27 Nëntor 2021

KDI trajton ndikimin e dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës

Prishtinë, 22 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”.

Në kuadër të kësaj konference synohet të nxirren në pah këndvështrimet e përfaqësuesve politik, si dhe të njohësve të procesit të dialogut në bashkëbisedim me përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe korit diplomatik.

Në këtë konferencë do të publikohet gjithashtu një punim diskutues i KDI-së i cili trajton ndikimin që procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka pasur në planin e jashtëm të Kosovës, duke shërbyer si nxitës i diskutimeve që pritet të zhvillohen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)