26 Prill 2024

Gërvalla vazhdon vizitat nëpër komuna për të mirëpritur mërgatën

Prishtinë, 16 korrik - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar vizitat nëpër komuna, për tu informuar nga afër me shërbimet dhe pritjen që i bëhet mërgatës në nivel lokal. Gërvalla ka vizituar komunën e Suharekës dhe të Dragashit.

Gjatë vizitës në Suharekë, u prit në takim nga kryetari i komunës, zBali Muharremaj.

Së bashku biseduan për organizimin e kësaj komune që karakterizohet me një numër të madh të pjesëtarëve të mërgatës, lidhur me shërbimet komunale, lëshimin e dokumenteve, programin kulturorë etj.

Gjithashtu u pajtuan që të ngritet niveli i bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe lokal në shumë sektorë, në mënyrë që të menaxhohet fluksi i madh i kërkesave karshi institucioneve nga ana e bashkatdhetarëve gjatë periudhës së verës.

Takimin e radhës, e zhvilloi në komunën e Dragashit. Atje u prit nga kryetari i kësaj komune, Shaban Shabani.

Ministrja Gërvalla, u informua lidhur me përgatitjet dhe kapacitetet e kësaj komune për të ofruar shërbime në muajt e verës kur rritet fluksi i kërkesave pas ardhjes së mërgatës.

Po ashtu kanë biseduar edhe për mundësi të zhvillimit të turizmit përmes tërheqjes së investimeve në këtë zonë duke e parë diasporën si urë lidhëse në këtë relacion.

Ministrja e Diasporës, do të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim vizitat e saj nëpër komuna dhe institucione relevante për tu siguruar se janë ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm për të ofruar shërbime sa më të mira për mërgatën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)