatë fushatës zgjedhore.

 Përmes këtij diskutimi synojmë të jepen rekomandime dhe konkluzione të cilat do të jenë pjesë e raportit final.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)