27 Shtator 2022

Si tja “futi.”.. ?!

Shkruar nga Zejdush Kastrati


 N.T :Më mirë të vdesësh në këmbë se të jetosh në gjunjë.
                                                              (proverb shqiptar)

Vetëm disa ditë pasi që Pacolli u zgjodh President falë votave të  deputetëve të PDK-së dhe satelitëve të kësaj partie, por edhe  “kontributit” të disa ndërkombëtarëve e në veqanti sms-ve, njëri nga deputetët e PDK-së i cili në opinion  promovohet si “njeri i fjalës  dhe besës” dhe i cili  ia kishte dhënë votën Pacollit gjatë një ndeje tha edhe këtë: ”kurrë nuk e kam ndier vehten më keq se atë ditë kur isha i obliguar tia jap votën Pacollit, dhe më besoni tha ai se  në sallë atë moment  jam ndier shumë keq, më është ngritur temperatura dhe  jam rrëqethë, gjë që ka ndikuar që shokët të cilët i kisha afër veti të më japin kurajo  dhe shpresë për të përballuar situatën” ka rrëfyer mes tjerash ky deputet.

Ai ka shtuar se edhe në burgun e Beogradit” ku ka vuajtur dënimin disavjeqar nuk e ka ndier veten me keq. ”E kam bërë këtë vetëm për të mbrojtë institucionet dhe kam menduar se nuk ka pasur zgjidhje tjetër” ka thënë  deputeti.

Edhe pse  kjo deklaratë e këtij deputeti vërehej se ishte një hipokrizi e llojit të vet , pasi që   ai kishte lobuar edhe te deputetë tjerë që të votonin Pacollin, pasi që  kuptohet kishte marrë  detyrë nga shefi i tij (Hashim Thaqi) për ta kryer një punë të tillë, në pytjen  se  a është penduar për këtë veprim , ai   pa një pa dy u pergjegj:”kurr ma nuk do te veproja kështu, kurrë më nuk do të lëjoja të   bëj dicka  të tillë  dhe për mua kjo është e para dhe e fundit” tha mes tjerash ky deputet  i ilegales.

Tash, kur Gjykata Kushtetuese  konstatoi se me rastin “Pacolli” u shkel kushtetuta, kur pritet që  ceshtja e Presidentit të jetë  pjesë e “lojwrave” te reja  e nw veqanti  kur edhe njw herë PDK-ja është akterja dhe  subjekti politik  nga i cili varet veprimi dhe  qëndrimi i saj për të krijuar nje stabilitet institucional , varet  veprimi  i kwtij deputeti  që njeherë “gaboi” por edhe të tjerëve se si do të sillen karshi shefit të tyre por edhe elektoratit e popullit të Kosovës.

Kush ia “futi” Pacollit...? 

Gjatë gjithë kësaj periudhe te pasluftës në Kosovë jemi dëshmitarë  të  përfoljeve për shumë afera e skandale me të cilat  në shtetin ku funksionojnë ligjet dhe  rregullat demokratike,  e vërteta patjetër duhet te dali në shesh, kurse te ne po ndodhw e kundwrta  dhe  hajnat të thonë “hajna” spiujtë të thonë “spiun” të paditurit të thonë”i  paditur dhe i cmendur”,canaklëpirësit behën institucionaista e kwshilltarw,te pabesët  të bëjnë “të pabesë”, të pamoralshmit të quajnë të “pamoralshëm”.... dhe i vetmi arsyetim dhe”mburrje” për ta është  kur  ”ata” behën bashkë nëpër hotele, restorane, por edhe në institucione, ngrisin dolli me menze e pije qw kuptohet paguhen nga dikush por kurrw nga ata,  rrahin gjoks   e  duke u krekosur për ate cka kanë bërë dhe po bejnë  thonë”Ia ngulëm...”

Por, fatkeqësisht pa përgjithësime, që nga punëtori i nivelit më të ulët, qoftë në institucione shtetërore  apo edhe kompani publike e private , kemi dëgjuar dhe po dëgjojmë shumë shpeshë , kur  X-si   ia futi Y-it.apo kur deputeti ia “futi” deputetit, kur ministri ia “futi” ministrit, kur gjykatësi ia “futi” gjykatësit, kur polici ia “futi” policit, kur mjeku ia “futi” mjekut, kur gazetaruci ia “futi” gazetarit, kur Kryeministri ia “futi” Presidentit, (njeherë Sejdiut e tash edhe Pacollit) Kryeparlamentarit, apo edhe ndonjë tjetri, por  e vetmja që nuk kemi dëgjuar prej se është kryeministër Hashim Thaqi të ja ketë “futur” dikush këtij  përsoni.

Edhe  në politikë behet një lojë  për ta mundur kundërshtarin, në të cilën marrin pjesë shumë akterë  dhe kuptohet ai që e luan më së miri, fiton dhe del i pari, por  si cdo lojë tjetër edhe politika i ka rregullat dhe kriteret, të cilat duhet të respektohen, por sa po arrijmë të vërejmë në Kosovë nuk ka kritere dhe  rregulla  që  të obligojnë ti përfillësh, por i vetmi pikësynim  i politikajwve tanë është “si tia ‘ngulin’ njëri tjetrit”. Pa pardon....

Kur në Kosovë  ambiciet për tu marrë me politikë janë të shumta  dhe me tendencë rritjeje atëherë edhe  sllogani”Si tia “futi’...” si duket do te jetë aktual dhe shumë i preferuar edhe për shumë kohë.
Por një gjë duhet ditur: Kur ia “ngul” dikujt.....”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022

 - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Turizmit, në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës dhe me përkrahjen e Projektit për Zhvillimin e Sektorit Privat (PPSE). (Parku Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)