19 Tetor 2021

Turizmi shqiptar dhe ndërtimet me leje e pa leje

Shkruar nga arch.Ylber Vokshi-Ylli


Nuk do të zbuloj asgjë të re nëse konstatoi se veprimet tona me ndërtime pa leje dhe në të shumtën e rasteve edhe me leje, po i dëmtojnë me të madhe zonat turistike si në bregdetin shqiptar në Shqipëri ashtu edhe në  zonat malore të Kosovës.

 

Në zonat e monumenteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore,nëpër qytetet kryesore turistike,në të dy anët e kufirit shqiptaro shqiptar me mburrje po prezantohen në “guidat” dhe reklamat shumë të bukura turistike,edhe në mediat e shkruara dhe elektronike tona dhe ndërkombëtare.

 

Organet shtetërore në princip janë për respektimin e ligjit, pasi ashtu “deklarohen”, por kur të vjen në pyetje sanksionimi i tyre ata nuk veprojnë,situata reale tregon këtë.

Me problematikën e ndërtimeve pa leje në zonat turistike të bregdetit Shqiptarë si dhe të ati kontinental në Kosovë, për fat të keq duhet të merremi edhe në të ardhmen, pasi sjelljet dhe veprimet tona janë ato që janë,nuk po sanksionohen. Si duket kjo ka qenë,është dhe do të jetë prezentë, edhe në të ardhmen nëse nuk ndërmerren veprime konkrete dhe efikase. Ndërtimet me leje ndërtimi,në shumicën rasteve nuk respektohen. Devijimet nga leja e ndërtimit duke ndërruar gabaritin, lartësinë, destinimin e objektit për përfitime materiale janë dukuri e rëndomtë te ne.

 

Në opinion nuk përmenden dëmet të cilat shkaktohen nga këto ndërtime, posaçërisht në hapësirat të cilat nuk janë të parapara për ndërtime, pa respektuar principet e qëndrueshmërisë hapësinore. Kjo dukuri e shëmtuar do të ketë pasoja të rënda në proceset socio-demografike, mbrojtjen e mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore në të gjitha zonat turistike.

Aspak nuk më befason se si është vepruar në njëzet vitet e demokracisë Shqiptare dhe në njëmbëdhjetë vitet e fundit në Kosovë. Kurrsesi nuk e kamë të qartë se pas fazës fillestare që rezultoi me ndryshimin e shumë pritur të sistemit politik dhe ekonomik në të dy shtetet,mos të ndërmarrët në disiplinimin e njërës nga fushat ma të rëndësishme për funksionimin e një shoqërie (shteti), atë të Planifikimit Hapësinor dhe Urban. Për një leje ndërtimi, në Kosovë mesatarisht nevojiten 320 ditë, bëhet e ditur këto ditë, nga një raport i Bankës Botërore, kjo është e pa tolerueshme, dikur e pa imagjinuar. Ky është rezultat i burokracisë së madhe të pushtetit lokal, me siguri ngjashëm është edhe në Shqipëri.

Në procesin e rindërtimit në Shqipëri dhe Kosovë pas shkatërrimeve të mëdha gjatë ndryshimeve radikale politike dhe ekonomike vitet 1991 dhe1999, ka pasur shumë anomali teknike të cilat disi janë toleruar për një kohë të shkurtër, në emër të një qëllimi madhor,lirimi nga diktatura ma e egër komuniste në Evropë dhe nga regjimi kolonialist serb. Si duket këtu është fillimi masiv i ndërtimeve pa leje në zonat turistike si rezultat i një rebelimi që do të ketë pasoja të rënda për të gjithë ne.

Shkaktari kryesor i ndërtimeve pa leje në zonat turistike nuk janë kushtet e vështira të jetë për të siguruar “kulmin mbi kokë” por paraqitja e një kategorie njerëzish të ashtuquajtur “përfitues ndërtimi” të cilët për interes të tyre material, janë duke vepruar haptas, pasi askush nuk i pengon. Edhe ndërtimet me leje në zonat turistike janë një problem serioz me të cilin duhet me u ballafaquar kjo shoqëri. Kemi raste kur organet përgjegjëse kanë dhënë leje ndërtimi edhe duke abuzuar me hapësirat publike si janë rastet në Brezovicë të Kosovës dhe Ksamili të bregdetit Shqiptar.

 

Kualiteti i zgjidhjeve urbanistike në këto raste duhet rishikuar pasi ato ndërtime me leje të ndërtuara pa kontroll shtetëror kanë shkatërruar mjedisin tonë dhe si të tilla duhet korrigjuar. Në Kosovë janë të freskëta rastet e ndërtimeve me leje duke i lejuar ata që kishin marrë leje ndërtimi të mos respektojnë kriteret specifike të ndërtimit në fshatin turistik të Sharit në Prevallë-Prizren dhe ai i “Qendra për punë protokollare dhe administrative” në Germi të Prishtinës. Me siguri raste të ngjashme ka edhe në Shqipëri si në Durrës, Ksamil,Himarë, Velipojë, Shëngjin etj.

Ndërtuesve të tillë nuk iu intereson interesi i përbashkët publik, problemet që do të krijohen me fqinjët, shfrytëzimin funksional të hapësirave të përbashkëta publike etj. Në princip ndërtimet e tilla përcillen me punime jo kualitative, kundër normave teknike, pa mbikëqyrje profesionale, me kyçje ilegale në infrastrukturën ekzistuese kapaciteti i të cilës ose nuk janë të mjaftueshme ose mungojnë. Derdhjen e tyre në det apo lumenj, përroska apo gropa septike duke ndikuar në ndotjen me të madhe të mjedisit, e me shumë parregullsi të tjera qe i përcjellin këto lloje të ndërtimeve.

 

Trajtimi i tyre vetëm si problem i planifikimit hapësinor, e jo si problem gjithëpërfshirës ku duhet të inkuadrohen të gjithë me përgjegjësit e veta si kyçja e institucioneve vendimmarrëse, shkencore dhe akademike që merren me problematikën e planifikimit hapësinor të territorit.

Çka duhet ndërmarrë konkretisht:

·    Të përpilohen strategji realiste turistike të zbatueshme me mbikëqyrje permanente institucionale,edhe me ndihmën ndërkombëtarëve që kanë eksperienca të gjata në fushën e turizmit kontinental dhe detar. Atë duhet bazuar në principin e ofertës e jo në atë të kërkesave të momentit,si janë komplekset e vilave private apo pushimoret e tipit të mbyllur,të cilat nuk ofrojnë punësim.

·    Të përpilohen planet hapësinore dhe ato urbane të realizueshme,e jo të mbesin në raftet e institucioneve. Aty duhet të definohen të gjitha kapacitetet e vendosjes së turistëve, të banimit të kufizuar për të iu ikur keqpërdorimeve të mundshme si dhe të atyre përcjellëse si objektet tregtare, hoteliere, argëtuese, rekreative, kulturore etj.

                                                                                                          
·    Të filloi procesi i vënies së rendit në ndërtimet e reja, kurse ndërtimet pa leje të trajtohen me kritere të veçanta, e në raste ekstreme edhe të rrënohen, posaçërisht në zonën e bregdetit, të cilën duhet shpallur me interes të veçanet për shtetin Shqiptar.

·    Të potencohen mundësit mjedisore dhe të trashëgimisë kulturore, qendrave të shumta arkeologjike me të cilat duhej të krenohemi, e jo t’i neglizhojmë ato. Çdo investim në këto komplekse shumëfish do të shpaguhen nga aspekti ekonomik e për aspektet tjera as që vlen të diskutohet.


·    Detal të përcaktohen kriteret për këto zona,në bregdete,në pjesët kontinentale duke përfshirë edhe banjat pasi në këto territore ka ujëra të shumta shëruese dhe termale që deri me tani nuk janë shfrytëzuar posaçërisht në Shqipëri. 

Është mëkat i madh që të mos shfrytëzojmë tërë atë pasuri natyrore dhe trashëgiminë kulturore të trashëguar nga shekujt e kaluar. Me ndërtime të çoroditura e të pa planifikuara vetëm po e shkatërrojmë atë që na ka falur natyra (zonat malore magjepse dhe bregdeti ende i virgjër Shqiptar),si historia dhe kultura e vjetër shekullore shqiptare. Në këto rrethana ideale për zhvillimin e turizmit, ne jemi të prirë të punojmë mbrapsht, duke mbrojtur vetëm interesat personale, pa qarë kokë për interesat e përbashkëta në fushën e turizmit, këtë e tregojnë rastet e shumta të ndërtimeve pa leje, pa planifikim në të dyja shtetet, Shqipëri dhe Kosovë.

Duhet punuar me përkushtim dhe profesionalizëm për të mos lejuar të vazhdojnë këto shkatërrime të hapësirës,pasi jam i bindur se me një sinkronizim të mundësive turistike të Shqipërisë dhe Kosovës do të krijohej një tërësi që do të ia kishin zili shumë shtete me tradita të mëdha turistike. Kam skepticizmin time se çka do të trashëgojnë gjeneratat pas neve,pasi këto veprime ndaj hapësirës që na rrethon do të mbesin me dekada e shekuj si relikte të kulturës tonë dhe veprimeve tona jo civilizuese.

Qëllimi nuk duhet me qenë rrënimet masive të objekteve turistike,dhe të atyre të banimit në ato zona,që janë ndërtuar në vitet e fundit. Të gjithë të interesuarve duhet më iu mundësuar kushte të njëjta për ndërtime sipas standardeve dhe normave ligjërisht të përcaktuara,e këto do ti mundëson përpilimi i dokumenteve hapësinore dhe urban dhe monitorimi permanent gjegjësisht kontrolli shtetëror i domosdoshëm. Si shoqëri jemi duke e përkrahur ekonomin e mirëfilltë të tregut,dhe një jetë dinjitoze për të gjithë banorët e të dy shteteve tona. Kjo shumë lehtë mundet të arrihet me punë profesionale dhe vetëm me punë profesionale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)