23 Prill 2024

U bë një muaj e Muharrem Xhemajli heshtë në raport me Bujën

Shkruar nga Nazim Bllaca

E kishte zakon të reagonte menjëherë kur ishte tema rreth UÇK-së e sidomos me deklarata e tij tepër të forta, duke i quajtur të gjithë ata që e njollosin UÇK-në si “dorë e zgjatur e Serbisë (OVL-UÇK  REAGIM me rastin e vazhdimit te gjykimit, rasti Kleçka: Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së dhe konsiderojmë se shfaqja e “dëshmitarëve  anonim”, bëhet vetëm për përfitime të tyre materiale dhe për interesa të Serbisë.

Të jenë të bindur se secili që tenton të bëhet pjesë e këtyre lojërave kundër UÇK-së, përveç se nuk do të realizojë qëllimin e përfitimit material, prapa do të lë vetëm turpin për familjen dhe pasardhësit. Andaj, ne bëjmë thirrje që të heqin dorë nga shpifjet dhe intrigat kundër luftëtarëve të lirisë. Prishtinë 6 shkurt 2012).

Mirëpo siç po duket Muharrem Xhemajlit, kryetarit të veteranëve të UÇK-së i ka ndodhur diçka.

Ka kaluar mbi një muaj pas publikimit të dëshmisë së Shukri Bujës kundër UÇK-së  Xhemajlin e ka zënë gjumi. Ose, po e dëgjon shefin e tij, Kryeministrin Thaçi.

Mirëpo  tash     po  duket  qe  kanë  ndryshuar  raportet   si  në  PDK-në  e  Lipjanit,  ashtu  edhe  në  PDK- në  qendrore, e atë  si  rezultat i  prapaskenave    dhe  rivaleve  brendapërbrenda  PDK-së,  në  të   gjitha nivelet.

Të kuptohet që këtu dhe qartë, që ky    eliminim  i  figurave  më  meritor nga dokumentet që kam shqyrtuar del ta ketë një  zanafillë qysh  në  vitin  2002-2003.

Po  pse në  vitin  2002  kishte  filluar  kjo  lufte  guerile  me  kurthe  të tipit  vietnamez  ne  mes  komandanteve më  të   lartë   të  UÇK-së enë  mes  të   zyrtarëve më të  lartë  të  PDK-s?

Kjo  loje  kishte  filluar  kur  veç  filluan  dyshimet  për  kampin e  burgun e  Llapushnikut   nga  Tribunal  i  Hagës  për  krime  lufte në Kosovë, e ku ne  veteranet  e  UÇK-së  ishim   shumë   të   sigurt   se  Fatmir  Limaj  do  të shpallet  i  pafajshëm. Ne atëherë e dinim që  përgjegjësia  dhe  prezenca  e   Limajt  në  Llapushnik  ishte  e  barabartë  me  zero .

Mirëpo  zyrës  së  prokurores  Karla  del  Ponet ne vitin  2003  nuk  i  intersonte  për  asgjë  tjetër  vetëm  për  kamp-burgun e  Llapushnikut. Asja nuk i interesonte  as  për  Kleçkë   e  as për  Jabllanicë,  apo  ndonjë  pikë  tjetër.

 Kur  e  them  këtë  bazohem  në  përmbajtjen e  aktakuzës  kundër  Fatmir  Limaj  e  bërë  publike  më 18 shkurt 2003.

Po  nga  kush  filloi  rasti  i  Kleçkës:   nga  Zogaj ,Bllaca   apo Buja ?

E  them  me plotë  përgjegjësi  se  i  ndjeri   Agim    Zogaj  iu  qëndroi  besnik  në  këtë  periudhë  shokëve   të  luftës,   e  mos  të   flas  për  vete. 

Që  në  vitin  2003 isha  në  gjendje  edhe  ta  karbonizoja  ndonjë  njeri,  po  të  fliste  keq  për  UÇK-në   apo  për  komandant  “Çelikun”.    Aktiviteti  im  dihet  dhe  e  dëshmojnë  shumë e  shumë  figura  të  PDK-së  në  Lipjan  e  shumë  komandantë  të   UÇK-së, kuptohet,  nëse  dëshirojnë  ta  tregojnë  realitetin   për  Nazim Bllacën-Gjeografin.

Sa  i  përket  Shukri  Bujës,   tash  veç  po  dihet se  nga  kush  paska  filluar  rasti Kleçka e  në  çfarë  kohe.

Por, a thua  e  bëri  me  qellim këtë veprim ai?, A e dinte edhe Buja   se  prokurorëve  të Hagës  nuk  po  ju  intereson  asgjë  përveç    kamp-burgun  te  Llapushnikut , apo   për  ta  eliminuar  Fatmir  Limen?

Dihet  mire  se  gjykimi i  Limajt  ishte  publik,  me  përjashtim  të   pak  seancave  të  mbyllura   mirëpo  asnjë  dëshmitar  i  mbrojtjes  dhe  asnjë  dëshmitar  i  Prokurorisë që   dëshmoi në  këtë  proces  edhe  figura  të  larta  të  UÇK-së,    duke  filluar  nga  Jakup  Krasniqi, Bislim Zyrapi  etj  nuk  kishin  thënë  se atë që tha  Shukri Buja .

Dhe prapë nuk kemi një reagim të krye-veteranit të UÇK-së, Muharrem Xhemajli. Edhe çka duhej të thoshte tjetër Buja  që  nxiste reagimin e Xhemajlit, pos këtyre qe janë pjesë e dëshmisë së tij:

1. Fatmir Limës i kemi dërgua të arrestuar;

2. Fatmir Limaj ishte përgjegjës për të arrestuar;

3. Shërbimi Informativ i UÇK-se dinte për arrestime të njerëzve në 98-në;

4. Ushtaret e UÇK-së kanë  bë hakmarrje  (vrasje) dhe

5. Askush si ai (Buja) nuk e quajti Kleçkës si pikë e grumbullimi të të arrestuarve ?!

Këto  nuk  po  i shkruaj nga  dëshira  po e   kam  lexuar  me  kujdes  dëshminë   dhënë  prokurorëve  të  Hagës  në  Lipjan,  e    publikuar  para  pak  dite  në  mediat  kosovare.

Sa për t’ia kujtuar  Bujës,  komuna e Lipjanit   kishte  organizuar  proteste  për  lirimin tij, ia arrestuar më 2003-ën nga KFOR-i, në kuadër të arrestimeve.

Ironike, por e vërtetë, fatkeqësisht: Ne po organizonim protesta për të, e ai po e luante vallen me prokurorë  të  Hagës  dhe  zgjeronte territore  të  reja  kundër  UÇK-se  dhe  kundër  komandantëve   më    meritor të kësaj ushtrie.

Unë  jam  qe tri  vite  në   procese  me  te ndërlikuar  gjyqësore,  edhe  pse  nuk  jam  jurist,  e  di  se çfarë  peshe  dhe  çfarë  horizonti    mund  të  shtrihen   hetimet  nga  ndonjë   prokuror , nëse  dëshiron   të   bazohet  në  këto  pesë   pika që ka thënë Buja kundër Limjat .

Sipas  meje, horizontet  qe  ka   hapur  në  atë  kohë Buja,  në  raport  me  Kleçkën   dhe  Limajn  janë  me  një  peshë  të   madhe  për krejt   historinë  e  Ushtrisë  Çlirimtare  te Kosovës,  duke  pasur  parasysh  se Kleçka  ishte  truri  I  UÇK-së.

 Buja mendon se promovime  të  poezive  do ta  ndryshoni  historinë. Jam  i  bindur  se  nuk  do  t’ia  mbylli  sytë   veteranëve  të  UÇK-së,   dega  në  Lipjan me këto veprime simbolike.

 Kur  e them  këtë e mbështes në  simpatinë  e   shumicës së  veteranëve   në  raport  me Komandant  “Çelikun” .

Buja mund ta mashtroi opinionin  ka dëshmuar në  Hagë dhe  dëshmia  e tij  e tij ka qenë publike,  gjë  që  është  e  vërtetë,  po  dëshmia  e tij  në  atë  kohë kur  kishte  po kryheshin hetime Llapushnikun, si u bë?

Duke  u  bazuar  në të  bëma  të Bujës për një  dekadë  kundër  UÇK-së,  mendoj se mbi 500  veteranët  e  degës  se  Lipjanit   do   të  jenë  shume  sy  qel  lidhur  me  orientimin  e  tyre  se  kah  t’ia  mbajnë,  pa rënë  në  hall  shumë.

Kërkoj të falur, por s’mund të rrijë pa ju kthyer edhe një herë heshtjes se krye-veterantit, edhe pas publikimit të skandaleve të Bujës kundër UÇK-së. Cili  është  interesi i Xhemajli që mos reagoj ndaj një ish komandanti të zonës apo ndaj një kryetari të komunës, siç është rasti me Bujën?

Tash më po dihet se Xhemajli përfaqëson një rajon të veteranëve të luftës dhe jo tërë veteranët e UÇK-së. Dihet që mos reagimi i tij ndaj personit që e dëmtoi më së shumti UÇK-në para një dekade, heshtja e tij, nënkuptohet vetëm si përkrahje e atij personi dhe e asaj deklarate. Në këtë rast, mos-reagimi i Xhemajlit kundër Bujës nuk është asgjë më shumë se sa: përkrahje e pesë atyre gjërave që përmendëm më lartë, pesë akuzave të Bujës kundër UÇK-së.

Mua, si veteran i kësaj ushtrie të lavdishme, një bashkim i tillë, i një ish-komandanti dhe një drejtuesi të veteranëve kundër UÇK-së me shqetëson tej mase.

Vallë, a po i bie që Shukri Buja   ishte   dëshmitar   anonim i Hagës   kundër   Limjat  në  vitin 2003 dhe  kjo nuk po e shqetëson fare krye-veteranin Xhemajli.

Nëse nuk  janë   bashkë me Bujën kundër UÇK-së, a  mund  të  ndodh  që  Xhemajli  nuk  e ka lexuar me kujdes dëshminë e Bujës, sepse nuk ka pasur kohë?!

Apo i duhet kohë ende për t’ia dhënë dritën jeshile Thaçi

Për mua, mos reagimin i Xhemajlit tregon se ky njeri nuk përfaqëson veteranët e UÇK-së .

 (Autori është ish-Kryetari i parë i veterinave të luftës së UÇK-së në Ribar të Madh-Lipjan)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)