29 Mars 2024

Shpërdorimi RTK-së për humbjen e adresës së korrupcionit

Shkruar nga Xhevat Bislimi
 
Mbrëmë, televizioni publik – RTK-ja - me pompozitet dha lajmin (dezinformatën) se Zvëvendësministri i drejtësisë paska shpërdoruar nëntë mijë euro në Komunën e Vitisë!! Unë, si të gjithë shikuesit, po prisja kronikën të dëgjoja se çfarë do të dalë nga ky lajm?!!

Cili ishte “shpërdorimi” që kishte bërë Kryëtari i Degës së PDK-së, i cili ishte një kohë shef i administratës dhe personelit në Komunën e Vitisë dhe tash Zëvendësministër? Qytetarët e lagjes “Flaka e Janarit” në Viti paskan mbledhur nëntë mijë euro për pjesëmarrje në ndërtimin e kanalizimit në lagjen e tyre. 

Kronika e bërë nga Jehonë Zhitia nuk e vërtetoi me asgjë lajmin e dhënë me pompozitet në hapje të ditarit se “Daut Xhemajli paska shpërdoruar nëntë mijë euro”. Dëshmitë e atyre që u intervistuan demantuan lajmin e dhënë me bujë!! Një pjesë e këtyre parave (afërsisht gjysma) ishin derdhur në llogarinë rrjedhëse të CDI-së dhe pjesa tjetër në llogarin e inxhinierit që ka bërë projektin.

Asnjë cent nuk e kishte marrë Daut Xhemajli në xhepin e tij dhe asnjë cent nuk ishte deponuar në llogarinë e tij bankare. Pra, doli ajo fjala e urtë popullore: “U mbarsë mali dhe polli një mijë”!!

Vetë koxhobashi i nëntokës së Vitisë, N. Arifi, nuk tha asgjë dhe nuk dha asnjë argument për shpërdorim të atyre parave. Gjëja e vetme që tha ishte \"refreni\" i tij i zakonshëm dhe demode: \"unë nuk e di\", \"unë s\'kam ditur gjë\"!!? Këtë \"refren\" e përdor për t\'u hequr para qytetarëve si njeri i xhamisë që nuk i shkelë as bubrrecat!!

Por, ky \"refren\" nuk po pi ujë më te qytetarët tanë. Për secilin sot është e qartë se pa dijen dhe pa pëlqimin e tij nuk është bërë dhe nuk po bëhet asnjë veprim në Komunën e Vitisë. Nuk ka tender që nuk kontrollohet dhe miratohet prej tij.

Tash, pas shkarkimit të nënkryetarit dhe drejtorëve të PDK-së, të zyrtarit të prokurimit dhe përgjëgjësit të gjendjes civile..., po përpiqet ta fus nën kontroll edhe auditimin!! Presion, shantazh dhe kërcënim për shkarkim po i bënë vazhdimisht drejtorit të auditimit, Fevzi Mehmetit, me arsyen e vetme për ta nënshtruar dhe kontrolluar edhe këtë sektor të rëndësishëm në Komunë.

Por, ajo që më shqetëson mua si qytetar i këtij vendi është mendësia, logjika, mënyra dhe metodat që po përdoern në këtë vend për të eliminuar dikend (kryekëput të burgosurit politikë, luftëtarët e lirisë, njerëzit që punojnë me nder e përkushtim për këtë vend, njerëzit që e duan këtë vend…) nga skena politike dhe publike dhe për t’ia zgjatur jetën korrupcionit, krimit të organizuar, hipokritëve, servilëve, matrapazëve, atyre që këtë vend e konsiderojnë si çiflik të tyre, si tokë të huaj dhe të pa Zot!!

Të gjithë e dinë se qeverisja në Komunën e Vitisë është uzurpuar, privatizuar dhe personalizuar nga Nexhmedin Arifi, i cili ka dy vjet që nuk qeverisë me PDK-në, por me AAK-në, AKR-në (formalisht), PSDK-në dhe LDK-në (joformalisht).

Të gjithë e dinë, gjithashtu, se ADRESA e korrupcionit, kontrabandës dhe trafikut me prona, me tendera, me paranë publike, me punësime, me mandate, me votën e lirë të qytetarëve dhe me çdo gjë që mund të kontrabandohet e trafikohet në këtë Komunë është vetë kryetari i tashëm pa legjitimitet, Nexhmedin Arifi.

Mirëpo, R. Berishës dhe “padronëve” të tij, që gjenden deri në nivele të larta të këtij vendi (në zyrat qendërore), nuk i intereson adresa e korrupcionit, ai dhe kompania e tij, të lidhur ngushtë me politikën, kanë një mision (anti)historik dhe (anti)kombëtar e (anti)shtetëror: Humbjen e adresës së korrupcionit në Viti dhe në Kosovë!! Ai dhe padronët e tij e kanë dërguar Jehonë Zhitijen (gazetare e re në RTK) me porosi të qartë:

“Nuk na intereson nëse ka bërë apo nuk ka bërë shpërdorim Daut Xhemajli, nuk na intereson a ka apo nuk ka fakte kompremetuese për D. Xhemajlin… ne duamë një lajm kompremetues për të, dhe e duamë në lajmet qendërore”!! Jehona dhe mediat e “kapura” nga kjo kastë (si i gjithë sistemi politik) dhe nga ky segment “patriotik”- mafioz, që po e grryen dhe  rrënon shoqërinë tonë, që po e kriminalizon dhe errëson lirinë dhe të ardhmen e këtij vendi, u “shtrëngua” të vijë dhe të bëjë atë lajm dhe atë kronikë në kundërshtim me etikën gazetareske dhe me etikën njerëzore për ta “nxirë”, “denigruar” dhe “përbaltur” figurën dhe emrin e D. Xhemajlit!! Urojmë që Jehona të paktën të marrë një \"shpërblim\" të majm nga \"padronët\" e saj!

Jo vetëm kaq. Porosidhënësit e kësaj kronike dhe të këtij lajmi llogarisin edhe në sundimin më të lehtë me politikën dhe vendin. Sundimin e partive politike (ata nuk dinë të drejtojnë) dhe të këtij vendi e shohin më të lehtë me njerëzitë që kanë bishtin e zënë nga e kaluara e tyre kolaboracioniste ose me ata që kanë bishtin e zënë nga veprimtaria e tyre uzurpatore, korruptive dhe shpeshherë kriminale pas luftës. Etja për pasuri, pushtet e lavdi i ka bërë grusht kolaboracionistët, mafiozët dhe “patriotët” e djeshëm dhe të sotëm!!

Ftoj RTK-në, meqë është medium publik, ta vazhdojë deri në fund hulumtimin e korrupcionit, uzurpimeve, trafikimeve dhe shpërdorimeve të çfardo natyre qofshin në Komunën e Vitisë dhe ta dëshmojë neutralitetin e saj derisa të vërtetohet ADRESA e korrupcionit dhe e të keqes në Viti. Për mua kjo ADRESË është e gjetur, e ditur dhe e saktë (N. Arifi), por ju keni hyrë shumë borgj me këto dezinformata dhe përpjekje për ta “përbaltur” D. Xhemajlin, prandaj keni detyrim, ligjor, moral dhe njerëzor ta lani këtë borgj…

Shpërdorimi i një mediumi publik në këto përmasa përbënë kërcënim real për vendin, lirinë, drejtësinë e vendit, median, shoqërinë, që rezultojnë të \"kapura\" nga ky segment ose nga kjo kastë e majmur nga mafioziteti, kontrabanda dhe krimi organizuar.

Kush janë, ku janë, ku veprojnë, si veprojnë është detyrë e shtetit dhe organeve të tija(nëse nuk janë tërësisht të kapura) t\'i identifikojë, kufizojë dhe eliminojë në emër të interesave të larta të vendit, të ardhmes dhe lirisë së tij...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)