24 Prill 2024

Zgjedhje apo zgjidhe!

Shkruar nga Zenelabedin Latifi

 Tani në këto ditë shumë të vështira për banorët e Maqedonisë, e sidomos për shqiptarët që ia dhanë votat atyre që të na mbrojnë nderin dhe interesin, dhe pas gjithë atyre ngjarjeve të pakëndshme kemi nevojë për një alternativë që do të na shpëtojë nga kjo situatë.

Dhe derisa gjendemi në një gjendje të tillë a thua vallë kemi nevojë për zgjidhje apo zgjedhje!

 Nëse i pyet ata të opozitës menjëherë do të thojnë nevojiten zgjedhje të reja gjoja se nëse do të jenë ata në pozitë do ta zgjidhnin çështjen. Ata janë si një fëmijë i cili kërkon nga prindi diçka dhe rrin shumë qetë, por kur ia arrin qëllimit atëherë ai fillon të zmbrapset.

Qeveritarët tanë nuk duan as zgjidhje as zgjedhje, ngase duan të rrinë të qetë në karrigat e tyre dhe gjumin që e kanë nisur s’dëshirojnë ta ndërprejnë, sepse kanë filluar ëndërrimet e ëndërrat e tyre kanë filluar t’u duken realitet.

Në një shtet multietnik siç është Maqedonia duhet të ketë një jetë bashkëvepruese, ku intereaksioni nevojitet të jetë baza e çdo vepre, ngase vendi ku gjendemi është mjaftë i ndjeshëm dhe çdo vepër që prek një etnicitet apo një konfesion do të shpie deri tek ndonjë konflikt apo edhe deri tek diçka e padëshiruar.

Popullin mjaftë e mashtruan më me zgjedhje të organizuara parakohe, ne më u mësuam se nuk ka kurrëfarë dobie prej tyre. Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje por ka nevojë për zgjidhje, që t’i hapin sytë udhëheqësit dhe të shohin se sa mbrapa na kanë lënë e të fillojnë me punë.

Nikolla Gruevski është ai i cili po e mban peng vendin dhe po pengon integrimet euro-atlantike, tani ai është i kënaqur me veprat e tij sepse janë në dobi të tij dhe maqedonasve, por aspak në dobi të shqiptarëve. Popullata më e varfër në këtë vend janë shqiptarët dhe ata kanë nevojë për zhvillimin e ekonomisë, kurse shumica e maqedonasve janë të punësuar dhe veprat të cilat i bën Gruevski atyre u konvenojnë.

Përmendoret e shpikura, bustet, vjedhja e historisë, mashtrimet, vjedhja në buxhetin e shtetit e shumë të tjera janë në dobi të maqedonasve, por jo në dobi të shqiptarëve. Gruevski me mospranimin e tij për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Cikago, ndoshta nga Maqedonasit do të shpallet si një “hero” kinse se po i mat forcat me një aleancë të tillë, ama ka harruar se NATO ishte një ombrellë për ta në bombardimin e Serbisë. Ai ndoshta ka harruar se kjo aleancë mund ta zhdukë Maqedoninë nga sipërfaqja e tokës për një pjesë të ditës. Thotë një fjalë e urtë: “Kë e lutë, mos e hidhëro”.

Pse të mundohesh të bësh identitet kur nuk e ke?! Ne e dijmë se pse i ndërtoi ato përmendore, vetëm e vetëm që të formojë një identitet të cilin se pati kurrë, pasi se mospasja e një gjëje të tillë i rrezikon edhe ekzistencën në këto troje.

Ata të cilët vijnë të fundit në një vend konsiderohen si të ardhur dhe duhet të respektojnë rregullat që i jep vendasi, por unë nuk e di se çfarë kanë këta sllavët e ardhur që e kanë ngritur kokën dhe shtiren si autoktonë në këtë vend. Ata erdhën nga malet Karpate ruse pa civilizim dhe një gjë të tillë e mësuan nga ne.

Një gjë e tillë vërtetohet edhe kur presidenti serb Tomisllav Nikoliq takohet me presidentin rus Vladimir Putin, ku ky i fundit thekson se Rusia do ta përkrahë Serbinë, sepse janë vëllezër dhe janë një gjak. Do të thotë se serbët dhe gjithë sllavët erdhën nga Rusia në Ballkan.

T’i kthehem temës ku fillova, Gruevski është fajtori i gjithë këtij kaosi, prandaj BDI-ja duhet që të marrë guximin dhe të largojë nga qeveria atë. Populli don integrime në NATO dhe BE, por Gruevskit i mjafton një jetë pa integrime sepse ai ka grumbulluar pasuri të madhe dhe s’i nevojitet një gjë e tillë. Pasi puna qenka kështu atëherë synim i çdo banori në këtë vend duhet të jetë largimi i Gruevskit nga qeveria dhe sjellja e kujtdo tjetër që do t’i fillojë integrimet euro-atlantike.

Gjithashtu në Maqedoni është bërë një ndarje në dy blloqe, në atë të pushtetit (të cilët veprojnë ç’të duan dhe luajnë me fatin e popullit) dhe popullatës (të cilët janë pre e lojërave të pushtetarëve). Çdo ditë bëhen konflikte të ndryshme në mes pozitës dhe opozitës, sepse kanë gjetur hapësirën dhe kohën ku mund të bëjnë gjëra të tilla, kurse populli nuk ndërrmer asgjë për të ndalur hovin e qeverisë.

Një keqkuptim i madh që është duke u bërë këtu tek ne është mos bërja e dallimit mes pushtetit dhe shtetit. Qeveritarët tanë shtetin na e kanë shndërruar në pushtet, duke e llogaritur veten si një monark dhe se gjithë forcat e tyre duhet t’i ushtrojnë mbi pupullin, ku këta të fundit duhet t’u binden atyre.

Prandaj, derisa në Maqedoni të ketë pushtet e jo shtet, do të ketë kaos, çrregullim, ekonomi të pazhvilluar dhe gjithçka që ka të bëjë me prapambeturinë dhe regresin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)