19 Tetor 2021

Si po hyjnë partitë politike në zgjedhje

Shkruar nga Halil Halili

Tani kur jemi në prag të fillimit të fushatës zgjedhore Partitë politike pas hartimit të listave zgjedhore kanë filluar shpalosjen e programeve të tyre dhe aktivitetet për t’i bindur votuesin e tyre qoftë atë tradicional apo edhe votuesin e ri.

Edhe pse pothuajse të gjithë e kanë ditur se në  fillim të vitit 2021 do të kemi zgjedhje të përgjithshme  nuk është se të gjitha Partitë janë të përgatitura dhe për mos të themi se disa edhe i ka befasuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Në dukje të parë mund të supozojmë se këto zgjedhje Vetëvendosjen dhe AAK-në i ka gjetur në një situatë më të favorshme dhe me një përparësi në raport me partitë tjera.

Vetëvendosja realisht ka arritur atë që për një dekadë e ka synuar Lideri i saj Albin Kurti, që të gjitha partitë politike të i ketë përball, pra ka arritur gjendjen kur i sfidon të gjitha Partitë rivale dhe kjo i krijon një përparësi të dukshme duke sfiduar të gjithë që kanë qeverisur dhe duke i identifikuar dhe sulmuar si parti të vjetra, demode, të korruptuara, etj.

Kjo gjendje është më shumë si meritë e keq-qeverisjes, mungesës së vendimmarrjes, sjelljes meskine të partive “të vjetra” edhe të gjeopolitikes se sa rezultat i ndonjë strategjie të Vetëvendosjes por realisht sot ajo po shihet si e përmbushur, si ndryshimi dhe kjo i krijon përparësi krahasuese.

Se sa do të arrij ajo të e maksimalizoj votën në këto zgjedhje do të e shohim por mundësit dhe rastin e papërsëritshëm e ka.

AAK gjithashtu është në një gjendje komode para zgjedhjeve sepse duke sforcuar kauzën e saj për marrjen e postit te Presidentit, kjo në një mënyrë apo tjetër nuk atakon partitë kryesore që kanë synim postin e kryeministrit si pozitë kyçe dhe më të rëndësishme në sistemin ton Qeverisës dhe nga anash i krijon vetes një hapësirë për të depërtuar dhe për të sjellë mesazhin te votuesi potencial.

Realisht AAK-ja dhe kryetari i saj z. Ramush Haradinaj janë të njohur për politika strategjike maratoniste, është “ndjekur” posti i Kryeministrit për 12-13 vite dhe më në fund është arritur, mendoj se edhe kauza për “Presidentin” reflekton mobilizim të votuesit potencial dhe sigurisht edhe nëse nuk arrihet pas këtyre zgjedhjeve do të vazhdoj të mbetet si synim dhe do të e përcjell Aleancën në vitet në vijim.  

Partia Demokratike e Kosovës po hynë në këto zgjedhje e hendikepuar, pa kryetarin e saj dhe pa Liderin shpirtëror, dhe kjo është një gjendje e disfavorshme e cila mund të reflektoj shumë në votë.

Edhe pse ekziston një disponim se të qenit e liderëve në Hag, mund të mobilizoj votuesin potencial duke u ndjerë si e viktimizuar por kjo mbetet të shihet.

Të qenit kohë të gjatë në pozita Qeverisjeje, dhe kohë të shkurte në Opozitë mendoj se nuk le shumë hapësirë për të krijuar një përparësi krahasuese edhe përkundër faktit se PDK është sjellur shumë korrekt dhe ka mbajtur qëndrim shtetformues gjatë kohës sa ishte në Opozitë.

Sigurisht që edhe dështimi i koalicionit të pritur me Nisme-n, e cila do të mund të krijonte një sienergji mobilizimi për të sfiduar pretendentin për vendin e parë është situate jo e favorshme dhe tani PDK me shumë gjasa do të merret më shumë me vetveten, në mënyrë që të e ruaj votën e saj e cila do të atakohet nga Nisma, pra nga një gjendje e mundshme  për të rrit votën tani PDK është në angazhim për të ruajtur votën.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në sfidën e saj jetësore, duke hyr në zgjedhje nga pozita qeverisëse e cila është marr në mënyrë të kontestuar, në situate shumë të keqe në përballje me Pandeminë, mungesë të numrave në Kuvend dhe përfundimisht vendimi Gjykatës kushtetuese e cila e cilëson ketë Qeveri si jo të zgjedhur, të gjitha këto i krijojnë disfavor në zgjedhje.

Mandej largimi i ish kandidates të saj për Kryeministër, dhe hyrja e saj ne listën e Vetëvendosjes realisht i shkakton shumë problem sepse edhe LDK (sikur PDK) në vend se të merret me Vetëvendosjen ajo do te duhet të merret me nënproduktin e saj, Listën e Vjosës për të zvogëluar demin nga ajo.

Nisma Social Demokrate është në pozitën më të pafavorshme, ajo nën presionin e largimeve që e kanë përcjell dhe duke ndjekur koalicionin e mundshëm me PDK-ne duket se nuk  është përgatitur për të dal e vetme në zgjedhje.

Edhe pse Nisma gjatë viteve të fundit ka pasur qëndrim shumë konstruktiv dhe shtetformuas kjo nuk do të i ndihmoj shumë për të e tejkaluar situatën e vështirë.

Mirëpo gjithnjë duhet pasur parasysh faktin se Lideri i saj Fatmir Lima, jo pak herë deri tani është ballafaquar me sfida jetike, që janë dukur se do të e fundosin përfundimisht por ai është rikthyer dhe ka dal fitimtar.

A do të e tejkaloj edhe këtë sfidë duke e bërë Nismen Social Demokrate parti parlamentare do të e shohim, por nëse kjo arrihet sigurisht që do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe do të prish shumë matematika dhe kalkulime parazgjedhore.  

   

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)