28 Tetor 2021

Themelet e qeverisjes evropiane të ekonomisë

Shkruar nga Genc A. Zogaj

 Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve publike, sikur në të gjitha vendet e transicionit post-komunist edhe në Republikën e Kosovës paraqet një ndër veprimet fundamentale, kthesë për hapjen e perspektivave zhvillimore të vendit tonë. 


Është proces, i cili shtetit të Kosovës i ka hapur, i ka mundësuar dhe do t’i trasojë rrugën e ndërtimit të ekonomisë së tregut, pra krijimin e rrethanave edhe më të favorshme për stimulimin e zhvillimit ekonomik, punësime të reja, zbutjen e varfërisë sociale, thithjen e investimeve nga jashtë dhe përgjithësisht, ndërtimin e strategjisë së suksesshme për stabilitet funksional të buxhetit shtetëror, forcimin e tij si dhe bërjen e progresit ekonomik të vendit. Procesi i privatizimit në Kosovë ishte përcjellur me sfida, veçmas në periudhën kur ky proces mbikqyrej dhe drejtohej nga UNMIK-u.

Sidoqoftë, nga periudha kur Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet relevante shtetërore të Kosovës e morën drejtimin dhe udhëheqjen e drejtpërdrejt të procesit të privatizimit në Kosovë, ky proces është në rrugë të mbarë dhe, drejtpërdrejt ka reflektime pozitive në zhvillimin ekonomik të vendit, në hapjen e perspektivave zhvillimore si dhe krijimin e standardeve për integrimin e ekonomisë së Kosovës në ekonominë evropiane, rajonale  dhe atë botërore.

Dobitë nga privatizimi i PTK - së

  

       Procesi i privatizimit të PTK-së, me gjithë polemikat, diskutimet dhe debatet për dhe kundër, është duke u bërë në kuadër të reformave strukturale që Qeveria e Kosovës është duke i bërë në ndërmarrjet publike, me qëllim të caktuar të rritjes së kapaciteteve zhvillimore të vendit tonë.

 Përderisa ky proces është paraparë dhe rregulluar me marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe është në përputhje me përmbushjen e kërkesave të Unionit Evropian, OTB-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare në rrugën e Kosovës drejt krijimit të një ambienti të tregut të lirë dhe integrimit në tregun Evropian dhe më gjerë në proceset e integrimeve globalizuese.

Këto objektiva mund të arrihen vetëm atëherë kur Qeveria e Republikës së Kosovës si dhe institucionet tjera shtetërore në një mënyrë të largohen nga pikëqëndrimi i aktivitetit shtetëror tek sektori publik duke u fokusuar  vendosmërisht në kryerjen e funksioneve strategjike, të cilat, në radhë të parë i ka Qeveria e Kosovës.

Përparësi e Qeverisë së Kosovës në këtë plan, pra në rastin e privatizimit të PTK-së është që të ardhurat nga shitja e PTK-së do të përdorën për investime në infrastrukturën kombëtare dhe projekte tjera publike, gjë që do të bëheshin kursime të efektshme dhe shumë të rëndësishme në buxhetin shtetëror, pasi që hyrja e kapitalit privat në PTK paraqet hyrje të neto kapitalit, pa rritur detyrimet, ndaj, në rastin e privatizimit të PTK-së përbën faktor të fuqishëm në përmirësimin e gjendjes financiare të Kosovës. Dyshimet lidhur me atë që, në rastin e privatizimit të ndërmarrjeve publike, shumë vende pune do të shkurtohen nuk janë reale, ngase shumë studime kanë vërtetuar të kundërtën.

 PTK, edhe me kapital privat brenda saj, do të vazhdojë të punësojë qytetarë të Kosovës, të paguaj tatime e taksa, dhe ajo çka është më e rëndësishme do të vazhdojë të investoj në Kosovë, me çka do t’I hap perspektivat e reja për zhvillimin ekonomik të shtetit tonë. Siç shihet, me argument akademike, e mbroj dhe arsyetoj qëndrimin se, ndryshimet në pronësinë, përkatësisht në pronarin e një pjese të aksioneve të PTK-së, vetëm sa do të kenë efekte pozitive në shërbimet dhe burimet që kjo kompani i sjellë për qytetarët e Kosovës.

PTK-ja sërish do të mbetej një kompani vendore, pra e Kosovës, pavarësisht pronësisë mbi të. I vetmi ndryshim do të jetë ai që pagesat e ardhshme të dividentes nuk do të përfundojnë në buxhetin e Qeverisë, por, mund të merren nga pronari i ardhshëm, vetëm pas pagesës së të gjitha taksave dhe kontributeve për Qeverinë Kosovës.

Pra, në vend që të presim dhe financojmë zhvillimin tonë aq të nevojshem nga dividenta për vite me rradhë, dhe me rrezik të madh në realizimin e asaj dividente, ne si shtet i marrim dividentat e ardhshme tani, i investojmë tani, dhe me këtë veprim institucional shtetëror rrisim bazën e kapitalit tonë shoqëror. Në këtë kohë, periudhë nëpër të cilën po kalon shteti i Kosovës, veçmas në planin ekonomik dhe të hapjes së perspektivave të reja zhvillimore privatizimi i ndërmarrjeve publike është proces i domosdoshëm  dhe  madje, gjithnjë në rastin e shtetit tonë veprim shumë i nevojshme, i pa tejkalueshëm.

 Kjo, më së miri arsyetohet me faktin se PTK-ja, në formë të dividentës, në të kaluarën nuk ka dhënë më shumë se sa mesatarisht rreth 30 milion euro në vjet. Pra, për 11 vitet e fundit Qeveria e Kosovës ka përfituar rreth 320 milion Euro nga PTK-ja, shumë kjo e cila, megjithatë dëshmon se çfarë vlere të madhe ka privatizimi i PTK-së për forcimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, pse jo edhe hapjen e vendeve të reja të punës, investimet nga jashtë dhe përgjithësisht forcimin e stabilitetit ekonomik, financiar dhe social për shtetin tonë.

   Strategjia e suksesit

         Pyetjen hipotetike, jo vetëm në rrafshin akademik se a është koha e duhur për privatizimin e KEK-ut, e në veçanti të PTK-së do të mund ta arsyetonim me faktin se: Të gjithë indikatorët ekonomikë tregojnë se ekonomia e Kosovës është rritur për rreth 5% në vitin 2009-2010, dhe parashikohet të rritet mbi 5% në vitin 2011 duke qenë kështu shkalla më e lartë e rritjes në regjion.

 Ky fakt na bën të mësojmë, kuptojmë që Kosova, si vend në zhvillim, po bëhet më konkurrues dhe më joshës në krahasim me vendet tjera të rajonit. Andaj, duke mos neglizhuar edhe rritjet ekonomike të vendeve të rajonit në përgjithësi pasi që ekonomia globale po duket se ka kaluar pragun e krizës dhe është në trend rritjeje, mund të krijohen raste për investime dhe të rriten alternative tjera për investime konkurruese me PTK-në, gjë që, realisht pritet se do ta ulte vlerën e përgjithshme të PTK-së.

Këtë konstatim e forcojnë edhe më shumë argumentet e dhëna gjatë gjithë shembujve të marrë në këtë trajtesë të cilët shembujë dhe argumente vërtetojnë edhe njëherë se kompanitë publike në mbarë botën janë treguar më pak të suksesshme se kompanitë private në ofrimin e shërbimeve në përgjithësi.
 Në mbarë globin, shumica absolute e shteteve kanë privatizuar operatorët e tyre publik e në veçanti operatorët e telekomit dhe në këtë mënyrë kanë liberalizuar tregjet dhe kanë krijuar një ambient më konkurrues për qytetarët e tyre. Andaj edhe ne, në shtetin e Kosovës nuk duhet të bëjmë përjashtim në këtë aspekt, sepse jemi në rrugën e integrimeve të ekonomisë globale dhe se, me të gjitha veprimet institucionale në rrafshin e privatizimit duhet të jemi në trend me  proceset evropiane dhe ato botërore. Gjithsesi, me plot përgjegjësi  mund të themi që kjo rrugë, strategji e zhvillimit, progresit ekonomik për  shtetin e Kosovës është politika ekonomike e suksesit, më e drejta e mundshme që duhet ndjekur, zbatuar edhe më me guxim Qeveria, Kuvendi i Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore të vendit.

Autori është kandidat për gradën MA  në shkencat  ekonomike

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)