20 Prill 2024

“Zgjidhja” e veriut të Kosovës kërcënim për Bosnjën dhe Maqedoninë

Shkruar nga Abraham - Ibrahim Kelmedni dhe Edmond - Ekrem Krasniqi
 

Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë për të luajtur një rol vendimtar në Bosnjë dhe Maqedoni pas tensioneve të reja ndëretnike në vendet e vogla por shumë strategjike të Ballkanit Perëndimor.

Ekziston një pritje e gjerë që një marrëveshje e ardhshme rreth statusit të posaçëm special për serbët në veri të Kosovës do t’i jap fund siç e quajnë disa një “konflikti të ngrirë” në rajon, do t’i jap vlera politike shtesë kryetarit të Serbisë pro-BE, Boris Tadiç dhe ta shoh lëvizjen e Kosovës më afër BE-së me një lehtësim eventual rreth liberalizimit të vizave si dhe të drejtën për të nënshkruar marrëveshje legale.

Por si do t’i menagjojnë BE dhe SHBA efektet potenciale kundërgoditëse në Maqedoninë fqinje?

A do të përpiqen ata që butësisht ta bindin Ali Ahmetin, kreun e partisë më të madhe shqiptare në vend, të mos kërkoi autonomi për popullin e vet?

Ose, a do t’i përdorin ata të gjitha lojërat e ndyra të librave që ta largojnë atë jashtë qeverisë dhe neutralizojnë mundësinë e tij për të bërë probleme? Nuk ka kaluar kohë e gjatë që Ahmeti në vitin 2001 udhëhoqi ‘ushtrinë’ e tij të vogël guerile për rezistencë kundër forcave shtetërore të Maqedonisë për të fituar më shumë të drejta për shqiptarët etnik madje edhe më shumë sesa që ata kanë sot me marrëveshjen aktuale.

Marrëveshja urgjente dhe në pritje Kosovë-Serbi (për veriun e Kosovës) po ashtu do të paraqet pikëpyetje për Bosnjën.

A to të shfuqizojnë BE dhe SHBA statusin special të serbëve të Bosnjës në federatën e vogël dhe a do te vendosin  një kushtetutë të llojit si në Maqedoni si ofertë për të prishur valën e re të ballkanizimit?

A do vendosin ata në Bosnjë një model të shtrirjes së pushtetit si në Kosovë? Apo a do të përdorin ata kushtetutën e Serbisë si një shembull për të drejtat e minoriteteve për tërë rajonin?

Ballkani Perëndimor është një rrëmujë në kuptimin e të drejtave të ndryshme që kanë grupet e ndryshme etnike dhe fetare, shumica prej të cilave shkojnë pas emrave të minoriteteve, emrave të jo-shumicës dhe komuniteteve që e ndihmon shumicën që të monopolizoi pushtetin mbi territorin e tyre.

Boshnjaket shumicë në Bosnjë, serbët në ‘shtetin brenda shtetit’ të Republikës Serbe, serbët në Serbi, shqiptarët në Kosovë, maqedonasit në Maqedoni, madje edhe kroatët në Kroaci – po bëjnë ç’është e mundur që t’i vendosin pakicat në një skutë.

Ndërkohë, sponsorët perëndimorë përdorin  formula magjike me terme latine si \"sui generis\" kinse çdo shtet është i bashkuar hermetikisht dhe i ndarë. Në disa raste, shtetet e BE-së vetvetes ia kanë vendosur një shembull të keq, vetëm shiqoni të drejtat e romëve në Francë apo trajtimin që Italia ia bënë refugjatëve tunizian.

Ka ardhur koha që BE të ndryshoi fjalorin dhe veprimet e veta dhe që  të ndërpres së imponuari të drejta të përziera dhe të ndryshme nga njëra tjetra për të pakicën (pakicat) dhe shumicën (shumicat) në Ballkan dhe në vend të kësaj të shikoj e të veproj për “të drejta të përgjithshme për të gjithë qytetarët”, siç di që të trumbetoi përditë.

Nëse serbët e Kosovës e fitojnë statusin e posaçëm në Kosovë, atëherë askush nuk do të kishte të drejte morale ta bëjë Ali Ahmetin që të hesht në Maqedoni.

Askush nuk do të kishte të drejtë t’i thotë Jo statusit special për serbët në Bosnjë, e as për shqiptarët, boshnjakët dhe hungarezët në Serbi apo për boshnjakët në Mal

 të Zi. Dhe për këtë çështje, çka lidhur me shqiptarët dhe maqedonasit në Greqi? Cka për turqit në Bullgari, apo edhe rusëve në Latvi?

Në vend të kësaj ne propozojmë modelin e qytetit të Brukselit për shtetet ballkanike. Jo modelin e krejt Belgjikës. Belgjika është e ndarë në tre rajone– Walonia, Flandria dhe Brukseli – që dështuan që të krijojnë qeverinë e shtetit belg për më shumë se një vit. Por kryeqyteti i Belgjikës, Brukseli – që është i ‘ndarë’ në 19 komuna shumë mirë të organizuara me të drejta të barabarta për të gjithë banorët e vet, pa marrë parasysh prej nga vijnë ata – jep mësime të rëndësishme, mbi të cilat BE-ja do të duhej që të veproj sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kërcenimet radikale islamike

Ndërkohë, BE dhe SHBA duhet gjithashtu që të merren me dy çështje të tjera që po e kërcënojnë ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor –islamizmin politik dhe dështimin ekonomik.

Nuk është raportuar gjerësisht, por grupe radikale islamike janë duke infiltruar më të madhe bashkësinë e moderuar myslimane në Bosnjë, në Sanxhak të Serbisë, në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Këto elemente vahabiste nuk ishin këtu para luftërave ballkanike (v;j. para shpërbërjes së Jugosllavisë). Por tash ato përpiqen që të krijojnë tensione të reja midis jo-myslimanëve dhe myslimanëve të moderuar. Në Maqedoni në Janar është djegur një kishë ortodokse dhe pati tensione të kësaj natyre për disa ditë me radhë.

Me rreth 45 për qind të papunësisë në Kosove dhe 32 për qind në Maqedoni, njerëzit e ndjeshëm dhe hallexhinjtë në Ballkanin Perëndimor i shohin kushtet e veta për jetesë – shumë të zbehta krahasuar me standardet e jetesës në BE – duke u përkeqësuar edhe më tutje.

Këto tre probleme – ndasitë politike, varfëria dhe vahabizmi – janë çështje për alarm serioz dhe prandaj ato paraqesin arsye që BE dhe SHBA të rishikojnë dhe ndryshojnë rrënjësisht qasjen  dhe politikat e tyre në rajon.

Në 10 vitet e fundit prej se përfunduan luftërat në B. Perëndimor, qasja e vendeve perëndimore në rajon ka qenë e këtij lloji apo koncepti : “Përderisa nuk ka kallashnikov nëpër rrugë, çdo gjë OK.”

Eshtë larg së qenuri OK, sigurisht. Dhe nëse tatimpaguesit në Francë, Gjermani, Britani të Madhe ( vende të tjera të BE-së) dhe SHBA nuk duan që t’i shohin milionat e tyre, edhe ashtu të mëdha në ndihma duke humbur, ata duhet që urgjentisht t’i udhëzojnë udhëheqësit e tyre që të merren përtej çështjeve të sigurisë në ‘projektin’ ballkanik.

Suksesi në Ballkan, siç është brenda vet Bashkimit Evropian, nuk është vetëm fundi i një konflikti të armatosur. Ai vjen kur që të gjithë evropianet (brenda BE-së dhe Ballkan) i shijojnë frytet e vërteta të demokracisë, të barazisë politike, lirisë së lëvizjes, mirëqenies sociale, një edukimi adekuat, sistemi të mirëfilltë shëndetësor dhe një perspektive të mirë për punësim.

(Autorët janë gazetarë të pavarur dhe analistë për Ballkanin Perëndimor)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)