19 Janar 2022

“Zajednica” si martesa e premtuar qysh n’vegjëli

Shkruar nga Shqiprim Pula

Marrëveshja për bashkësinë (“zajednica”) e komunave me shumicë Serbe, mbi të cilën kishte  pikëvështrime të ndryshme, pakica Serbe në Kosovë mbeti pala më e padëgjuar dhe më pak e përfshirë përgjatë dialogut, për integrimin e tyre në kuadër të shtetësisë së Kosovës.  

Marrëveshja për bashkësinë (“zajednicën”) e komunave Serbe, u nënshkrua më 19 Prill, 2013 dhe më pas më 25 Gusht, 2015 ajo mbi Parimet e Përgjithshme.

Nga një pikënisje historike, secili nga ne, kemi pasur rastin t’a dëgjojmë tregimin qysh në të kaluarën, kryesisht në zona rurale, për hir të krijimit të një miqësie, prindër të fëmijve të porsalindur, u jepnin fjalën njëri-tjetrit se fëmijët do t’i martojnë për t’a forcuar miqësinë, por kjo, pa dëgjuar vullnetin e fëmijve, pa e ditur nëse mes tyre do të kishte dashuri, dhe duke injoruar (mos)gatishmërinë për një martesë të premtuar qysh në vegjëlinë e tyre!.

Sado paradoksale të tingëlloj, po aq eksperimentale ishte motivi për nënshkrim dhe ngutia nga premtimet e (pa)realizuara!.

Tani, shikuar këtë tregim në kontekstin shtetëror, përkthyer si analogji, shihet tendenca kundër vullnetit të qytetarëve shumicë, dhe eksperiment mbi (de)funksionalizimin e shtetit të Kosovës!.  

Thirrjet (“presionet”) e një-pas-njëshme, nga përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtar, e posaqërisht nga përfaqësuesit e Unionit Europian (UE), për zbatimin e një marrëveshje të tillë, kërkesë kjo, në të sotmen, kundër vullnetit dhe gatishmërisë së shumicës shqipëtare dhe Qeverisë, ngase marrëveshja si e tillë, ishte nënshkruar mbi premtimin për lëvizje të lirë, për më tepër, absurditeti qëndron se marrëveshja si e tillë rezultoi të jetë kundër frymës kushtetuese, kundër integritetit territorial dhe kërcënim për sovranitetin, sipas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Thirrjet për themelimin e bashkësisë (“zajednicës”) së komunave me shumicë Serbe me kompetenca substanciale ekzekutive, është thirrje për paralizim të shtetit të Kosovës.

Kjo martesë e premtuar qysh n’vegjëli, ka fatin e saj për trajtim ligjor e institucional, domosdoshmërisht vetëm sipas rekomandimeve të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.  

Nga procesi i dialogut, lindi bashkësia e komunave me shumicë Serbe, por, ishte ҁmimi për shumë tema të premtuara, për dhe rreth Kosovës. Sot, secili nga vendim-marrësit institucional ndihet i frustruar me fatin e kësaj krijese sepse në përmbajtje të Kushtetutës, Kosova prezantohet si shtet multietnik (e paprecedent për nga përqindja demografike në gjeografinë e saj), ndërkaq, bashkësia (“zajednica”) është menduar të jetë për një pakicë nacionale me mundësi kontrolli (!) nga një shtet fqinj, siҁ është Serbia.  

Në hirin e së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjet konsiderohen ligje, apo ‘Pacta Sunt Servanda’, prandaj dhe, nuk mund t’i ikët përgjegjësisë shtetërore por, se ҁfarë duhet të bëj Qeveria me këtë martesë të premtuar qysh n’vegjëli është t’u qaset bisedimeve me Serbët lokal, respektivisht përfaqësuesit e tyre, dhe jo me Serbinë për ҁështjet e interesit të brendshëm; të prezantohen modelet më të mira edhe të vendeve anëtare të UE-së, si zgjidhje e pranuar duke e ruajtur rregullimin unitar shtetëror të Kosovës, po duke garantuar të drejtat dhe interesat e pakicës Serbe në të gjitha ato lokalitete ku ata jetojnë, duke u’a njohur të drejtën në vetorganizim për t’i realizuar interesat komunitare në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet tjera në fuqi.

Tutje, kërkohet kujdes e vëmendje, ngase gabimet politike të cilat janë bërë nga nomenklaturat politike në të kaluaren, janë padrejtësi që nuk maten fare.

Andaj, Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet që, para së gjithash i) të shpreh pajtueshmëri për marrëveshje me Serbët lokal, ii) prezantoj parimet të cilat ligjërisht do të jenë obligative për jetësim, iii) Serbët lokal t’i përfshij dhe dëgjoj në një dialogim të drejtpërdrejtë dhe iv) të vazhdoj t’i diskutoj të gjitha ҁështjet teknike për realizimin e një lloj riorganizimi si mekanizëm që do të shërbente për përmirësim jetese të qytetarëve lokal Serb, në mënyrë që t’a evitoj pretendimin e Serbisë që bashkësinë (“zajednicen”) t’a përdor si instrument të saj për manipulim të qytetarëve Serb në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 janar 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, shqyrton raportin e grupit punues në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes së Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet analiza me titull “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft raportin e monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
 
- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- The British School of Kosova organizon shfaqjen edukativo - arsimore për fëmije  "Mushkonjat dhe Princi". (Teatri "Faruk Begolli" në Kolegjin AAB, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban ceremoninë e themelimit të 22 vjetorit të saj në të cilën do të marrin pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtues nga odata ekonomike, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga organizatat e kontabilitetit. (Qendra e Shërbimit për Tatimpagues, ish-ndërtesa e Gërmisë, sheshi Skënderbeu, ora 14:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' hapet ekspozitë memoaresh e kujtimesh "Dhoma e Kadriut, Jusufit dhe Bardhoshit". (Muzeu Etnologjik i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj tubim me qytetarë ku do të shpaloset Manifesti - dokumenti i parë i partisë. (Hotel Grand, ora 17:00)