16 Prill 2024

Shtet njëpartiak!

Kush nuk ndëshkohet,nuk mëson kurrë. (Proverb grek)

Shkruar nga Zejdush Kastrati


Gara për të qenë sa më afër, apo edhe për tu futur brenda PDK-së,Partisë, e cila për momentin, po qeverisë dhe sundon, me gjithë Kosovën, (me përjashtime të rralla) është një realitet, dhe një e vërtet shumë e madhe , që po shihet dhe vërehet gjithnjë e më tepër,dhe nuk është për tu habitur, kur dëgjohen zëra, dhe opinione, jo vetëm nga disa që shkruajnë kolumne, e i bëjnë “hyzmetin” këtij subjekti, por këtë, po e thotë, edhe vet lideri i PDK-së, njëherit Kryeministri Thaci, i cili, nëpër vizitat që ka bërë, dhe po i bënë, nëpër degët e kësaj partie, në gjithë Kosovën, me rastin e 12 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik, haptas dhe me krenari, po trumbeton, se ky subjekt, si asnjëherë më parë “është unik dhe alternativë e vetme, për zhvillim të gjithëmbarshëm, të Kosovës, dhe padyshim, do të ketë jetë të gjatë si prijëse në vend…” .

  Ska dilemë,kur edhe pas zgjedhjeve të fundit, që edhe nga disa mekanizma ndërkombëtarë u quajtën” vjedhje industriale”, PDK, rimorri timonin e të parit në vend ,lidershipi i këtij subjekti, i organizuar si kurr më parë, urgjentisht i parashtroi vehtes detyrë dhe përpiloi e harmonizoi strategji shumë efikase, veprimi, dhe me një vigjilencë dhe zhdërvjellësi “futi në observim” gati gjithë opozitën, që fillimisht arriti ta përqajë, dhe në vazhdimësi, u soll me te , si “i pasuri dhe lypësi”,dhe kjo ndikoi, që deri më tash , jo vetëm ne Parlament, të realizojë gjitha synimet dhe qëllimet, por edhe në institucionet tjera, e në veqanti në organe ekzekutive,përkatësisht, aty ku ndihet dhe verehet më së shumti, ndikimi dhe fuqia, e një partie,gjegjëisht, subjekti politik, i cili ka pikësynim, qeversijen dhe pushtetin por edhe kohëzgjatjen e asaj qeverisje.

Hiq, zërin e ndonjë mediumi, apo gazetari-e të vetëm, me zëvendeskryeministrin Kuqi në krye të këtij aksioni, mediat qofshin ato elektronike por edhe të shkruara, shumë shpejtë”u rahatuan” dhe ia futën”gjumit dimëror” dhe nuk është për tu habitur, kur pikërishtë, Kuqi, jo një herë, por disa herë, është deklaruar, se ata,(qeveria) nuk po i bëjnë presion medias, por ata si qeveri, janë në hall, për shkak të servilizmit të medias, e në veqanti të raportimeve në superlativë për(mos) punën e tyre…për cka sic tha një ditë(ndoshta në modesti), po ky Zëvëndëskryeministër(i cili së shpejti pritet të bëhët përsëri i pari) nuk ndihet aspak komod, dhe nuk po i bëjnë shërbim e nderë!
 
Sa i përket, edhe shoqërisë civile,me përjasht-ime të dy-tre individëve,mund të themi, se ky segment i cili duhet të jetë zëri i demokracisë së mirëfilltë, kaherë është shpallur i “vdekur politikisht”,me cka, mund të dëshmohet, edhe rasti i”Kipred-it”.

Eshtë edhe ky një fakt, dhe një dëshmi se PDK,si subjekt me shumë militantë, pastaj disa “të guximshëm”e shumë ”patriotë”, por të organizuar mirë, dhe kuptohet, me mbeshtetje, edhe të faktorit ndërkombëtarë por në veqanti, të organizimit e strukturimit të brendshëm,nëse nuk ndodhin turbulenca eventuale, të cilat deri më tash, përkundër tentimeve, nuk rezultuan me sukses, dhe u eleminuan pa pasoja, që mund të reflektonin tek elektorati,PDK-ja,nuk ka kundërshtarë politik të cilët, hë për hë,do ta rrezikonin apo eventualishtë, në një të afërme të shpejtë, ti marrin pushtetin dhe primatin e të parit në vend, apo të një pushteti apsolut, që për momentin ka ky subjekt politik në këtë Kosovë.

Solucion i vetëm,dhe e vetmja alternativë që mund të shpresojnë disa nga opizita,apo ata që nuk e adhurojnë këtë subjekt politik, është nëse ata, që e kanë pru dhe fuqizu në pushtet lidershipin e këtij subjekti,(që dihet kush janë) dhe që dihet, se, jo vetëm te ne,por në veqanti në tërë rajonin, cdo parti politike identifikohet me liderin,dhe nëse pikërishtë, ata e vlersojnë, dhe e shohin si të harxhuar, dhe jo të dobishëm e partner jo të denjë, për të quar proceset përpara, apo për ta qeverisur Kosovën, edhe më tej, atëherë mund të ndodhin ndryshime,dhe ate edhe brenda natës.gjë që nuk mund të përjashtohet.

Megjithate, kur punët në teren,japin një pasqyrë krejt tjetër në raport me ndërkombëtarët, dhe falë kooperativitetit që po tregon Kryeministri Thaci i cili punët po i kryen perfekt, nuk mbetet të shpresohet shumë në këtë opcion.

Edhe kthimi eventual dhe  i shpejtë i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt nga Haga, dhe lejimi i aktivizimit të tij në jetën politike, përkatësisht, në këtë subjekt politik,të cilit nuk i mungon guximi dhe vizioni, dhe mund të jetë sfidë e madhe për PDK dhe Thacin, e në veqanti arritja e ndonjë kooalicioni parazgjedhor me LDK-në, e cila ka elektoratë, por i mungon struktura e organizuar udheheqëse që është defekti kryesor, me të cilin, po ballafaqohet, kjo parti ,është një mundësi që PDK-ja, të mos shpresojë, se nuk ka kush, t’ia prish, rahatinë, dhe t’i rrezikoj pushtetin.

Për shoqërinë në përgjithësi, e në veqanti për ate kosovare, ndryshimet në kreun qeverisës,në këto rrethana , padyshim janë të shëndetshme, si për demokracinë e brishtë,ashtu edhe sa i përket edhe përgjegjësisë dhe pegimit të shtresimeve sa më të fuqishme partiake në institucione e që ne shumë raste rezultojnë edhe me deformime e devijime por edhe me diktat, sepse një qeverisje e tillë, ka vetëm një emër- qeverisje në shtet njëpartiak!

 Zatën, tash për tash, kësaj rruge, pa pengesa dhe pa kundërshti të mëdha, po shkon PDK-ja, me në krye Hashim Thacin, Kryeministër të Kosovës dhe lider të kësaj partie.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)