03 Dhjetor 2022

Hyseni, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës t’i përgjigjen regjistrimit civil

Gjilan, 26 shtator - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorë, kanë pritur në takim vëllazëror kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafa, nënkryetarin e Komunës Shqiprim Musliu, kryesuesin e Kuvendit Enver Ramadani dhe shefin e kabinetit Sali Salihi, me të cilët diskutuam për procesin e regjistrimit civil i cili fillon me 1 tetor.

Kryetari Hyseni u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit civil.

“Bashkërenduam aktivitetet dhe format e ndihmës e kontributit që mund të japi komuna e Gjilanit, me qëllim që muaji Tetor të na pret me përgatitjet finale organizative dhe procesi i regjistrimit të popullsisë së Luginës të shkojë sa më mirë e numri i të regjistruarve nga kjo trevë të jetë sa më i madh.

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë e Medvegje që të mobilizohen e t’iu përgjigjen masivisht regjistrimit, për të kontribuar në zhvillimin e të mirën e vendit”, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )