06 Dhjetor 2022

Viti 2022 me mbrarësi në sponzorizimin e botimit të librave

Shkruar nga Ahmet Pllana

Shkrimtarët dhe poetët përmes krijimeve të tyre paraqesin kulturën e përgjithshme të një shoqërie.

Krijuesit paraqesin kulturën e një populli, andaj populli ngritet edhe përmes kulturës.

Çdo popull mburret me krijuesit e artit, me shkrimtarët dhe poetët e vet. Ata me krjimet e tyre vlerësohen nga opinion i gjerë, gjegjësisht lexuesit që janë kritiku më i mirë.

Mirëpo, në këtrë rast mbase është mirë të theksohet që poetët kryesisht jetojnë në kushte të vështira materiale, ndërsa të paktë janë ata që i kanë kushtet e mira materiale.

Sido që të jetë, krijuesit e artit letrar nuk ndalen dhe shkruajnë. Madje, ata me mjetet e veta botojnë libra, por me shumë vështirësi.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoritë për Kulturë të Komunave nuk po i ndihmojnë krijuesit letrar në shkallën e duhur dhe aq sa ata kanë nevojë.

Shpeshherë kërkesat e tyre për ndihmë për botimin e librave, nuk merren parasysh dhe nuk sponzorizohen botimet e librave të tyre. Në vitin që tashmë kemi hyrë, në vitin 2022, do të duhej që të ketë një qasje të re në sponzorizimin e librave të shkrimtarëve dhe poetëve.

Kjo qasje e re ka të bëjë me atë që për krijuesit letrarë, por edhe për krijuesit e arteve të tjera, të ndahen më shumë mjete financiare, që fondet e institucioneve përkatëse të rriten dhe në këtë mënyrë të ndihmohen krijuesit në botimin e librave.

Krijuesit letrar janë një kategori e shoqërisë si të gjithë njerëzit, por që dallohen me punën që bëjnë në zgjërimin e dijes dhe kulturës përmes veprave të tyre.

Andaj, mu për këtë çdo shtet krenohet me ta. Krijuesit janë ata që me veprat e tyre mundohen që çdoherë të japin vetëm mesazhe të mira dhe pozitive për shoqërinë, pra, japin mesazhe jete, shprese, optimizmi dhe dashurie për njerëzit dhe jetën.

Ndërkaq, në anën tjetër japin mesazhe kundër urrejtjes, xhelozisë, smirës, të zezës, zhgënjimit, pesimizmit, etj., sepse njeriu në jetë nuk duhet të ketë urrejtje ndaj askujt, pra, të mos ketë urrejtje mes njerëzve dhe mos ta shantazhojnë njëri tjetrin në asnjë mënyrë dhe madje as në rrjetet sociale, siç po ndodhë shpeshherë kohëve të fundit.

Krijuesit letrarë janë shtresë e lënë pas dore, kur merret parasysh se ata shpenzojnë muaj dhe vite për ta botuar një libër.

Megjithatë, ata bëjnë më të mirën dhe më të mundshmen që dijnë, pra e bëjnë pozitiven dhe pozitivitetin, duke i shprehur mendimet e tyre në veprat e tyre letrare.

Shkrimtarët dhe poetët janë ata që nuk kanë asnjë nga sjelljet jo adekuate dhe jo njerëzore dhe jo me veset e shëmtuara.

Përndryshe, çfarë kuptimi ka kur krijuesi të tjerëve u jep mesazhe të mira dhe pozitive, derisa vet nuk është i tillë?! Krijuesit janë kategori e artit e një shoqërie të ngritur kulturalisht.

 Shoqëria duhet të respektojë dhe të vlerësojë të gjithë shkrimtarët dhe poetët, sepse ata janë pjesë e vlerësuar e shoqërisë, janë pjesë e vlerësuar e një kombi.

Ata dhurojne dije dhe kulturë me botimet e tyre. Andaj, mu për këtë arsye institucionet relevante do të duhej që të ndihmojnë, përkatësisht sponzorizojnë krijuesit letrarë në botimet e librave të tyre.

Të shpresojmë që ky vit 2022 të jetë i mbarë dhe i kuptuar mirë e drejtë me një qasje të re të favorshme nga institucionet përkatëse të kulturws, të cilat do të duhej të ndihmonin krijuesit letrarë, duke i sponzorizuar librat e tyre.

Investimi në këtë drejtim është me vlera dhe investim i cili kthehet në shoqëri me një bagazh të përmbushjes së vitrinave të bibliotekave dhe vitrinave familjare dhe individuale. Të shpresojmë se ky vit do të jetë i mbarë në këtë drejtim.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)