05 Dhjetor 2021

Kosova sot voton për zgjedhjen e kryetarëve të Komunave

Prishtinë, 17 tetor - Sot në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të zhvillohen zgjedhjet lokale për kryetar të komunave dhe përfaqësues në këshillat komunale.

Zgjedhje zhvillohen në 38 komuna përfshirë edhe ato në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 qendra votimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021.

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milionë e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Në këto zgjedhje konkurojnë 94 subjekte politike ku 32 prej tyre janë Parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare e 26 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku  165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.

Edhe prokuroria e shtetit ka krijuar mekanizmat për një proces të mirëfilltë me mision mbrojtjen e votës së qytetarit.

Prokuroria ka njoftuar se ka 80 prokurorë kujdestar në 38 komunat e Kosovës ku nëse do të ketë keqpërdorim të votës, prokuroria dhe policia do të ndalojnë dhe arrestojnë qytetarët, por edhe ata që e mundësojnë këtë.

Po ashtu edhe policia ka krijuar urdhër-planin operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit, sigurim dhe shpërndarje të materialit sensitiv me 3553 policë të cilët do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.

Edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka deklaruar se ka 35 gjyqtarë, kujdestar në nivel vendi do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)