27 Shtator 2022

“Tophane” 2011

Shkurar nga  arch. Ylber Vokshi-Ylli


Mos harroni se kjo filozofi e funksionimit të një kryeqyteti do ti prek
të gjithë banorët e saj,edhe ata që sot po i tolerojnë këto ndërtime,
vetëm po presin kur do të iu vij radha,kështu tregon historia.

Kur para tre vite (12 prrill 2008) pata reaguar publikisht,me një shkrim në shtypin ditor për lagjen “Tophane”,pasi ishte ndryshuar plani rregullues pa i respektuar as normat elementare për ndryshimin e planeve rregulluese,(neni 20  Ligjit të P.H.),ku shumë mirë është theksuar se “ndryshimet dhe plotësimet e planeve hapësinore dhe urbanistike bëhen sipas mënyrës dhe procedurës së përcaktuar për miratimin e tyre fillestar”,askujt nuk i bëri përshtypje ky veprim i asamblistëve,kishte kundërshtime sporadike të opozitës në asamblenë komunale atëherë,por pa efekte Kështu kishin vepruar asamblistët e Prishtinës në vitin 2008,pa i parashikuar pasojat katastrofale që do të pësojnë,(ashtu si vepronte regjimi serb i Millosheviqit para vitit 1999 në Kosovë).

E sot kjo po vërehet,po shkakton reaksione zingjirore në tërë procesin e “rekonstruimit”apo degradimit të kësaj lagjeje të vjetër të Prishtinës,. As që mundem të kuptoi,e as të imagjinoi veprimet e pushtetarëve aktual që e kanë plot gojën “demokraci” kur lejojnë ndërtime të tillë mu në qendrën e ngushtë të kryeqytetit,pa plotësuar as parametrat elementare të urbanizimit.

Po ndërtohet në lokacione të cilat do të dëmtoi skajshmërisht të gjithë banorët e objekteve tjera të ndërtuara pas “revolucionit patriotik” si dhe të disa objekteve banimi që janë ndërtuar para shumë viteve me leje ndërtimi. Cilat parametra urbane janë përdorur për të dhënë leje ndërtimi për objekte të tilla deri në dymbëdhjetë kate,ku koeficienti i ndërtimit është 100%,atë asnjë profesionist i vërtetë nuk do ta bënte. Si do të ndihën banorët e rij aty pas ndërtimit të atyre objekteve,të rrethuar në të gjitha anët me objekte banimi,objekte sakrale,më distanca në mes objekteve të larta banimi,që janë të pa imagjinueshme për një profesionist.

Zëdhënësi i komunës premton se hapësirat e reja do të fitohen me rrënimi e objekteve ekzistuese. A thua pretendojnë të rrënojnë edhe banesat shumëkatëshe te ndërtuara me leje e pa leje. Këto ndërtime në lagjen “Tophane”,tregojnë se ka veprime urbane të pa pranueshme dhe tërësisht antiligjore,për të cilat fare nuk brengosën zyrtarët komunal.

A janë të vetëdijshëm profesionistët komunal se me këto veprime banorëve ekzistues po iu uzurpohet hapësira jetësore,ajri,dielli,drita,banorët njeri tjetrin do ta shikojnë në pjatë duke ngrënë,e në shumë raste në dhomën e ditës ku zhvillohen të gjitha aktivitetet e një familjeje. E sa për anën psikologjike dhe sociale,as që duhet diskutuar pasi askush nuk i trajton ato fenomene urbane të cilat direkt ndikojnë në jetën e gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme. Ku është ana obliguese ligjore dhe humane e banimit në projektimin urban,apo këto çështje janë të huaja për një jetë urbane normale që i plotëson parametrat elementare për një jetë të dinjitetshme në një kryeqytet.

Prona është e shenjët,askush nuk guxon të mohon atë,është ky slogani i preferuar i këtyre viteve edhe në fushën e urbanizmit që aq shumë po keqpërdorët,kjo është tragjike për një shoqëri,këtë po e vërteton realiteti ynë,kështu është duku u punuar në vitet e fundit në tërë Kosovën. Shtrohet pyetja logjike a i nevojitet kryeqytetit planifikimi urban pasi edhe ato dokumente hapësinore-planet rregulluese të cilat janë punuar pas vitit 1999 shumë pak janë respektuar,po ndryshohen sipas tekeve dhe interesave individuale?.

Përse po doni me i vra për së gjalli këta banorë,a jeni të vetëdijshëm se çka jeni duke bërë,nga kush e keni fituar ketë të drejtë,mendoni pak edhe për pasardhësit e juaj. Kishte cinik që iu gëzoheshin fatkeqësive të  tjerëve me rastet e mbindërtimeve pas vitit 1999,ndërtimeve pa leje në vazhdimësi,e shumë dukurive tjera destruktive.

 Mos harroni se kjo filozofi e funksionimit të një kryeqyteti do ti prek të gjithë banorët e saj,edhe ata që sot po i tolerojnë këto ndërtime,vetëm po presin kur do të iu vij radha,kështu tregon historia.

Logjikisht duhet të parashtrohet pyetje,a e gëzon të drejtën ky qytet të jetë kryeqytetit i Kosovës me këto veprime dhe degradime urbane,me siguri se JO. Askush nuk dëshiron të jetoi në një mjedis të tillë ku nuk ke të siguruar as infrastrukturën elementare si është uji,kanalizimi,gjelbërimi,parqet rekreative ditore, lojërat e fëmijëve,parkingjet,ngulfatja ekstreme e komunikacionit as që vërehet dhe diskutohet,papastërtia e vendbanimit është ekstreme etj.

Të drejtat e njeriut në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbani për të gjithë banorët e qytetit të Prishtinës bazohen në disa detyrime elementare, që konsistojnë në :

·    Hapësira banimi që plotësojnë kushtet minimale higjienike,ndriçim të domosdoshëm,sipërfaqe adekuate,çmime të arsyeshme.
·    Sigurimi I gjelbërimit,qetësisë,diellit,shëndetësisë dhe bukurisë urbane,
·    Lidhshmëria e funksioneve urbane të ndërsjella si objektet e sportit,rekreacionit lirin e lëvizjes dhe shfrytëzimin e rrugëve publike.
·    Sigurimi I objekteve të përbashkëta masat kundër varfërisë si dhe ndihmat të rrezikuarve,
·    Siguria,puna,mirëqenia,shkollimi,kultura dhe historia.

Cilat nga këto principe kryesore janë zbatuar në rastin konkret pasi të drejtat e njeriut sipas të gjitha konventave ndërkombëtare janë OBLIGUESE. Komunarët e kryeqytetit,urbanistët,profesionistët e tjerë,dhe këshilltarët e Kryetarit në atë kohë, me lejimin e këtyre ndërtimeve në mënyrë flagrante kanë shkelur principet elementare për një jetë urbane. Për atë mendojmë se do duhet të japin përgjegjësi ligjore dhe profesionale para banorëve të Prishtinës,pasi këto janë raste klasike të shkeljes së drejtave të njeriut.

Si duhet vepruar,është pyetje të cilën e parashtrojnë të gjithë profesionistët e vërtetë dhe të tjerët të cilët jetojnë dhe veprojnë në kryeqytet. Domosdo në mënyrë të qartë duhet ndërprerë praktikën e viteve të pas luftës ku aspak nuk janë respektuar rregullat e jetës urbane (ligjet). Përpilimi i dokumenteve hapësinor dhe urbane,të cilat Prishtina nuk i ka punuar edhe pas dymbëdhjetë viteve do të lehtësonte punën e profesionistëve në komunë,duke themeluar një trup ( Institut urbanistik) që do të trajtonte me ma përgjegjësi ketë lami. 

Nëse investitorëve të objekteve do të iu ishte shpjeguar rëndësia e kësaj pjese të qytetit,si dhe mundësit e tija për të fituar edhe ma shumë para se aty,me siguri se ata nuk do të kishin investuar në një lokacion kontestues ku të gjithë do të jenë humbës të mëdhenj,si banorët ekzistues,ata të rinjtë,si dhe tërë ajo lagje e qyteti të Prishtinës. Kjo lagje po fiton edhe një zonë problematike për të gjithë banorët e kryeqytetit,ku asgjë nuk funksionon nga aspekti urban,si janë hapësirat e përbashkëta publike,hapësirat për fëmijë,garazhet,parkingjet publike, gjelbërimi etj. Me vetëdije po krijojmë gjenerata të reja të degjeneruara me pasoja të pa riparueshme në të ardhmen !.

Si rezultat i ndërhyrjeve të gabuara urbane kemi dhe do të kemi këso intervenime të “gabueshme” pasi që në start nuk është punuar me bazë ashtu si punon e tërë bota e civilizuar. Raste të ngjashme kemi në të gjitha lagjet e Prishtinës,kjo e ka vetëm një emër anarki urbane apo “fashizëm urban” si dëshirojnë disa ekstremist  ndërkombëtar ta quajnë këtë dukuri të shëmtuar,të cilën domosdo duhet ndërpre pasi Kosova ka kapacitete intelektuale dhe profesionale për ketë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022

 - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Turizmit, në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës dhe me përkrahjen e Projektit për Zhvillimin e Sektorit Privat (PPSE). (Parku Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)