29 Mars 2024

Xhemushi, Lemi, dhe disa të tjerë që jemi

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Eshtë më mirë dikush t’ju ketë lakmi se t’i dhimbseni dikujt. (J Prevert)


Ngjarja e përshkruar, në këtë rrëfim, është një e vërtet autentike, ku si përsonazhë kryesorë, janë dy përsona, të cilët  edhe sot janë gjallë, dhe jetojnë në Gjilan, dhe jo rrallë herë, kur takohemi, me nostalgji, kthejnë “filmin mbrapa” dhe përshkruajnë, pos shumë rrëfimeve tjera,  edhe këtë të vërtetë,që po e paraqesim, e që lidhet, me një periudhë kohore, gjatë kohës së monizmit,apo thënë shkurt, gjatë kohës së Titos,përkatësisht, aty rreth viteve të 76-të.
  
Xhemushi dhe Lemi, për nga lidhja farefisnore janë dajë e nip, dhe që të dy, janë nga Anamorava.

Lemi, ishte student i Shkollës së Lartë Komerciale në Pejë gjatë viteve 1975,kurse Xhemushi ishte shpërngulur në vitet e 7o-ta nga Gjilani, dhe ishte punësuar si komercilaist, në një ndërrmarrje shoqërore në Prishtinë, dhe falë, edhe fizikumit që kishte, pastaj aftësisë, e në veqanti elementit shumë të zhvilluar të shoqëririzimit me njerëz, që kishte krijuar,ai shumë shpejt, kishte ndërtuar një autoritet respektativ në kompaninë ku punonte,ishte zgjedhur sekretar i Partisë Komuniste , dhe pothuaj, pjesa dërmuese që e njifnin,por shumë sish, edhe që e shifnin për herë të parë, ia kishin lakmi për shumë cka, edhe për veshjen që bartëte,pastaj, jetën që bënte, në veqanti, gjatë vikendeve dhe pushimeve e festave , duke u shetitur herë në Greqi, Stamboll… e të mos flasim nëpër qytete të ndryshme të ish Jugosllavisë.

   Xhemushi, njihej edhe si përson, që voziste vetura te reja të “Zastavës” së Kragujevcit,dhe ate jo vetëm që e kishte një private, por edhe si komrcialist, kishte veturë zyrtare, dhe bënte një jetë të “sulltanit”.

Lemi, si student, jetonte në konviktin e studentëve në Pejë,dhe nuk kishte arritur ndonjë sukses në studime,por që nga fëmijëria,njihej si përson shumë korrekt në raport me shokët, por edhe dallohej si një kursimtarë ekstrem,dhe ishin të rralla rastet, kur ai, kishte vizituar ndonje kafiteri apo lokal hotelier.

Një ditë prej ditës, tregon tash  Lemi,të cilit nga vështërsitë financiare me të cilat është ballafaquar gjithnjë, por dhe vitet e rënda që ka përjetuar,pos kërrusjes  i kanë ra edhe pjesa dërmuese e dhëmbëve, nuk heziton, por  përshkruan në detaje, një rast, kur atë kohë, para konviktit ku banonte ai, ishte ndalur një veturë e re, dhe pasi i kishte ra burisë disa herë, sa për të alarmuar se kishte ardhur dikush që kërkonte dikend, nga ajo,veturë kishte dalur Xhemushi, me këmishë të bardhë , kravatë të kuqe,e syze dielli,dhe me një shpërfillje, iu kishte drejtuar rojës së konviktit, që të njoftonte studentin- Lemi, se e kërkonte një njerë “i madh” nga Prishtina.
  
Shumë shpejtë,nën përcjelljen jo vetëm të cimerëve,por edhe të banuesve tjerë që i merrnin lakmi,tregon Lemi,ai pasi ishte veshur, ishte futur në veturën e Xhemushit dhe direkt e në hotelin që atë kohë quhej “Metohija”.

Akoma mirë pa u ulur,tregon Lemi,një kamarier trupëmadh, fillimisht pas përshëndetjes me një përkulje të veqant për Xhemushin, të cilin e njihte si myshteri i rregullt,plasi rakia,menza e mishi,sikur të kishte ardhur musafirë ndonjëri nga Komiteti Qendror I asja kohe.

Por Lemi,që kurr në jetën e tij nuk kishte shti raki në gojën e tij, siq tregon ai ,ishte në siklet sepse në këtë tryezë mungonte ajo që ai e donte dhe i kënaqte,andaj akoma pa u larguar kamarieri, kërkoi që tia sillnin në “Jupi”,por reagimi i Xhemushit, ishte, aq energjik dhe banal sa që i ra pishman që kërkoi një pije të tillë.

“Jo,ky mish dhe kjo menze hahet dhe sherbehet vetem me raki”ishte shprehur Xhemushi ,tregon Lemi, dhe “me mua kush dëshiron të rrij dhe te kënaqet, mund të shërbehet vetëm mer raki, sepse ky është ilaqi që të shëron” ishte shprehur pos tjerash Xhemushi,i cili, pasi kishte marrë një gotë raki në dorën e  vet kishte kërkuar që edhe Lemi ta merrte një gotë dhe ta cakrronte me një gëzuar…, por Lemi përshkruan edhe peripetitë dhe gjittëcka që ndodhi në vazhdim,e që janë një storie që vështirë të përshkruhen e tu besohet.

“Katër herë kamarieri solli mish të fërguar që avullonte, por gjithashtu edhe katër gota me raki”por sikur të kisha para vedi vetëm një pije që unë e dëshiroja dhe mund ta pija,do të isha njeriu më i lumtur në atë moment,rrëfen Lemi.Më shumë e derdhja rakinë nën tavolinë,por vetëm nga era dhe sikleti isha bërë tap, dhe ndihesha sikur jam para xhelatit.

“Haja mishë e djath ,por insistimi i pandërprerë i Xhemushit për të pirë raki,kishte arritur kulmin “dhe në një moment, tregon Lemqa,”plasi filmi” dhe nuk pata rrugëdalje tjetër por iu drejtova Xhemushit” “Aman,të lutëm, nëse dëshiron të më qerasësh, dhe të më lesh të kënaqem, dhe që të falenderoj gjithnjë ,me lejo të pijë ate që më kënaq, sepse dua te vdes ose të cmendem”tregon Lemi, momentin kur kishte kërkuar nga Xhemushi që të mos e torturonte me raki,por Xhemushi, si Xhemushi, nuk ishte pajtuar dhe nuk kishte lejuar që në tavolinën e tij të vendosej pije tjetër, pos rakisë, dhe siq tregon Lemi, cdo gjë kishte përfunduar shumë keq.Lemi kishte dalë nga kontrolli, dhe siq i tregojnë më vonë, ne WC e hotelit, ishte përplasur,ku kishte thyer tre dhëmbe dhe kishte qarë keq kafkën që i duket, edhe tani, dhe urgjentisht nga Hoteli ishte dërguar ne Spitalin e Pejës,ku kishte qëndruar i shtrirë për dy javë ,kurse Xhemushi,
edhe sot e gjithë ditën tallet me Lemin.

E përshkrova këtë rast, i cili, ka shumë lidhshmëri dhe ngjashmëri, edhe me shumë veprime e ngjarje që korespondojnë me realitetin kosovarë, kur liderë institucional e jashtëinstitucional,vetëm pse u ofrohen disa benefite rasti,apo dicka që ata përfitojnë nga momenti,pranojnë jo vetëm të hanë, ate, që nuk u pëlqejne apo nuk ia do organizmi,por bëjnë gara se cili po i shërben më mirë, dhe po y hynë në hater,pa marrë parasyshë pasojat,apo cili do të jetë dëmi i mëvonshëm, e që gjithnjë po thirren, se po e bëjnë, ne emër të miqësisë dhe respektit.


Andaj, për ta gjetur gjithkush vetëvehten,u kisha preferuar, që libri filozofik i Marco Tullio Cicerone ”Miqësia”,të lexohet dhe të jetë udhërrëfyes, për karierën e tyre politike dhe morale, edhe për shumë liderë kosovarë, e që, i kisha preferuar, në veqanti, ta lexojnë, kapitullin e IX, të këtij libri, ku mes tjerash thuhet:”Kur u kërkohet miqëve dicka e pandershme, për shembull që të jenë bashkëpuntorë të tekave tona,apo mbështetës të veprimeve të padrejta,lindin mospajtime të mëdha,dhe për më tepër të drejta.

Ata që nuk e pranojnë,edhe pse veprojnë me ndershmëri, akuzohen se shpërfillin ligjin e miqësisë,nga të cilët kërkojnë bindje,ndërsa ata që kanë guximin ti kërkojnë gjithcka një miku,me kërkesën e tyre tregojnë se se janë të gatshëm të bëjnë gjithëcka për mikun.

Dhe prej ankimeve të tyre,jo vetëm që vdesim miqësi të vjetra,por lindin edhe urrejtje të përjetshme”,është ky vetëm një citat i shkurtër i këti libri filozofik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)