19 Janar 2022

Të shpresojmë se Rama do t'i jap pamje moderne Prishtinës

Shkruar nga Ahmet Pllana

Njësoj sikurse kryebashkiaku Rama i Tiranës që dikur e ndryshoi tërësisht Tiranën dhe nga qyteti me shëmti nga ndërtimet e vjetra dhe të bëra dosido, e bëri qytet modern dhe evropian, po ashtu edhe Rama i Prishtinës, një arkitekt i madh, modern dhe evropian, shpresojmë se do ta ndryshojë Prishtinën me pamjet mahnitëse me dekorime moderne, sikurse që ka Shkupi sot, por edhe qytetet tjera evropiane.

Pos disa muraleve të arrira në kryeqytet, asgjë nuk është bërë në Prishtinë në drejtim të dekorit dhe dekorimit të kryeqytetit, ashtu siç e meriton Prishtina.

Madje, çuditërisht, kryetari i deritanishëm Shpend Ahmeti, nuk bëri gjë në këtë drejtim të dekorimit të kryeqytetit. Madje, jo që nuk u bë ndonjë fontanë me dekore të nivelit të lartë, por madje as një shtyllë dekorative nuk e ka Prishtina!

Të shpresojmë që kryetari i posazgjedhur me vota nga populli, do ta ndryshojë Prishtinën në të mirë me pamjen e saj të një qyteti modern, sidomos në dekorimin e saj, gjë që i ka munguar Prishtinës qe 22 vite.

Shumë kryetarë pati Prishtina, por asnjëri prej tyre nuk u kujtua që të bënte dekorimin e Prishtinës me dekore të mëdha dhe moderne, ngjashëm sikur që ka bërë Shkupi apo edhe qytetet tjera në rajon.

Posa e sheh njeriu Shkupin menjëherë e kupton pa e pyetur fare askend se është kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.

Nëse një turist vjen në Prishtinë, me çka do ta kuptonte nga pamja se është kryeqytet? Vetëm me semaforë, sigurisht se jo, sepse semaforë kanë edhe qytetet tjera në Kosovë.

Prishtina ka një fontanë te Pallati i Rinisë, por që nuk funksionon, ka një fontanë në rreth te Komuna e vjetër e Prishtinës, që herë pas herë funksionon, ka një fontanë në Ulpianë, që më shumë nuk funksionon, dhe më nuk ka.

Kryeqyteti Prishtinë mjerisht nuk ka lum natyror e as artificial, por madje nuk ka as dekorime me shtylla dekorative dhe dekore të tjera interesante artistike që do të ishin tërheqëse për syrin e njeriut dhe sidomos të të huajve që do të vizitonin Prishtinën. Dekorimi i një niveli të lartë i Prishtinës vërtet është një mungesë e madhe.

Për pamjen e Prishtinës, për dekorimin e saj, do të ishte mirë të hapej konkurs, por edhe të merreshin propozimet e qytetarëve se si ata e dëshirojnë dekorimin e qytetit dhe ku? Gjithashtu arkitektët, por edhe Fakulteti i Arkitekturës dhe studentët e tij të angazhoheshin kryesisht në dekoret dhe dekorimin e Prishtinës.

Këtë do të duhej ta bënte sa më parë arkitekti evrpopian, kryetari i posazgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama. Të shohim se çfarë do të bëj ai në këtë drejtim, në dekorimin e Prishtinës dhe në ndryshimin e pamjes së Prishtinës, meqë ai edhe ka premtuar një gjë të tillë ‘se do ta ndryshojë pamjen e Prushtinës’.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 janar 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, shqyrton raportin e grupit punues në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes së Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet analiza me titull “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft raportin e monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
 
- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- The British School of Kosova organizon shfaqjen edukativo - arsimore për fëmije  "Mushkonjat dhe Princi". (Teatri "Faruk Begolli" në Kolegjin AAB, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban ceremoninë e themelimit të 22 vjetorit të saj në të cilën do të marrin pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtues nga odata ekonomike, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga organizatat e kontabilitetit. (Qendra e Shërbimit për Tatimpagues, ish-ndërtesa e Gërmisë, sheshi Skënderbeu, ora 14:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' hapet ekspozitë memoaresh e kujtimesh "Dhoma e Kadriut, Jusufit dhe Bardhoshit". (Muzeu Etnologjik i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj tubim me qytetarë ku do të shpaloset Manifesti - dokumenti i parë i partisë. (Hotel Grand, ora 17:00)