29 Mars 2024

Kuvendi shqyrton sot ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete

Prishtinë, 22 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancën e rregullt të radhës në të cilën për herë të dytë do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në këtë seancë do të shqyrtohet Projektligji nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian

Ndërsa në vazhdim do të bëhet shqyrtimi i parë i shtatë projektligjeve të tjera: Projektligjit nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, Projektligjit nr. 08/L-011 ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, Projektligjit nr. 08/L-012 për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit, Projektligjit nr. 08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, Projektligjit nr. 08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, Projektligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, si dhe Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë.

Pikë e fundit e rendit të ditës e kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)