24 Prill 2024

Tani kemi edhe Ministrinë e Diaspores, për hajr na qoftë

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Nuk do të merrem me arsyet ose arsyeshmëritë e formimit të Ministrisë së Diasporës. Nuk do të merrem as me “ inflacionin “ e ministrive, të z/v kryeministrave, të z/v ministrave ani se termi “ inflacion “ nuk flet as nuk dëshmon gjëra të mira.

Nuk do të merrem as me shpenzimet për “ mbulimin “ e këtij “ inflacioni “ nga taksat tona, ndërsa askush asgje nuk na pyet ?!

Do të flas e do të angazhohem për domosdonë e formimit të Ministrisë për Mbrojtjen e Konsumatorit të cilën e kamë kërkuar kaherë. Jo vetëm unë, jo vetëm konsumatori i Kosovës, jo vetëm KONSUMATORI.e kërkuam këtë Ministri.

Ate e “ kërkuan “ edhe Kuvendi i Kosovës, edhe Qeveria e Kosovës, edhe Ministritë, edhe…E “ kërkuan “ me mosangazhimin, me mungesën e vullnetit, me mungesën e përkushtimit e të përgjegjësisë për t i siguruar të drejtat Kushtetuese  e Ligjore për mbrojtjen e konsumatorit ?!

Nuk kamë asgjë kundër themelimit të Ministrisë së 300 – 500.000 gurbetçarëve, pra të  Diasporës. Nuk kamë asgjë kundër sepse edhe ata janë konsumatorë në gurbet dhe, fatmirësisht jetojnë në shtetet ku të drejtat e konsumatorit janë më të avansuara dhe ku veprojnë shumë mire mekanizmat shtetëror të mbrojtjes së konsumatorit.

Unë dhe KONSUMATORI jemi angazhuar për mbrojtjen e të drejtave, të interesit e të dinjitetit të konsumatorëve gurbetçarë në Kosovë. Ndaj, uroj për Minitrinë dhe uroj suksese.

Por, angazhohem fuqimisht për themelimin e Ministrisë për Mbrojtjen e mbi 2 MIL konsumatorëve të Kosovës për mbrojtjen e të cilëve as Kuvendi i Kosovës, as Qeveria e Kosovës, as Ministritë, as…askush nuk mori mundin për motivimin e duhur të mekanizmave për inspektimin, për monitorimin…për mbrojtjen e konsumatorit ?!

Po, angazhohem fuqimisht për themelimin e Ministrisë për Mbrojtjen e konsumatorit sepse Kosova i ka mbi 2 MIL konsumatorë të cilët njëkohësisht janë edhe popull, edhe qytetarë, edhe elektorat, edhe taksapagues ( dmth finansojnë vetvehten duke gjeneruar Buxhetin e Shtetit nga i cili do të finansohej po ky konsumator )…Vet institucionet, prijëtarët e tyre, stafi…të gjithë janë konsumatorë ?!

Vallë, ata aq të sigurtë e ndiejnë vehten në tregun e produkteve, mallrave e shërbimeve?

Ku po jetojnë ata?

A marrin raporte mbi gjendjen në treg, a lexojnë, a dëgjojnë, a shiqojnë lajme për shqetësimet e konsumatorit në këtë treg ?

A janë në “tokë të bukës“?

Nuk detyrohemi të hulumtojmë shumë larg e të marrim mësime: Në Tiranë, për hir të kursimit, Ministria e Mbrojtjes së Konsumatorit ekziston në kuadrin / së bashku me Ministrinë së Bujqësisë ?!

Nuk detyrohemi të jemi tepër të mençur për të kuptuar: Ministrinë për Mbrojtjen e Konsumatorit do ta finansonin vet konsumatorët, me paratë e tyre.

A do të duheshte që kauza e konsumatorit të ishte pjesë e pazareve ( partiako )politike që ndokush të kujtohej të angazhohej rreth realizimit të kësaj nevoje imediate, të kësaj domosdoshmërie ?

A po presin që edhe këtë “ ide “, edhe këtë nisjatiivë, edhe këtë  projekt ta marrin nga “ miqt ndërkombëtarë “ duke shpresuar donacione.

Jo, jo konsumatori i ka paratë e veta dhe nuk ka fytyrë as nevojë për lëmoshën e askujt. Ne duam vetëm mbrojtjen e të drejtave tona. Nuk duam që të drejtat tona t i “ mbrojë “ ndokush tjetër, në trajtën e lëmoshës së padenjë ?!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)