29 Janar 2022

Austria mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën

Prishtinë, 30 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin bisedoi për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona mike dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Weidinger për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit tonë.

Kreu i Kuvendit, ndër të tjera, tha se Austria mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta siç është projekti DEMOS, si dhe në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.

Ambasadori Weidinger, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm  partneritetin e ndërsjellë, konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Austrisë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet euro-atlantike.

Në takim u fol edhe për procesin e dialogut me Serbinë, përderisa kryetari Konjufca përsëriti qëndrimin se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të rezultojë me njohje reciproke.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)