19 Prill 2024

Zgjedhjet e jashtëzakomshme do të provokojnë zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Gjykata Speciale Raciste e rrëzoi presidentin, ajo edhe do ta zgjedhë presidentin tjetër:  Kosova është në krizë të thellë, tash edhe për shkak të pandemisë.

Edhe më parë kishim krizë ekonomike dhe politike, nëpër kriza të tilla po lindim, po rritemi dhe po vdesim.

Realisht, kriza më e rëndë që e ka kapluar Kosovën është kriza morale, mungesa elementare e moralit njerëzor dhe politik.

Që nga koha e paraluftës e deri më sot, zgjedhja dhe posti i presidentit ishte mollë sherri dhe monedhë për veprime më të pamoralshme të individëve të caktuar dhe grupimeve politike apo klaneve të interesit.

Në fillim të viteve të 90-ta, Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president i një shteti që, as nuk kishte subjektivitet juridik dhe as ndërkombëtar, përjashtuar këtu Republikën e Mashedezekut që, nga zyrat e LDK-së, me një fax-telegram e pranoi Republikën e Kosovës dhe, për pasojë edhe Ibrahim Rugovën president.

Rugova kishte përkrahje të plotë të pjesës dërrmuese të qytetarëve të Kosovës, madje edhe të të burgosurve politik shqiptarë në saje të sugjerimeve të Bacës Adem Demaçi.

Po të bënte një rezistencë të vërtetë Ibrahim Rugova, Baca Adem kurrë nuk do ta kundërshtonte por se do të ishte krahu i tij kryesorë.

Ibrahim Rugova, pas përfundimit të luftës nuk u zgjodhë president dhe nuk do të zgjidhej kurrë pa pëlqimin e PDK-së dhe Hashim Thaçit.

Në këtë mënyrë edhe u zgjodhë, pas një kompromisi politik. Duhet të pranohet fakti se Ibrahim Rugova ndonëse u zgjodhë president, pas përfundimit të luftës, të një shteti që nuk ishte pranuar si shtet (Kosova fitoi një pavarësi të mbikëqyrur në vitin 2008 kur Rugova kishte ndërruar jetë), ishte personaliteti më i votuar nga të gjithë presidentët, madje kishte më shumë vota se të gjithë bashkë, hiç këtu Hashim Thaçin.

Ishte një paradoks kur njeriu më i votuar në Kosovë ishte president i një shteti që, në fakt nuk ishte shtet sepse nuk ishte pranuar si shtet nga askush siç ishte Kosova, deri në shkurtin e vitit 2008.

Pas vdekjes së Rugovës, aspirantin për postin e presidentit, Nexhat Daci ndërkombëtarët, jo që nuk e lejuan të bëhet president por edhe e shkarkuan nga posti i kryetarit të Kuvendit për faktin se: “pati kënduar kundër ndërkombëtarëve i pari dhe në kohë të gabuar..” dhe sipas një rregulli të pashkruar: “ këndezi që këndon para kohe, përfundon në tenxhere...”.

Ky ishte fati i Nexhat Dacit që, pastaj të fillojë fatkeqësia e presidentëve që do të zgjidhen më vonë, në kundërshtim me çdo rregull dhe standard moral.

Kjo  nënkupton që për Dacin u bë shumë më mirë që nuk u zgjodhë president, se këta që pastaj u zgodhën presidentë, duke u lëvyrur skajshmërisht apo duke e blerë postin me shumë para.

Dy presidentëve ua hoqi kokën presidenciale Gjykata Kushtetuese e Kosovës, njëra e përfundoi mandatin që nuk e kishte merituar me asgjë përveç se i ra tamam zarfit të  një banditi të pamoralshëm e që, për fat të keq rastisi të ishte ambasador në Kosovë.

Ndërkaq, ish–presidentin e Kosovës i cili mandatin ceremonial e fuqizoi me mandat ekzekutiv sikur Kosova të ishte republikë presidenciale, Hashim Thaçin, e la pa kokë presidenciale Gjykata Speciale Raciste, kryeprokurori i së cilës, si kryeracist që është, nuk po mjaftohet me heqjen e kokës presidenciale të Hashim Thaçit por po kërkon që Burgu në Hagë të bëhet vendi dhe varri ku Hashim Thaçi do ta lë kokën duke paralajmëruar se ish – presidenti i Kosovës mund të dënohet me burg të përjetshëm që nënkupton se Hashim Thaçi nuk ka as gjasa teorike të dalë gjallë nga ky burg, sipas kërkesës së paskrupullt të një kryeprokurori edhe më  të paskrupullt!

Ramush Haradinaj, president i Kosovës, pse jo dhe pse po: Një mik imi, avokat i zoti shumë me të cilin e pi kafen e mëngjesit dhe ndahem shumë i kënaqur se mësoi shumë gjëra nga ai, sot në mëngjes më ngushtoi me pyetjen: “kryetar suprem i të drejtave të njeriut, dua të më përgjigjesh në një pyetja se kend do ta përkrahje për president e që është jashtë politikes dhe kend që është brenda politikës?“.

Bëra përpjekje ta dribloj avokatin duke i ikur përgjigjes por kjo i ngjante përpjekjes që Zafir Berisha e driblon Mesin, jo në fushën e kibernetikës ku edhe është Mesi vet Zafiri por në fushën e futbollit ku është vetëm Mesi dhe pas tij, përsëri është vetëm Mesi.

Për kandidatin jashtë politikës, si kriter kisha integritetin moral dhe profesional si dhe karakterin unifikues që janë kushte për përkrahje më gjithpërfshirëse.

Të tillë sot nuk ka në Kosovë dhe nuk mund ta gjeni edhe nëse e fitoni Çmimin Nobel. Prandaj, e bëra një propozim në personalitetin e Enver Hasanit, ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosove dhe ish– Robespjerit (udhëheqësit të Revolucionit borgjez francez, dashamirë dhe praktikues efektiv i gijotinës), pasi i hoqi kokën presidenciale të Fatmir Sejdiut dhe kokën jopresidenciale të Behgjet Pacollit!

 E thashë këtë sipas stilit, pordha ime – propozimi im  ndonëse e kisha të qartë që ata që nuk e lejuan Enver Hasanin të bëhet Avokat i Popullit, nuk do ta lejojnë as të kalojë nga Zyra e Presidentit! Realisht, kandiddati më imirë për president nga jopolitikanët, po të pranonte e jam i sigurt se nuk pranon, do të ishte Luan Shllaku.

Për asgjë tjetër, është ekspert për mbrojtje të ambientit dhe, do të ishte Dora e Zotit për pastrim të ambientit skajshërisht të kontaminuar në Kosovë, të të gjitha llojeve. Tash, sa i përket kandidatit me veshje politike dhe me post politik ..

Këtu fare nuk kam vendosur standarde, si kusht, madje as ato elementare. Isa Mustafa është deklaruar se nuk i takon ky post për faktin se LDK-ë e ka kryeministrin dhe, gjithashtu edhe kryetaren e Kuvendit që ende deklarohet se është anëtare e LDK-së dhe se askush nuk do ta largojë nga LDK-ë.

Lutfi Haziri nuk ka kohë të bëhet president shkaku se po kujdestaron te dera e LDK-së duke filturuar emrat që do ta kenë këtë post e që patjetër duhet të kalojnë nëpër zyrat e LDK-së.

Albin Kurti nuk pranon të bëhet president sepse ky post për të është i vogël dhe ia hjek mundësinë të shkarkojë Borde apo individë apo të arrestojë kundërshtarët politikë për korrupsion të lartë dhe tradhëti ndaj shtetit siç ia rekomandon dega e Kominternës nga Tirana, e që janë në Prishtinë.

Unë për veten time do të kandidoja për president po të kisha një emër tjetër dhe jo ate që e kam, Behxhet.

Po të kandidoja për president do ta diksreditoja, padrejtësisht një president siç ishte Behgjeti prandaj, e pranoj, për shkak të pazotësisë të bëhem pjesë e çdo moçali apo kanalizimi, kam vendosur të mos kandidoj për president duke e respektuar dhe kujtuar emrin dhe veprën e pavdekshme, sidomos patriotike të Begjës!

Fatmir Limaj, si kandidat për president nuk varet nga vota në Kuvendin e Kosovës sa nga një kartolinë nga Haga!

Nehat Idrizi u vetkandidua për president të Kosovës dhe, që në ditën e parë, me një enciklikë, urbi et orbi, si Papa i Vatikanit, iu drejtua të gjitha partive politike dhe popullit të Kosovës  për përkrahje por se duket se adresat i ka pasur të gabuara!

 Tash, të ndalemi te PDK-ë që e kishte çelësin për zgjedhje të presidentit por se e luajti dhe po e luan lojën si të bëhej fjalë për zgjedhje të udhëheqësit të fisit Zulu në Afrikë!

Sot, PDK –ë nuk ka lidership, ka kakofoni(shumë zëra, si në qëndrim ashtu edhe në shfaqje të mendimit)! Realisht, mendoj se PDK-ë do të duhej të ishte partia e fundit që do të insistonte për postin e  presidentit.

Pas Hashim Thaçit, çdo president nga radhët e PDK-së do të ishte karikaturë e presidentit ndërsa lidhja emocionale për postin e presidentit shkaku se këtë post e ka pasur Hashim Thaçi i cili tani është në qendrën e Paraburgimit në Hagë është arsyetim për budallenj dhe josinqeritet i madh.

PDK -ë ka vetëm dy rrugë; nëse i përkrahë zgjedhjet e që nuk jam aspak i sigurt se është për zgjedhje, pa hezitim dhe pa asnjë kusht duhet ta nënshkruaj mocionin për mosbesim ndaj qeverisë Hoti. Dhe, e dyta, të bëhet pjesë e qeverisë Hoti, pa postin e presidentit por me ministri të fuqishme.

Në këtë mënyrë do të krijohej një koalicion i gjerë që do ta kishte mandatin e plotë. Kjo qeveri do të kryente do punë për Albin Kurtin, si marrëveshja me Serbinë e që pastaj Albin Kurti, me shpatë në dorë, me bekimin dhe përkrahjen e ndërkombëtarëve do të prente kokat e korrupsionit.

Natyrisht se ky kombinim do ta kishte çmimin e caktuar në zgjedhjet lokale,  në fund të vitit të ardhshëm.

Ramush Haradinaj president, pro et contra:  Ramush Haradinaj ishte dy herë kryeminister i Kosovës dhe nuk e përfundoi asnjë mandat.

Në zgjedhjete fundit ishte deputet i AAK-së por se hoqi dorë nga mandati . Këtë e bëri për faktin se e donte postin e presidentit . Pastaj doli haptas me këtë qëndrim kurse AAK –ë e kushtëzoi këtë post me fatin e qeverisë Hoti .

 Sidomos pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Raciste Speciale e Hagës.

Duket se Ramushi ka biseduar, edhe me Hashimin sikur edhe me Kadrinë për këtë post të cilët, në bazë të informatave që i kam, as nuk ia kanë këputur shpresat për postin e presidentit, por as nuk i kanë garantuar 100% se do ta përkrahin.

Ramushi ka të drejtë kur thotë se bisedimet me Hashimin dhe Kadrinë për postin e presidentit kanë avancuar shumë.

AAK –ë, nuk ka lënë asnjë hapësirë tjetër veç Ramushit president, ose shkuarja në zgjedhje. Me numrat e sotit, presidenti nuk mund të zgjidhet, as si përpjekje pa votat e AAK-së(sigurimi i 80 deputetëve për votim të presidentit), qoftë edhe si përpjekje.

AAK –ë është e vetëdijshme për këtë prandaj po e përdorë këtë xhoker në favor të Ramushit president. Dikush do të thotë se kjo është e pandershme, por më tregoni cili president, pas përfundimit të luftës në Kosovë u zgjodhë në mënyrë të ndershme!!

Aktualisht Ramush Haradinaj nuk ka pengesa ligjore të zgjidhet president i Kosovës dhe në këtë rrafsh çdo gjë është në rregull.

Tash, flasim pak për komptenca, meritokraci dhe moral politik. Posti i presidentit, pas Hashim Thaçit është kryesisht post cermonial, me kompetenca të cunguara.

Merreni Atifete Jahjagën, Begjën që kurrë as që ka qenë president sipas Gjykatës Kushtetuese dhe Fatmir Sejdiun.

Nuk janë pyetur për asgjë dhe nuk kanë vendosur për asgjë! Është vështirë e besueshme se Ramush Haradinaj do ta pranonte këtë rol.

Integritetin moral as që e kam vënë si kusht për postin e presidentit politik. Ndërkaq, sa i përket meritokracisë për çlirimin e vendit, Fatmiri, Fetja dhe Begja nuk kanë dhënë as 10% sa ka dhënë Ramush Haradinaj.  

Ramushi e ka të qartë se partia nuk i rritet, pranimi i postit të ministrit për të do të ishte prapakthim në karrierë pasi dy herë ishte kryeministër ndërsa tani e ka mundësinë e artë të bëhet president, sipas vlerësimit të tij dhe të AAK-së dhe ta përmbyllë karrierën politike.

Çdo politikan, i karrierës apo i shpifur do ta dëshironte këtë fund e që është e drejtë legjitime. Ramushi po thotë se ka informata se nuk është subjekt i Gjykatës Speciale Raciste.

Mund të jetë e vërtetë por gjykatat për krime lufte shumëherë kanë marrë vendime gjyqësore për eliminime politike, në funksion të ndërtimit të paqes dhe pajtimit.

Dhe në fund të fundit, nëse qenkan bërë president Fatmiri, Begja dhe Fetja, pse nuk mund të bëhet president Ramush Haradinaj?!

Tash, mendimi im, po të më pyeste Ramush Haradinaj, do të ishte që, edhe nëse e propozojnë për postin e presidentit, nuk do të duhej ta pranonte! Po, në fund të fundit kush jam unë të japë mendime për tema aq të mëdha!

Çka sjellin zgjedhjet e jashtëzakonshme, mendoj asgjë: LVV është shumë e interesuar për zgjedhje të jashtëzakonshme sepse mendon se është në Himalajen e popullaritetit.

Mund të jetë edhe ashtu! Podujeva nuk mund të përdoret si model i suksesit për faktin se në Podujevë kanë garuar vetëm dy subjekte politike, LVV dhe LDK kurse PDK e ka pasur rolin e endacakut në këto zgjedhje.

Në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme garojnë, së paku 40 subjekte politike dhe vota shpërndahet.

Të gjitha subjektet tjera politike i kanë frikë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, si djalli – temjanit.

Lëri deklaratat se janë të gatshme për zgjedhje. Po se situata është shumë serioze e kuptova kur AKR doli botërisht se do ta përkrahë mocionin e LVV për rrëzim të qeverisë Hoti.

Parti kuislinge, pa asnjë dyshim. Edhe Lista Serbe është deklaruar pro mocionit për rrëzim të qeverisë Hoti ndërkaq PDK, sipas një biseksualitetit politik, është edhe për (nëse nuk e kanë presidentin) edhe kundër (nëse e fitojnë presidentin).

AAK–ë ka qëndrim të qartë. AAK –ë fajësohet se po e përdorë shantazhin për arritje të qëllimeve politike por, sipas bindjes sime këtë po e bënë edhe PDK-ë!

LVV, ende po e vajton me mindil në duar humbjen e pushtetit dhe po kërkon dorëheqjen e qeverisë Hoti. Që po e quajnë ilegjitime e që nuk është aspak e vërtetë.

Qeveria Hoti është plotësisht legjitime dhe nuk ka asnjë aryse të jepë dorëheqje. Në kohë të pandemisë, edhe qeveritë më të fuiqshme po kanë problem në udhëheqje e lëre më qeveria Hoti, të cilës ia kanë futur pykat sidomos për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Subjektet politike në Kosovë janë të pasinqerta. Po të ishin të sinqerta dhe po ta donin Kosovën dhe po të kishin edhe minimum respekti për qytetarët e Kosovës, do të beheshin bashkë për ta përballuar më lehtë pandeminë sikur edhe bisedimet me Serbinë.

Po të ishin bashkë, do ta kishin një marrëveshje më të përballueshme me Serbinë. Kështu, sa më shumë të zgjasin bisedimet dhe sa më të përçarë që jemi, oferta për Kosovën do të jetë shumë më e keqe dhe marrëveshja përfundimtare do të jetë më e dëmshme.

Nëse nuk e duan bashkimin dhe bashkëpunimin e gjerë ndërpartiak dhe politik, atëherë duhet ta zgjedhin presidentin dhe të merren vesh për zgjedhje të reja, të parakohshme apo të jashtëzakonshme. Pse e them këtë?

LVV i fiton zgjedhjet e ardhshme, pa asnjë problem. Mirëpo jo me përqindje që e thotë . Në variantin më të keq, LDK dhe PDK nuk do të mbesin pa 42 -45 deputetë e që në rastin konkret e përjashton konsensusin për zgjedhje të presidentit nëse LVV i ka vijat e kuqe ndaj PDK-së dhe LDK-së, nëse udhëhiqet nga Isa Mustafa.

Pra, përsëri do të vinim në krizë e që do të provokonte zgjedhje të jashtëzakonshme. Po e them hipotetikisht, nëse subjetet politike, në ndërkohë nuk i ndryshojnë qëndrimet dhe nëse LVV do të preket nga daltonizmi (nuk e dallon ngjyrën e kuqe).

AAK–do të sillet rreth 8-9% të votave kurse Mimoza Kusari dhe Vjosa Osmani, me iniciativat e veta do të bëhen pjesë e listës zgjedhore të LVV.

Vjosa Osmani nuk po ngutet ; po i pretë zhvillimet në LDK-së se çfarë erëra po fryejnë, mund të forcohet shumë dhe shpejtë nëse mbizotëron në LDK – ë fryma e Haxhi Avdylit dhe Haxhi Qamilit!

Tash te LVV –ë. Unë do të dëshiroja që LVV të fitojë, jo 61 deputetë por 81 dhe ta ketë pushtetin absolut.

Vetëm atëherë do të kishte mundësi të bëjë punë të mëdha për Kosovën dhe popullin (shumë thirret në popull) ose, që unë e vlerësojë si reale, të dështojë krejtësisht duke u shndërruar në një autokraci.

Realisht, LVV që unë e kam përkrahur dikur në çdo aspekt,  tash e ka vetëm emrin. Patriotët e vërtetë  që dikur i dhanë vulën LVV, tash janë hirrëzuar, janë vendosur në margjina, nuk pyeten dhe nuk vendosin për asgjë dhe janë shndërruar në instrument për ekzekutim të vendimeve politike të një grupi të Kominternes në Tiranë sikur që shërbejnë si skuadër pushkatimi politik dhe kombëtar të një shtrese që hatashëm ka marrë poste në LVV e të cilët nuk kanë asnjë të kaluar kombëtare, janë pa integritet moral kurse profesionalizmin e kanë fituar në trajnime ku është folur kundër luftes dhe çdo gjëje kombëtare.

Prandaj, jam fuqishëm që LVV të ketë pushtet absolut sepse, në atë rast nuk do të kishim një zgjidhje mesatare por, ose vërtetë do ta realizonim bashkimin kombëtar ose, varësinë që e kemi sot ndaj Serbisë do ta përligjnim me një marrëveshje bashkëpunimi me Serbinë, si koloni e ligjshme kurse Shqipërinë do ta përdornim për shpërlarje kombëtare, furnizim me pasaporta me viza Shengen apo shkuarje në det dhe kruarje me politikanë të Kominternes! Nëse ia huqi në parashikim, fajin kryesorë e ka pandemia, jo unë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)