27 Nëntor 2022

Takimet letrare, ngjarje kulturore me vlera të shumta

Shkruar nga Ahmet Pllana

Takimet poetike janë evente kulturore me vlera të shumta, të cilat pos që aty fizikisht paraqiten krijuesit letrarë dhe shihet ndjesia e artit, kanë edhe vlera në lidhjen e urave mes qyteteve dhe krijimin e miqësive të reja.

Krijuesit letrarë, shkrimtarët dhe poetët, shpeshherë takohen nëpër eventet kulturore poetike, përkatësisht nëpër takimet letrare, ku aty njihen mes veti dhe krijojnë dhe forcojnë miqësi mes tyre.  

Shpeshherë poetët dhe shkrimtarët lodhen nga udhëtimet që bëjnë me qindra kilometra për të marrë pjesë në evente letrare, ndërsa shpenzojnë para për udhëtime, për ushqime dhe pije, për fjetje në hotele.

Pra, pjesëmarrja e tyre në takimet letrare u kushton. Askush nuk i mbulon këto shpenzime të tyre. Ata krijojnë ura lidhëse mes njerëzve dhe kulturave, por njëkohësisht krijojnë edhe ura miqësie edhe përmes qyteteve.

Miqësia midis tyre dhe midis njerëzve të tjerë apo thënë më mirë midis lexuesve është rritur çdoherë, sepse këtë e kanë krijuar eventet kulturore kudo që janë mbajtur, qoftë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kosovë Lindore, etj.  

Kjo është shumë pozitive për të gjithë. Poezitë dhe fragmentet e prozës që lexohen nëpër eventet letrare, shprehin art dhe kulturë, por njëkohësisht edhe kënaqësi për pjesëmarrësit. Mu për këtë arsye shumë vlerësohen takimet letrare, duke përmbushur kulturën në përgjithësi të një vendi, të një lokaliteti, të një shoqërie.

Andaj, me të drejtë kërkesat e tyre për takime letrare me aplikacione në formë projekti do të duhej të përkraheshin dhe të mbështeteshin nga institucionet relevante të kulturës. Së pakut të mbulohen shpenzimet e rrugës dhe ushqimit, ndërsa për ata që janë larg edhe të fjetjes.

Ju lumtë poetëve që udhëtojnë me mjetet e veta madje deri në 300 kilometra larg për të marrë pjesë në takimet poetike, sikurse nga Prishtina në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Lushnje, Korçë, Gjirokastër, Pogradec, etj., ose anasjelltas nga Tirana në Prishtinë, Prizren, Pejë, Vushtrri, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, etj. Takimet letrare janë ngjarje kulturore me vlera të shumta, andaj do të duhej që të mbështeteshin materialisht.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)