05 Dhjetor 2022

Transparenca dhe llogaridhenja e munguar

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Edhe me Hashim Thaçin, por edhe Jakup Krasniqin, Ramush Haradinaj, Kadri Veselin, Isa Mustafen kur qeverisnin me vendin ke pasur mundësinë te takohesh, të bisedosh, por edhe ti intervistosh.

Edhe pse ka pasur raste që kanë dhënë vetëm premtime e deklarata që nuk kanë perkuar me realitetin dhe te vërteten e të thonë edhe gjëra qe ndonjëherë te iritojnë si gazetar, ata nuk kanë hezituar te takohen.

Por të mbyllen e të refuzojnë me “jo,jo jo!”, kjo nuk ka ndodhur.

Ndërsa me Albini Kurtin, Glauk Konjufcen, Vjosa Osmanin prej se janë në këto pozita sepse si opizitar, kanë qenë me shumë se pozita e atëhershme në medie, kurresesi as takime, as intervista e komunikim , as bashkëbisedim formal!

Vetëm injorancë, refuzim, mbyllje e bllokade totale në raport me mediet e opinionin e gjerë!!!
       
Pse po ndodh kjo?!

Nëse këta tre liderë , ndihen të paster dhe korrekt me punën dhe angazhimin e tyre krahas pozitave qe mbajnë, nëse nuk kanë problem me  ligjin e vetveten, nëse ka rezultate siç po deklarohen në kumtesa nga kabinetet e tyre, nëse vërtetë kanë fakte se ata që kanë qeverisur deri me tani kanë dëmtuar vendin, nuk duhet të mbyllen, por duhet të hapen e të tregojnë troq për çdo gjë që është në interes të opinionit, por kuptohet edhe në interes te tyre.
 
Ata nuk kanë të drejtë të refuzojnë në radhe te parë mediumin publik dhe as mediet tjera, ose të perzgjedhin ndonjë medium që e kanë të sigurt 100% se çka  do të pyeten, e të shkojnë sa për te thënë: ja ishim në medie dhe jemi transparent!

 Kuptohet se mund edhe të mos u pelqej X gazetari, por kurresesi të refuzoni mediumin meqe jeni persona publik dhe paguheni mjaftueshem nga tatimpaguesit.
 
Transparenca dhe llogaridhënja është obligim edhe me ligjet aktuale, andaj duhet të percillet, transmetohet dhe editohet pikërisht përmes ekranit e mjeteve tjera të informimit (mos) puna e juaj, gjë të cilën nuk po e bëni të nderuar!
 
Pse u  ikni  konferencave e takimeve, pse jo edhe brifingje edhe te rregullta mujore në institucionet ku keni selitë (se paku në fundvit), ku do te shpalosnit qendrimet dhe mendimet per punen qe keni  ba apo do e beni?!
   
Dhe jo ketë ta beni permes rrjeteve sociale, ku te shumten e rasteve   plasoni me shume mesazhe me permbajtje konfliktuale e acaruese, qe jo rralle po iritojne e prodhojne kunderefekt e reagime te panevojshme tek qytetaret!
 
Nuk po them asesi se ata te lartecekurit kane qene lidere qe kane punuar shume mire per Kosoven, sic nuk eshte çdo gje zi, por ky barrikadim qe i eshte bere opinionit dhe medias nga keta tre lidere te tanishem, eshte “non sens”, dhe nuk mund te quhet ndryshe pos diktature, cenzure e mungese trasparence, qe bie ne kundershtim te plote  edhe me premtimet qe keni dhene!
 
Mos na folni per transparence dhe demokraci, edhe pse premtuat kete  si opozitar: Albin, Glauk e Vjosa, por menjanjoni logjiken qe keni instaluar ne raport me median dhe publikun, meqe shpejte  kjo mund te ju kthehet boomerang dhe do ju kushtoje shume!

Gjithashtu, kam opinionin tim, se pjesa dermuese e ketyre mediave ne Kosove nuk jane ne nivel te detyrave dhe obligimeve qe kane ne raport me informimin, disa jane edhe anti Albinit dhe kesaj qeverisje, ka te tille edhe zhvates,(meqe eshte fakt se kjo qeverisje i ka nderprere financat qe ne te kaluaren merrnin nga kompanite publike, ministrite e burimet tjera te pista), por mbyllja apo refuzimi per moskomunikim edhe me keto media nuk eshte menyra e duhur per te deshmuar se gjithe fajin e kane vetem  mediat.!
 
Mbyllja ndaj medias eshte krim ne vete, andaj ne kete drejtim jeni involvuar edhe Ju...!

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)