26 Prill 2024

Shqipëria duhet tu njoh dy shtetësinë shqiptarëve kudo qe janë

Shkruar nga Asllan Dibrani

Me fjalën shtetësi kuptojmë se është (dokument zyrtar)-me të cilin përcaktohet përkatësia shtetërore e individëve. Zakonisht në praktikë gjithë banorët e lindur të një shteti, kanë përkatësinë shtetërore të ati vendi ku ka lindur.

Ka ndryshime në disa shtete, qe qytetari i huaj nuk mundet me qenë përfitues i shtetësisë se ati vendi edhe me shumë vite, siç është rasti i shumë qytetarëve shqiptarë, qoftë nga (Shqiperia ,Kosova apo pjesë tjera me popullatë shqiptare) në Ballkan.

Ka shqiptarë, deri me 25 vite qëndrimi në vende e huaja pa shtetësi përkatëse te atij shteti, si shembull në Gjermani ka shume shqiptarë qe kategorizohen  të pa shtetësi.

Akoma kanë disa shtetësinë jugosllave (serbe) qe në praktikë nuk njihen as "shtetas kosovar" qe edhe në regjistrimin e popullatës në Kosovë në vitin e kaluar, i kushtoj mjaft Kosovës   ne raport me numrin ekzistues.

 Këtu duhet cekur se ka shtete në të cilat pas qëndrimit të personave në to, më gjatë se 5 vite, ata kanë të drejtë posedimi të shtetësisë nëse i përmbushin edhe disa kritere plotësuese. Po ashtu në praktikë sipas ligjeve të shumicës së shteteve, përkatësia shtetërore e individëve mund të ndryshojë qe të ketë  edhe nga" dy e tri shtetësi "!

Isha, në Shqipëri para dy viteve , në Durrës pata rastin t'i njoh ca fqinjë të një mikut tim. Gjithnjë komunikimi ishte shqip. Miku im qe nga fëmijëria i njihte si shqiptar .

- Ai u shpreh ma tutje se këta komshinjtë të gjithë ishin bullgar dhe kanë marrë shtetësinë bullgare pak i nevrikosur përfundoj rrëfimi i tij!?... Si frymëzim i kësaj teme vendosa ta  analizoj, se çka jemi ne shqiptarët?  A jemi kundërshtar potencial ndaj vetvetes, qe shumë lehtë vlerat tona i përçmojmë, i përbuzim  i dhunojmë me duart tona !

Tjetërsohen qytetarët tanë, paradoks i shprehur  deri ne vetmonim si keqmenaxhim juridik duke ju dhënë qytetarëve tanë shtetësi të huaj?... ndërsa vete "shqiptarëve nuk u epet shtetësia shqiptare aq lehtë" ,po te jetë kosovar apo një shtetas shqiptar nga shtete fqinje ? Për tu bindur kësaj informate hulumtova se në Shqipëri, (Bullgaria u ka dhënë shtetësinë e saj 11.441 personave që nga fillimi i 2011 deri në mes të shtatorit).

Shtohet pyetja ku janë organet shtetërore shqiptare? Ku është shteti juridik qe duhet të jetë prezent pran këtyre abuzimeve dhe paradokseve qesharake, pa u kujdesur  fare ndaj këtyre akteve "antishqiptare" qe po kryhen nga shtete fqinje. Veprime te tilla ka sidomos nga Greqia fashisoide qe pretendon të "asimiloj shqiptarët  për brenda Shqipërisë" me misionarët në Shqipëri e lere ma ata refugjatët tanë qe qëndrojnë në Greqi, duke shantazhuar dhe cenuar të drejtën e qytetareve tanë me përkatësi "ortodokse" , - ose duke ju imponuar edhe ndërrim emrash!...

Maqedonia e ngordhur, nuk është e pa prekshme në këtë fenomen , po as Serbia qe në kohët e fundit shpikë  shifra të minoritet serb atje.  Nga kjo përfundon mendimi se Shqipëria karshi këtyre tendencave, manipulimit të minoriteteve  nuk është duke e prezantuar veten si shtet fare, duke lejuar përdhunosjen e shtetit shqiptar?

Rregullorja për heqjen dore nga shtetësia shqiptare si ma posht:

 

· Kërkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës. Kërkesa të përmbajë

identitetin e plotë të kërkuesit (emër mbiemër, datëlindje, vendlindje, kombësinë),

adresën e sakte te vendbanimit te tij te përhershëm, si dhe adresën (nr.telefoni) ku

pret informim për ecurinë e aplikimit te tij, arsyet e kërkesës për heqjen dore nga

shtetësia shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër mbiemër e firmë nga kërkuesi;

· Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal,

marre ne vendin përkatës;

· Certifikata e lindjes me fotografi e aplikuesit ;

· Certifikata familjare e aplikuesit ;

· Vërtetimi i gjendjes gjyqësore ;

· Vërtetimi nga Gjykata e rrethit ;

· Vërtetimi nga Prokuroria;

· Vërtetimi nga Zyra e Përmbarimit ;

· Vërtetimi nga Kryetari i Njësisë administrative qe është banor i asaj njësie, në te

cilin të konfirmohet adresa e sakte ;

· Certifikata e martesës se aplikimit e marrë në vendin ku është lidhur martesa;

· Dokumenti qe vërteton rezidencën, vendbanimin e tij ne shtetin premtues të shtetësisë

tjetër. Ne çdo rast ky dokument duhet të jete për te gjithë anëtaret e familjes;

· Deklarata noteriale e te dy prindërve, ku te shprehet pëlqimi i tyre për heqjen dore

nga shtetësia shqiptare e fëmijëve të tyre te moshës deri 18 vjeç; Këto obligime të një qytetari të Shqipërisë janë të qarta, po a thua se po zbatohen në praktike nga qytetarët  e shteteve fqinje qe i konsiderojnë si te vet atë pjese te minoritareve  në Shqipëri ?!..

Shpjegime mbi heqjen dore nga shtetësia shqiptare

Presidenti i Republikës, sipas nenit 92 të Kushtetutës, ka kompetencë të japë dhe të lejojë heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, sipas ligjit.

Kështu thuhet ne rregulloren  e shtetit shqiptar për shtetësinë , a thau se Presidenti shqiptar ka pasur mundësi t'i shqyrtoj dhe t'i nënshkruaj gjithë ato kërkesa vetëm në vitin 2011 edhe atë ne 6 mujorin e parë?

Numër jo i vogël kanë përfituar të drejtën e shtetësisë bullgare, (11.441 personave), a thua se  presidenti gjatë 6 muajve vetëm ketë punë ka pasur ? Po të zbatohet një orar pune normal nga 8 orë në ditë, a thua se i ka premtuar koha ti nënshkruaj gjithë këto kërkesa?!... A thau se presidenti shqiptar ka pas ndonjë punë tjetër , ndonjë vizitë jashtë shtetit , apo pritje të ndonjë burrështeti zyrtarisht në Shqipëri ,apo edhe ndonje aktivitet tjetër ? Nga një mendim i shendosh del se organet shtetërore të Bullgarisë kane bërë  abuzime ,keqpërdorime dhe thyerje të normave ndërkombëtare, pa e përfillur fare shtetin shqiptar!

Shtetësia problem edhe në Kosovë!

Në vitet e fundit numri i kosovarëve, të cilët kanë kërkuar heqje të shtetësisë është rritur masovisht, heqja dorë e kosovarëve nga shtetësia është mjaft shqetësuese .

Kosovarët heqin dorë nga shtetësia vetëm për të marrë shtetësi të vendeve të tjera, ku ata për disa vite kanë punuar. “Në bazë të ligjit për shtetësi në shumë shtetet të tjera evropiane lejohen dy shtetësi. Por, ka shtete të tilla, që nuk i pranojnë dy shtetësi, prandaj qytetarët tanë,

të cilët pretendojnë të marrin shtetësinë e atyre shteteve janë të detyruar të heqin dorë prej shtetësisë së Kosovës edhe këtu ka te meta të mjaftueshme, qe shtetasit kosovar sot përballën me një varg problemesh të kësaj natyre në mungesën e marrëveshjes bilaterale të Kosovës me ato shtete ,por kur është ne pyetje kërkesa nga kosovaret për shtetësinë shqiptare kërkohen shumë e shumë  obligime , dokumente dhe kushte qe shteti shqiptar nuk i përfill etj .

Shqipëria t'u njeh dy shtetësinë shqiptarëve kudo qe janë!

Sipas vendimeve praktike në shumë shtete të ndryshme evropiane  ju njihet e drejta e shtetësisë të gjithë shtetasve të vet ,rasti konkret i (bullgareve qe kudo që ka bullgarë të vet në Maqedoni,Shqipëri, Maldovi në Kosovë) qe gorant i konsideron si bullgar etj, sot gëzojnë shtetësinë bullgare.

Një gjë te tillë ka bërë edhe shteti hungarez qe te gjithëve shtetasve  "hungarez në Vojvodinë dhe gjetiu" , ju ka njohur e drejtën e dy shtetësisë ,ashtu ka vepruar edhe Serbia me qytetarët e vet .

Nga kjo praktikë e zbatuar nga shtetet fqinje, edhe Shqipëria duhet ta praktikoj një gjë te tillë për shtetasit e vet ku do qe i ka, në Kosovë , Serbi, Maqedoni , në Greqi , Mal te zi apo në Diasporë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)