21 Janar 2022

Bedri Hamza merr detyrën si kryetar i Komunës së Mitrovicës

Mitrovicë, 26 nëntor - Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka mbajtur seancën inauguruese për mandatin e ardhshëm katër vjeçarë. Në këtë seancë është bërë betimi solemn i anëtarëve të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet lokale të shtatëmbëdhjetë tetorit të vitit 2021 si dhe është bërë betimi i Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

Këtë seancë e ka udhëhequr anëtari më i vjetër i Kuvendit, Fadil Veseli, i cili pasi i ka përshëndetur të gjithë të pranishmit, ka uruar kuvendarët e zgjedhur, duke theksuar rëndësinë që ka për secilin zgjedhja në organin më të lartë të nivelit lokal.

Pas fjalës përshëndetëse seanca ka vazhduar me betimin e anëtarëve të Kuvendit si dhe me nënshkrimin e deklaratës së betimit të cilin e kanë bërë 35 anëtarët e zgjedhur të këtij Kuvendi sa kanë qenë të pranishëm.

Para anëtarëve të Kuvendit, betimin e ka bërë edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili në zgjedhjet lokale të tetorit mori 16,566 vota apo 53.69 %.

Në fjalën e tij, kryetari Hamza ka shprehur falënderimin për qytetarët e Mitrovicës për besimin e dhënë dhe në këtë kontekst ka përsëritur zotimin për angazhim maksimal të tij në krijimin dhe avancimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë.

Duke ju drejtuar anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës, kryetari Hamza ka theksuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të rrugëtojnë se bashku në të mirë të qytetarëve mitrovicas.

Ai më tutje ka shtuar se do të jetë i hapur për të gjithë dhe do të bashkëpunojë me të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, sidomos me ata që kanë në plan të parë mirëqenien e qytetarëve.

Kuvendi komunal i Mitrovicës ka 35 anëtarë, nga të cilët në bazë të rezultatit të zgjedhjeve lokale të shtatëmbëdhjetë tetorit të vitit 2021, 14 vende i ka fituar PDK, VV- 11, LDK – 6, dhe nga një vend e kanë fituar AAK, PD, AKR dhe FD.

Pas përfundimit të seancës inauguruese, kryetari Hamza, ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e të parit të komunës së Mitrovicës nga ish kryetari Bahtiri.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)