17 Maj 2021

Shteti nuk duhet të shantazhohet nga çunat me paga 5 mijë dollarëshe

Shkruar nga Altin Ahmeti

Kontrollorët e Trafikut Ajror në Shqipëri, Kosovë, pse jo edhe në pjesën më të madhe të botës, janë të paktë në numër, shkollimi i tyre bazë kushton mbi 300 mijë euro dhe duke i gëzuar të gjitha këto avantazhe, sillen  si çuna të lazdruar.

Por veprime të tilla si kjo që kryen në Tiranë, ku Kontrollorët e Trafikut Ajror bllokuan Aeroportin dhe futurimet duke rrezikuar jetë njerëzish, janë veprime me vetëm një precedent në botë, Kosovën.

I njëjti veprim ka ndodhur edhe në Aeroportin e Prishtinës, ku Kontrollorët e Trafikut Ajror, po për çështje pagash, rrezikuan jetë njerëzish pas braktisjes sē punës,duke mos iu shërbyer aeroplanëve që ishin në fluturim e sipër për në Prishtinë.

Në të dy rastet, si në Tiranë ashtu dhe në Prishtinë, puna u braktis pa paralajmërim dhe duke mos i respektuar rregullat për pakënaqësitë dhe paralajmërimin e grevave, një veprim ky i paimagjinushëm për kontrollorët në shtetet e Bashkimit Evropian, SHBA apo shtete tjera që udhëhiqen nga Ligji dhe Rregulli.

Në çdo vend të botës, një mënyrë e tillë e braktisjes së punës, duke rrezikuar jetë njerëzish, quhet sabotim i detyrës dhe hetohet si i tillë. Fajtorët domosdoshmërisht ndëshkohen.

Mbi kë do binte përgjegjësia sikur aeroplani që u detyrua të kthehej në Athinë, të përfundonte në greminat e maleve shqiptare???

Në Aeroportin e Prishtinës kur u braktis puna, po kthehej vet kryeministri i asaj kohe, Agim Çeku, bashkë me udhëtarë të tjerë. Fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë.

Gjithashtu, fati deshi që Drejtori i  Kullës së fluturimeve bashkë me vëllain e tij, që po ashtu ishte kontrollor, nuk iu baskuan grevēs se vitit 2006 dhe Aeroporti pas një mbylljeje disa orëshe, arriti megjithatë të qëndrojē hapur.

Përgjatë disa javëve, derisa kontrollorët e tjerë grevistë vendosën të ktheheshin në punë, nepotizmi familjar, punësimi i vëllait në institucionin ku vëllai tjetër ishtw drejtor, jo vetëm që shërbeu pozitivisht, por la hapësirë për mburrje.

Duke pasur ndihmën edhe të disa ushtarakëve të KFOR-it islandez, Aeroporti i Prishtinës qëndroi i hapur për fluturimet, ndërsa niveli i sigurisë u degradua zyrtarisht.

Secili pilot dhe aeroplan që nisej për në Aeroportin e Prishtinës, merrte informacionin që Aeroprti i Prishtinës kishte degraduar zyrtarisht në nivelin më të ultë të sigurisë së fluturimeve.

Nga një Aeroport me nivel sigurie Instrumental Flight Rule apo IFR, Aerporti i Prishtinës u kthye në Visual Fliht Rule apo VFR.

Përkthyer në gjuhën e zakonshme, i binte që përgjegjësia e aterimit më shumë se e kullës apo kontrollorëve, ishte e vet pilotit.

Vetëm një aeroplan lejohej të hynte në hapësirën ajrore të Kosovës dhe derisa i njëjti të merrte udhëtarët dhe të dilte nga hapësira ajrore e Kosovës, nuk lejohej hyrja e aeroplanit tjetër.

Të tillë Aeroporte që janë me mijëra nëpër fushat e shumta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku piloti ateron pa udhëzimet e kontrollorëve ajrorë, përgjegjësia e aterimit bie mbi pilotin e aeroplanit dhe ndihmësin e tij.

Veprimi i kontrollorëve të Aeroportit të Prishtinës nuk u ndëshkua, edhe pse në çdo vend dhe çdo kohë lënia pa shërbime e një Aeroporti, qoftë me arsyetimin e nivelit të lartë të stresit, është dhe hetohet si sabotim i qëllimshëm.

Ta ardhurat  e një kontrollor në Aeroportin e Prishtinës aktualisht mesatarisht sillen nga 25 mijë deri në 28 mijë euro në vit.

Braktisja e vendit tē punēs, të ndjeshēm siç ēshte pozita e kontrollorit, duket se nuk u kuptua vetēm nga kontrollorët e Albkontrrollit ne Tiranë.

Gjatë vitit 2019, Kontrollorët e Aeroportit të Prishtinës, nuk guxuan ta braktisin punën krejtësisht, pasi Ligji e ndalon demonstrativisht grevēn si formē e ligjshme e protestēs nga kontrollorēt. Ligj të njejtë ka edhe Shqipëria, ku greva në këtë sektor ndalohet rreptësisht.

Por kontrollorët e Prishtinës shfrytēzuan zbrazētinē ligjore  duke hyrë në grevë të pjesëshme. Ata ofronin shërbime minimale dhe preferenciale,gjatē grevēs se tyre disa disajavëshe.

Greva e tyre filloi nga dy orë  dhe shkoi deri në 8 orë në ditë, por asnjëherë nuk u guxua ti ndaloheshin shërbimet aeroplanëve ushtrarak të KFOR-i apo fluturimeve tjera emergjente.

Ata ishin të vetëdijshëm se nëse bllokonin krejt fluturimet, KFOR që garanton sigurinē e vendit, mund të vendosej në Kullë dhe nëse i kërkohej, të rivendoste rregullin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës.

Por, fatkeqësia në Shqipëri me sa po shihet, është që Ushtria shqiptare  nuk ēshtē Kfor dhe prania e saj nē aeropor kishte vetēm funksion dekorativ apo publicitar.

Fakti që qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama kërkuan ndihmë nga jashtë, tregon qartë që në Ushtrinë Shqiptare nuk ka profesionistë ushtarak që do tē ndihmonin për ta mbajtur hapur Aeroportin e vetëm ndërkombëtar në Shqipëri.

Një gjë e pritshme kjo nga një vend pa aviacion luftarak i cili edhe aeroportet ushtarake ose ua ka dhënë të huajve ose i ka mbyllur, por e parrokshme për trurin duke qenè se ky vend është anëtar i NATO-s .

Gjithsesi, Drama me Aeroportin e Rinasit, do të kthehej në tragjike nëse qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama, do të tërhiqeshin dhe do plotësonin teket e kontrollorëve. Shkurt do të pranonin shantazhet e tyre.

Mijëra udhëtarë që po presin në kushte të rëmda prej dy ditësh për te fluturuar nuk do tē ishin viktimat e vetme.

Nèse shteti bie pre e shantazhit nga kontrollorēt, viktimat e rradhēs do tē ishin taksapaguesit shqiptarē.

Pse një biznismen, nje mjek, një mësues duhet të ndajë para për taksat që do shkonin për tē ruajtur pagat e kontrollorëve në nivelin e 4.400 dollarëve?

Është e qartë që pjesa më e madhe e të hyrave të Albkontrollit sigurohen nga mbifluturimet, të cilat për shkak të pandemisë kanë rënë mbi 50 përqind.

Për ata që nuk e kanë të qartë, Albkontrolli edhe pse është kompani  100 % shtetërore dhe fitimprurëse, fitimet e saj neto përdoren çdo herë dhe gjithnjë vetëm nga Albkontrolli.

Punonjësit e saj i kanë pagat 4.400 dollarë ndërsa fitimet  e tjera përdoren për specializime dhe trajnime të kontrollorëve dhe stafit tjetër.

Pagat aty janë të larta sepse fitimet janë të mëdha.

Pse tani kur nuk kanë fitime për shkak të Pandemis, përse  këtyre çunave të lazdruar dhe të përkdhelur nga politika shteti duhet ti nënshtrohet?

Pse duhet pjesa tjetër e shoqërisë nga taksat,t’iu mundësojë atyre të jetojnë pa prishur standardin, gjë tjetër e pakuptimtë kur mijëra vende pune janë mbyllur nga Pandemia dhe shumë biznese rrezikojnë falimentimin.

Të saktësojmë se fitimet e Albkontrollit ligjërisht përdoren nga ndërmarrja qoftë për paga të larta, trajnime, specializime ngase këtë e mundëson Eurokontrolli nē Bruksel dhe ligjet e kësaj organizate.

Me të drejtë ministrja Balluku e quajti Albkontrollin Shoqëri Aksionare me Instrumente fitimi zero.

Pērfitimet  e shtetit nga fitimet neto te Albkontrrolit  janē zero por edhe humbjet nuk duhet të mbulohen nga shteti. Aq mē shumē për paga super të larta.

Si i pushoi nga puna mbi 11 mijë kontrollorë, presidenti Reagan, për shkak të grevës?

Për informacion, me datë 5 gusht të vitit 1981, presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Ronald Reagan pushoi nga puna 11 mijë e 359 kontrollorë të trafikut ajror, pasi kishin filluar një grevë për të rritur pagat e tyre.

Vendimi për pushimin e tyre erdhi pasi dy ditë më parë, më 3 gusht, pothuajse 13 mijë kontrollorë të trafikut ajror hynë në grevë për shkak të kushteve të punës dhe rritjes së pagave.

Ditën që kontrollorët hynë në grevë u anuluan 7000 fluturime dhe Presidenti Reagan e quajti grevën të paligjshme. Ai paraprakisht kërcënoi se do të pushonte nga puna çdo kontrollues që nuk do të kthehej nga puna brenda 48 orësh.

Edhe pse ky vendim pati pasoja, Regani nuk u tërhoq dhe ushtria mori Kontrollin Ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njëkohësisht, filloi pranimi në punë i kontrollorëve të rinj, ndërsa ata që vazhduan grevën, jo vetëm që nuk u lejuan të punojnë si kontrollorë, por iu ndalua puna në këtë fushë, përjetësisht.

(Autori ka punuar shtatë vjet në cilësinë e zëdhënësit të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)