24 Shtator 2021

Topalli vs Basha, fiton PD

Shkruar nga Redan Bushati

Nga segmentë të ndryshëm brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas përfundimit të votimit për kryesinë e re të kësaj partie, në një mënyrë u mundua të jepej imazhi mediatik se këto zgjedhje brenda kësaj partie nuk janë aq të rëndësishme për të krijuar një ide të qartë se kush do të jetë pasuesi i z. Berisha në këtë parti.

Gjithsesi, zëra të «mekur» brenda kësaj partie flasin qartë, që lufta për karrigen e kryetarit të PD-së pas një largimi të mundshëm të Prof. dr. Sali Berisha do të zhvillohet mes Jozefina Topallit dhe Lulzim Bashës.

Z. Bamir Topi para se të bëhej president i vendit ishte një ndër figurat më kryesore të së djathtës, ku në një të ardhme mund të synonte njëshin e Partisë Demokratike. Ngjarjet u krijuan të tilla, ku sot z. Topi ndodhet shumë larg garimit brenda kësaj partie. Asokohe pozitat e Topallit pas Sali Berishës forcoheshin dita-ditës.

Sigurisht, gruaja e hekurt (siç preferojnë ta quajnë) në këto vite u tregua e fortë dhe e guximshme qoftë për karrigen e kryetares së Kuvendit, qoftë edhe në luftën brenda llojit. Ajo ka arritur që të ketë shumë mbështetës nga Këshilli Kombëtar i PD-së, por jo mjaftueshëm sipas parashikimeve të saja. Gjithsesi, ajo mbetet një kundërshtare e fortë dhe e denjtë për t'i shkuar gjërave deri në fund.

Në krahun tjetër, brenda PD-së, shfaqet i riu plot ambicie, Lulzim Basha. I vonshëm në radhët e PD, pasi ai erdhi në vitin 2005 arriti në pak vite të jetë i suksesshëm në drejtimin e dikastereve ku u propozua të shkonte. Ai ka mbështetjen e plotë të të rinjve në radhët e PD-së dhe sot ka arritur të jetë figura më e votuar në PD nga Këshilli Kombëtar. Shtoi faktin, që përveç sukseseve të tij, ai ka edhe mbështetjen maksimale nga familja Berisha.

Pa u futur në një analizë të thellë për të treguar biografinë e secilit (Topallit dhe Bashës) me një shikim të qetë të situatës arrijmë të kuptojmë se zgjedhjet e mbajtura për kryesinë e re të PD-së ishin tregues i qartë i mbështetjes së secilit nga figurat brenda saj. Kampet dallohen qartë.

Ka dy ekipe, njëri i kryesuar nga z. Basha dhe tjetri i kryesuar nga znj. Topalli. Nëse njëri nga këto lider ekipesh do të dijë të afrojë pranë vehtes së tyre figura të tilla si: Olldashi, Spaho, Bumçi, Nishani, Patozi, Noka, Bode etj., sigurisht do jetë më afër triumfit. Patjetër që pa pëlqimin e z. Berisha asgjë nuk mund të arrihet, pasi është pikërisht ky njeri që ka provuar dobinë e secilit prej tyre në pozicionet ku ai i ka propozuar.

Së fundi, nuk ka rëndësi se kush do jetë i pari i PD-së pas largimit të doktorit. E rëndësishme është që të paktën do të jenë dy konkurrentë në garë. Kjo i jep gjallëri organeve brenda PD-së drejt demokratizimit të frymës në parti. Mjaft e rëndësishme është që çdo gjë të bëhet në sytë e publikut shqiptar dhe konkurrenca të jetë e ndershme, kjo ndihmon jetën e kësaj partie, por edhe të ardhmen e vendit, pasi Partia Demokratike është një ndër dy partitë më të rëndësishme të vendit në këto 20 vjet demokraci.

(Autori është kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës, shkurt K.S.U.SH)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)