20 Prill 2024

Shpalosje të programit nga kandidati për guvernator të BQK

Shkruar nga Xhevat Meha ACCA  

Siç edhe tani është e ditur nga opinioni I gjerë, Banka Qendrore e Kosovës (“BQK”) ka hapur konkursin për Guvernator të ardhshëm të BQK-së.

Në cilësinë e kandidatit për Guvernator të ardhshëm të BQK-së, në këtë shkrim janë të shpalosura pjesë nga programi konkurrues për pozitën përmendur më lart.

Disa nga pjesët e programit, për shkak të mundësisë së përvetësimit nga konkurrentët e mundshëm, do të shpalosen më vonë në momentin kur vlerësohet e nevojshme.


Zhvillimi i sistemit financiar të Kosovës deri tani

Pas luftës, sistemi financiar në Kosovë ka filluar të ndërtohet pothuajse nga zero me një trashëgimi të mosbesimit të qytetarëve në sistem financiar. Funksionet themelore janë sistemi i pagesave, sistemi bankar, sistemi i sigurimeve, sistemi mikro-financave, sistemi transferim të parave etj.

Tani sistemi financiar i Kosovës ka arritur që të kthej besimin e qytetarëve, të ketë stabilitet, qëndrueshmëri dhe siguri të funksionimit. Zhvillimi i sistemit financiar pas luftës ka qenë dhe vazhdon të jetë i ndihmuar me ekspertizë dhe mbështetje tjetër nga FMN dhe institucionet tjera ndërkombëtare.

Qëndrueshmëria e tanishme e sistemit financiar të Kosovës mund të elaborohet me disa tregues të sistemit bankar me që sistemi bankar përbën rreth xx% të peshës së përgjithshme të sistemit të tërësishëm financiar të Kosovës.

Burimet kryesore të financimit të sistemit bankar janë depozitat vendore që sillen në rreth 80% të gjithsej detyrimeve ku pjesëmarrja e depozitave të ekonomive familjare është mbi 65% e depozitave të tërësishme. Këto burime financimi sigurojnë një shkallë të kënaqshme likuiditeti. Raporti i kredive ndaj depozitave është në 80%, normë e cila është edhe e kërkuar nga BQK.

Norma e kredive jo-përformuese (Non-Performing Loans) në qershor 2010 ishte vetëm 4.5%. Mjaftueshmëria e Kapitalit (Capital Adequacy Ratio) në qershor 2010 ishte 18.7% kurse shkalla e kërkuar nga BQK është 12%.  

Qëndrueshmëria e tanishme e sistemit bankar ka ndihmuar në zhvillimin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik, mirëpo disa tregues tjerë demonstrojnë se nevojë për zhvillime të reja të këtij sistemi.

Problemi që tani më së tepërmi rëndon në sistemi bankar të Kosovës është që norma mesatare e kamatave në kredi në qershor 2010 ishte 14.4% ku kreditë për biznes kishin kamatën 16.7% dhe ekonomit familjare 12.2%. Në të njëjtën kohë, norma mesatare e depozitave në qershor 2010 ishte 4.%.

Drejtimet zhvillimore për të ardhmen

Në konsiderim të autorit të këtij shkrimi disa arsyetime se kjo shkallë e kamatave është për shkak të mos-funksionimit të shtetit ligjor nuk qëndron. Në bazë të një raporti studimor të Bankës Botërore indeksi i sundimit të ligjit në Kosovë është i njëjtë me atë të Shqipërisë në -0.5.

Shkalla mesatare e kamatave në kredi në Shqipëri në 2010 është në rreth 14.5% kurse shkalla e kredive jo-performuese (Non-Performin Loans) është në rreth 15%.

Faktet e paraqitura këtu dëshmojnë se BQK duhet të përqendrohet me veprimet e veta në kuadër të kompetencave që ka në bazë të ligjit në përmirësimin e kushteve të kreditimit. Këto kushte kreditimi janë pasoj e vet funksionimit të sistemit financiar në Kosovë.

Para disa ditësh Komisioni për Konkurrencë i Kosovës paralajmëroj se do të hetoj se a ka marrëveshje të fshehtë në mes të bankave për kamatat në kredi. Autori e këshillon këtë komision që të ketë parasysh kushtet e sistemit financiar që krijojnë pozitë të tillë në treg dhe të mos janë të nxituar nga treguesit e mësipërm por të nxjerrin dëshmitë e nevojshme.

Autori i këtij shkrimi në bazë të analizave, hulumtimeve dhe konsultimeve të bëra ka të ndërtuar programin konkret të veprimit në këtë fushë në bazë të cilit do të përmirësohet gjendja që do të sillte dobi tek vet sistemi bankar, dobi tek bizneset dhe ekonomia përgjithësisht si dhe do të forconte qëndrueshmërinë e sistemit të përgjithshëm financiar të Kosovës. Programi përfshinë tre drejtime konkrete në të cilat do të merreshin veprime konkrete.

Këto drejtime do të bëhen të njohura në momentin kur vlerësohet si e përshtatshme për t’u shpalosur. Programi i ndërtuar do të jap si rezultat që kamatat në kredi të janë më të ulëta dhe volumi i kredive të rritet.

Nga kjo bankat do të përfitojnë nga rritja e volumit të kredive, bizneset do të përfitojnë nga kamatat më të ulëta, sistemi financiar do të ketë stabilitetin e qëndrueshmërinë dhe përgjithësisht zhvillimi ekonomik do të ketë nxitës të mjaftueshëm zhvillimor.

Në këtë fazë të zhvillimit, është e nevojshme që niveli i zbatushmërisë së ligjeve të trajtohet si temë e veçantë. Disa karakteristika janë specifike për punën e BQK-së dhe se këto do të shkoqiten në vijim.

Në të gjitha raportet ndërkombëtare Kosova paraqitet me shkallë të ultë të zbatushmërisë së ligjit. BQK vepron në kuadër të këtij ambienti dhe se ka ndikimet e veta. Në muajt e fundit ish Guvernatori dhe disa të tjerë janë nën hetime për shkelje ligjore.

Disiplina financiare është një nga faktorët më rëndësi për funksionim efikas të sistemit financiar. Kjo disiplinë financiare ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga tre faktorët kryesor që sot Bursa e Londrës dhe sistemi financiar anglez janë në nivel kaq të lart të zhvillimit.

Plaku nuk është shqetësuar që miu ka kaluar nëpër mustaqe. Shqetësimi ka qenë se ka mësua rrugën. BQK sidomos për nivele të larta të menaxhimit ka nevojë për individë të cilët nuk kanë mësua rrugën e mos zbatimit të ligjit, në asnjë rast, në asnjë rrethanë, qoftë edhe për imtësi.  

Për një BQK të qëndrueshme dhe ushtrim efikas të kompetencave është e nevojshme që të punësuarit përfshi nivelet më të larta të kanë një shkallë të lart të profesionizmit.

Sigurisht që niveli profesional është i lidhur me kualifikimet dhe përvojat të fushës përkatëse. Niveli i tanishëm i profesionizmit në BQK është i kënaqshëm me që një numër i të rinjve janë ambicioz dhe kanë arritur nivel të kënaqshëm të njohurive dhe shkathtësive të fushave përkatëse. Trajnimi i punëtorëve por edhe zhvillimi në përgjithësi i BQK-së është ndihmuar dhe vazhdon të ndihmohet nga donatorë të jashtëm.

Ndihma do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Është detyrë e BQK-së që të rrisë nivelin profesional dhe nivelin absorbues përfshi nivelet më të larta në mënyrë që puna e BQK-së të rrisë nivelin e ushtrimit të kompetencave në menaxhimin dhe udhëheqjen me sistemit financiar në Kosovë.  

Zbatimi i programit zhvillimor të BQK-së të ofruar nga kandidati për Guvernator të ardhshëm të BQK-së bazohet në vazhdimin e ofrimit të ekspertizës së jashtme për problematikat të cilat kërkojnë njohje dhe përvoja të reja për BQK-në.

Profili i kandidatit shkurtimisht

Autori i këtij shkrimi si kandidat për Guvernator të BQK-së është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Kosovës në vitin 1989 dhe ka emigruar në Londër në vitin 1993 ku nga atje është kthyer në Kosovë në vitin 2001.

Gjatë qëndrimit në Londër ka përfunduar studimet profesionale të kontabilitetit ku në vitin 2000 bëhet Kontabilist i Çertifikuar dhe në vitin 2004 bëhet Revizor i Licencuar nga ACCA (“The Association of Chartered Certified Accountants” – institucion i Mbretërisë së Bashkuar për kontabilitet dhe revizion me shtrirje të aktivitetit në rreth 150 shtete).

Po ashtu nga gjatë qëndrimit në Londër ka punuar 5 vite në KPMG Zyra e Londrës (një nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare për revizion, kontabilitet dhe konsulencë) Departamenti i Revizionit të Sektorit Financiar si Ndihmës Revizori. Puna në KPMG në cilësinë e klientëve ka përfshi banka dhe institucione financiare anëtare të Bursës së Londrës.

Pas kthimit në Kosovë, kandidati fillimisht ka punuar në një projekt të Bankës Botërore në themelimin e Shoqatës së Kontabilistëve dhe Revizorëve të Kosovës në hartimin e modelit të çertifikimit të kontabilistëve dhe përpilimit të programit të trajnimit të tyre.

Nga viti 2002 ka themeluar zyrën për ofrimin e shërbimeve të revizionit dhe konsulencës ku deri më tani ka kryer mbi 80 revizione financiare dhe një numër të projekteve të konsulencës.

Tani përveç kësaj zyre, kandidati punon në PTK si Menaxher i Revizionit të Brendshëm. Po ashtu deri më tani, kandidati ka publikuar disa shkrime të cilat mund të gjenden në faqen e internetit www.luani.net.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)