05 Dhjetor 2021

Zgjerimi kabinetit qeveritar në Shqipëri, a do të jetë gjithëkombëtar apo interes rajonal?

Shkruar nga Albert Ramadani

Derisa Federata e Futbollit Shqiptar grumbullonte lojëtarët më të mire shqiptarë nga të gjitha viset për ta përforcuar ekipin e kombëtares së Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka filluar një medotë që t'i fusë në ekipin tij në kabinetin qeveritar, shqiptarët që jetojnë e veprojnë jashtë kufirit shqiptarë, ku pjesë e kabinetit pritet të jenë Veton Surroi ose Baton Haxhiu nga Kosova, Rufi Osmani nga Maqedonia, dhe kush do të jetë nga Lugina Preshevës, nga Mali Zi dhe diaspora mbetet të shihet në shtator.

Nuk dihet qëllimi Edi Ramës, pse po e zgjeron në këtë mënyrë kabinetin qeveritar me këta emra. A thua janë sekserë që i kanë ndihmuar në zgjedhjet e fundit që ky të dalë fitues apo t'i tregojë kancelares Merekel se është i gatshëm të luajë rolin kryesor si lider në Ballkan.

Edhe pse dihet se lider kryesor është konsideruar edhe kryeministri turk tashmë president Regjep Taip Erdogan, ky fundit nuk po pëlqehet nga kancelarja gjermane dhe akterët e Bashkimit Evropian pasi Erdogan ka problem me Evropën për kushte dhe çështje të ndryshme strategjike, Edi Rama nga një vend jo shumë i madh por vend strategjik për ta mbajtur balancin gjeopolitik të BE-së dhe politikës së ShBA-së në rajonin evropian e në veçanti në Ballkan, ku dihet mirë shtrimi i një influence ruse, ku kjo e fundit gjithënjë syt i ka nga vendet e Ballkanit sepse sa më shumë që të ketë influencë, ka edhe më shumë mundësi që t'i destabilizojë këto shtete, duke u nisur nga Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.

Nëse Edi Rama arrin t'i zbatojë dhe të bëjë ndryshime në refoma në drejtësi apo siç e quan Edi “vetingun”,a tëherë me zbatimin e reformave zhvillimore Shqipëria do të jetë edhe më afër kandidaturës që bëhet antare e BE-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)