24 Prill 2024

Shteti në funksion të krimit organizuar dhe korrupcionit në Kosovë

Shkruar nga Avni Islami

Kriza e rëndë sociale dhe ekonomike, në të cilën është katandisur Kosova është jo vetëm shqetësuese por edhe tmerruese, kur kihet parasysh se kohët e fundit është rritur numri i vetëvrasjeve për shkak të varfëris së skajshme të pjesës dërmuese të popullatës së vendit.

Instalimi i një sistemi tipik mafioz e kriminal ka bërë që Kosova të konsiderohet si vendi me korrupcion të lartë dhe vend ku po lulzon kriminaliteti i formave të ndryshme.

Gjendja alarmante është para shpërthimit dhe mjafton një shkëndi i vogël dhe protestat e demostratat janë të pa evitueshme.

Protestat para disa ditësh të pensionistëve të Kosovës janë vetëm një shenjë se pozita sociale e ekonomike e popullit po vjen duke u keqsuar dhe dita ditës po  ngushtohet laku. Shqetësim edhe ,më i madhë vjenë rritja e numrit të vetëvrasjve për shkak se një shtresë e shoqërisë kanë kaluar në varfëri të skajshme.

Një kategori e personave që janë duke bërë vetëvrasje janë edhe ish pjestarët e UÇK-së të cilët janë mbetë në mëshirën e kohës e pa përkujdesje institucionale. Sipas raporteve zyrtare numri i atyre trimave që luftuan për një Kosovë më mdryshe se kjo që po duket sot ka arritur në 21.

Po ashtu vrasja e apo vetëvasja e Dino Hasanajt si zyratar i lartë i shtetit tregon për brizhtësin e këti sistemi të instaluar në. Kosovë.  ‘’Vetëvrasja’’e Hasanajt tregon edhe një here se qeveria aktuale po bëhet gjithnjë e ma e rrezikshme dhe përgjegjësia për këtë vdekje në mënyr direkte apo indirekte  bie mbi të.

Numri i papunëve sa vjenë e shtohet, i vetmi punëdhënës është bërë qevria  Hashim Thaqit, e tërë kjo lojë po luhet me qëllim që të mbrohet ky system i instaluar, sepse ky system do ta lë edhe, më gjatë në skenën politike dhe në pushtet këtë qeveri të pistë që asnjherë nuk mendon për qytetarin por vetëm për ata që janë të dëgjueshëm por edhe për ata individ që po nuk u terguan të kujdesëshëm do të fluturojnë nga vend i punës.

Denimi i dy kryetarëve të komunave që vijnë nga PDK-ja dhe dyshimi edhe i disa të tjerve si dhe hetimi e pjesës ma të madhe të kabinetit qeveritar të Hashim Thaqit tregon qartë se ardhja në pushtet e këtyre banditëve është bërë me plan dhe qëllimi i tyre është pasurimi e jo prosperimi i popullit aq shumë të përvuajtur me shekuj.

Barometri i analstëve dhe ekspertve tregon se institucionet e shtetit të Kosovës janë kthyer në mekanizma për mbrojtjen e interesave te ngushta të individve apo edhe grupeve të caktuara klanore që për momentin janë duke e kontrolluar çdo segment të jetës në vendin tonë.

Instrumentet e shtetit sot i japin llogari vetëm bosave e jo hirerakisë institucionale, kjo është alarmante për këto institucione por edhe për qytatarëttë cilët nuk din dhe nuk kanë se ku të ankohen, prandaj është koha të ndyshon jo vetëm qeverisja por edhe vetë sistemi i cili është instaluar këtu tek ne i cili po duket tamam si copje e një sistemi totalitar.

(Autori është kriminalist dhe ekspert i sigurisë)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)