19 Prill 2024

Unioni dhe “vendimi” i komunës së Prishtinës

Shkruar nga Gegë Toska

Në Prishtinë veprojnë shumë njerëz të profesionit,arkitekt,urbanist,artistë të gjitha profileve,arkeolog,historian e të tjerë,por pos tendencave të një peticioni nga ana e shoqërisë civile në prill 2008 dhe disa polemikave shterpe,ma shumë politike,asnjë reagim i dinjitetshëm publik nuk ngjau,pos disa reagimeve individuale lidhur me ish hotelin Union.

 

Tërë kohën ka pasur zëra të arsyeshme individuale,edhe në shtypin shqiptar,ku disa herë janë shpalosur tendencat e komunës së Prishtinës nga fillimi i vitit 2008,për rrënimin e ish hotelit UNION,por pa efekte të duhura në institucionet vendimmarrëse të Republikës së Kosovës.

Dje kryetari i komunës. Isa Mustafa me një komunikatë për shtypë (më kujton regjimin e kaluar),njofton opinionin se në mbledhjen e radhës do të merret vendimi përfundimtar,nga këshilltarët e Kuvendi të Komunës së Prishtinës,lidhur me “hapësirën ku është i vendosur ky objekt”,e kjo është qendra e ngushtë e kryeqyteti.

 

Arsyetimi i kryetarit të komunës është i mbështetur në vlerësimin e komisionit të ekspertëve të Trashëgimisë Kulturore që vepron në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i cili sipas Mustafës vlerësoi se ky objekt më nuk paraqet kurrfarë vlere kulturore arkitektonike dhe historike,çka nuk përket me realitetin historik të mjedisit prishtinas që ka traditë qindra vjeçare.

Është nënçmim për intelektin qytetarëve të vjetër të Prishtinës se do të paditni në gjykatën kompetente pronarin e këtij objekti,për këtë Komuna e Prishtinës,mbështetur në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore,e në anën tjetër i jep kompetenca antiligjore,këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës me marr vendim për fatin e objektit.

 

Kjo është kundër të gjitha ligjeve pozitive që i ka aprovuar Kuvendi i Kosovës, Komuna nuk e respekton as ligjin në të cilin thirret për padi. Të mos harrojnë zyrtarët vendimmarrës komunal se ky objekt është i mbrojtur nga shteti dhe së rehabilitimi i pa mundësuar nga djegia e qëllimshme e tij në gusht 2009 nuk lejon askënd të zhduk këtë objekt për qëllime të dyshimta.

Nuk kanë kompetenca ligjore këshilltarët komunal për të marrë vendim, lidhur me hapësirën ku është i vendosur ky objekt para dhjeta viteve e i cili është nën mbrojtjen e shteti. Ka shumë metoda për të rehabilituar Unionin e jo të tërhiqet leja për rehabilitimi si na njofton Kryetari i nderuar i Prishtinës. Këtë e dinë ekspertët e mirëfilltë të konservimeve të objekteve me rëndësi historike,e të tillë ka në Kosovë. E fundit ajo çka ka mbetur është RINDËRTIMI i Unionit pasi për këtë objekt ekziston incizimi dhe dokumentacioni teknik i kompletuar.

Apeloi te organet ma të larta shtetërore,te Kryesia e Kuvendit të  Kosovës,te Qeveria e Kosovës,të marrin masa ligjore për të ndërpre këtë masakër urbane të radhës,të cilën në mënyrë perfide e ka planifikuar Komuna e Prishtinës që dy vite. E di së komunarët e Prishtinës në mënyrë selektive,ashtu si iu konvenon pa veprojnë me ndërtime dhe rrënime që njëmbëdhjetë vite,por ata duhet kuptuar se Prishtina nuk është pronë e tyre dhe se ka disa rregulla që duhet respektuar pasi Prishtina është edhe kryeqyteti i Republikës së Kosovës. Në pyetje është identiteti ynë shtetëror qe aq shumë po tentohet të nëpërkëmbet nga disa,pa dhënë fare përgjegjësi së paku morale. Mos i përsëritni gabimet që historikisht iu kanë kushtuar shqiptarëve shumë.   


Autori është jurist i diplomuar 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)