28 Nëntor 2021

Vendim absurd shndërrimi i spitalit të Vushtrrisë në për pacientët me Covid 19

Shkruar nga Agim Haziri

Të vendosësh ta shndërrosh spitalin e qytetit të Vushtrrisë në spital regjional për trajtimin e pacientëve të prekur nga pandemia COVID-19, është vërtetë një veprim absurd në të gjitha segmentet.

Në rrafshin human apo parandalues është jo i drejtë, pasi spitali i Vushtrrisë është në mes të qytetit, spitali i Mitrovicës është në periferi dhe në këtë kontest shumë më i përshtatshëm për ta kryer këtë funksion.

Në rrafshin mjekësor spitali i Vushtrrisë nuk ka personel fare për ta trajtuar pandeminë derisa ai i Mitrovicës disponon me këtë kapacitet, duke përfshirë edhe funksionimin e laboratorit 24 orë.

Në rrafshin politik ka defektet e tij ky vendim, dihet se Mitrovica është qendra e regjionit. Të gjithë në ish-qeveritë dhe qeverinë në funksion në objektiv e kishin integrimin e plotë të qytetarëve nga veriu i vendit në jetën institucionale.

Një qendër e fortë spitalore në Mitrovicë për shërimin e pacientëve me COVID-19 do të kontribuonte që pacientët nga Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani mos ta kishin preferencë Serbinë për shërim, por atë të cilin e kanë para dere.

Ka dhe shumë gjëra tjera për ti numëruar, por vërtet ky vendim ka elemente të çoroditjes dhe i marrë pa një analizë të duhur, vendim i cili do të lë pasoja për qytetarët e Vushtrrisë.

Mbase vendimi është marrë në koordinim nga Ministria e Shëndetësisë dhe pushteti lokal e që përkthyer në politikë ky vendim është marrë nga LDK-ja dhe LVV-ja.

Nuk e di, por unë nuk shoh në Vushtrri institucione që mbrojnë jetën e qytetarëve të vet, nuk shoh deputet që ngrenë zërin ndaj këtij veprimi.

Po ku jeni ju dy deputetët e LVV- së, e një i LDK- së. Pse heshtni kur koha është për të ngritur zërin e protestës, apo jeni strukur si zakonisht pas ndonjë interesi meskin.

Po ti o Xhafo Tahiri, që vetëm për të dal në fotografi e bërë postime në FCB ke ngel, pse nuk reagon.

Kush do e mbajë sigurinë dhe rendin publik rreth spitalit tash, si do i sigurosh qytetarët e Vushtrrisë se ky vendim i mbrapshtë nuk do ua rrezikojë jetën edhe më shumë, mos harro se je Kryetar i qytetit të Vushtrrisë e jo i LDK-së, vepro sot se nesër do gjykohesh përsëri!? 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)