01 Korrik 2022

Ambasadorja Shala merr pjesë në Samitin Global të Liderëve të Rinjë

Prishtinë, 23 qeshor - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC)  Elvana Shala sot udhëton drejt Tajlandës për të marr pjesë në Samitin Global të Liderëve të Rinjë që zhvillon punimet në Bangkok.

Në këtë samit Shala do të jetë pjesë e panelit “Paqja, lidershipi dhe diplomacia në nivel global” si përfaqësuese e Kosovës, ku do të flas rreth trajtimit të ekstremizmit të dhunshëm, lëvizjet globale për arritjen e paqes në Ukrainë duke vënë theksin specifikisht në rastin e Kosovës në të trija segmentet.   

Në kuadër të këtij samiti ajo do të marr pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes së cmimeve për liderët e ri në botë ku do të ndajë një nga cmimet e përcaktuara.  

Më pas ajo do të vizitoj edhe Ambasadën e Kosovës në Bangkok ku do të pritet nga Ambasadorja Ulpiana Lama.

Samiti Global i Liderëve të Rinjë këtë vit mbledhë rreth 250 liderë të rinj, president shtetesh,  novatorë, pionierë të shoqërisë civile, politikbërës dhe aktivistë të rinj nga e gjithë bota për të diskutuar dhe identifikuar mënyra të përbashkëta për të avokuar për çështje të tilla si diplomacia e të rinjve, lidershipi i të rinjve dhe pjesëmarrja politike, veprimi klimatik, qëllimet globale, sipërmarrjen rinore, paqen dhe demokracinë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 korrik 2022 - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban Konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremonin e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes - Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale” ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale. (Hotel Sirius, nga ora 10:00)

-OJQ AKTIV dhe platforma OPEN organizon prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-te për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)