28 Mars 2024

S'ka shtet që do të lejonte veturat me tabela që leshon një shtet tjetër

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Kur po degjojë e lexojë komente jo vetëm nga kosovarët, por edhe ndërkombëtarët, se nuk duhet me ba problem për tabela të veturave po habitem se ku janë argumentet që shfaqin një qendrim të ketillë keta njerez!

S'ka shtet, po flas shtet funksional që do lejonte veturat me tabela që leshon një shtet tjetër e të kenë legjitimitet në një shtet tjetër!

Edhe tabelat diplomatike që kanë imunitet i leshon shteti ku janë të akredituar e jo prej shteteve prej nga vijnë ambasadorët.

Pastaj po thuhet se çështja e tabelave është çështje teknike, gjë që është 100 për qind e pavërtetë.

Tabelat e veturave kanë peshë e identifikohen me simbole shtetërore te shtetit që leshon dhe janë puro me mesazh e fuqi politike.

 A duhet te behët luftë e te derdhet gjaku për tabela, kurresesi dhe nuk kisha dashur asnjë viktimë nga asnjera palë, por, nëse serbët nga Beogradi… janë të gatshëm të vijnë me luftu në Kosovë, pse ne te mos i dalim zot vendit tonë.

Ndoshta, edhe mostransparenca e Qeverisë Kurti 2, ka krijuar një klimë dyshimi dhe mosbesimi jo vetëm te opozita por edhe te banori i thjesht i këtij vendi që në bisedime po ndodh diçka qe askush  nuk po e din, pos sikur  sot kur marrim vesh, se marsi i vitit 2023 ka qene afati per normalizim raportesh Kosove-Serbi,dhe Vuqiqi po e refuzon. d Kosova po akuzohet per obstruktivitet.
 
 A kemi gabu ne, po me siguri edhe me herët, por, edhe se fundmi po, po, po…!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)