16 Prill 2024

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës ndikon në përmirësimin e sistemit të drejtësisë

Prishtinë, 19 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, znj. Vitore Tusha, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka-Nimani dhe një delegacion të përbërë nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë nga të dy vendet.

Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani bëri thirrje për bashkëpunim në mes të dy vendeve në fushën e drejtësisë përmes ndarjes së praktikave më të mira, nga e cila do të përfitojnë qytetarët e të dy shteteve.

Më tej, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës për sistemin e drejtësisë me të cilin qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’u mundësohet edhe një shkallë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ndikonte direkt në cilësinë e vendimeve gjyqësore dhe rrjedhimisht në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

Anëtarët e këtij delegacioni takuan Presidenten e Republikës së Kosovës pas mbajtjes së konferencës dy ditore për shkëmbim të praktikave ndërmjet sistemeve të drejtësisë të të dy vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)