10 Maj 2021

Shkatërrimi i pyjeve dhe dështimi i sistemit për mbrojtjen e tyre

Shkruar nga Lëvizja Vetëvendosje

Pyjet e Kosovës janë resurs natyror strategjik. Ato bashkë me pasuritë tjera të Kosovës janë vënë nën shënjestër të shkatërrimit me qëllim të përftimi. Zjarret gjatë verës dhe prerjet e pakontrolluara gjatë stinëve të tjera, janë duke e shkatërruar pakthyeshëm për periudha të gjata këtë resurs.

Për pyjet, e tërë vera ishte zjarr dhe tërë pjesa tjetër e vitit, prerje. Prerje në vendet ku kishte pasur zjarre në vitin e kaluar dhe zjarre në vendet ku do të ketë prerje të reja. Cikël ky që ishte i pranishëm në pyjet e Bjeshkëve të Nëmuna, më së shumti në Komunën e Deçanit. Dukuri e cila aktualisht rrezikon edhe Sharrin, me orientim nga Koritniku. Në këto dy zona gjendet pyjet më cilësore të Kosovës, që janë të dominuar nga bredhi, por edhe nga specia e rrallë e Rrobullit.

Zjarret kanë përfshirë pyjet gjithandej Kosovës, pra edhe në pjesët ku pyjet janë të cilësisë më të dobët se në dy zonat e lartcekura. Me fillimin e kësaj vere, u lajmëruan zjarre në Komunën e Deçanit, në disa vatra dhe më pastaj filluan të përfshihen pyjet në Komunën e Sharrit, të Ferizajit, Lipjanit, Gjilanit, Dardanës, Besianës e komunave të tjera, e së fundi në Pejë e Prishtinë. Nga informacionet e marra nga tereni, deri tani, janë dëmtuar mbi 3000 ha pyje, nga të cilat mbi 1300 ha, janë pyje cilësore. Zjarret po vazhdojnë edhe pse me intensitet më të ultë.

Në Komunën e Sharrit, njësinë menaxhuese, “Koritniku II”, zjarret kanë përfshirë pyjet nga data 21 Gusht 2012. Zjarret kanë depërtuar në territorin e Republikës së Kosovës,  nga vatrat e zjarrit që ishin prezentë në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga data 6 gusht 2012. Në datat 21 gusht 2012 e deri më 28 gusht 2012, vija e zjarrit me gjerësi rreth 2 km, ka përfshirë territorin me gjatësi mbi 4 km, mbi fshatrat Kërstec dhe Rapcë. Më datë 28 gusht 2012 janë lajmëruar vatra të tjera zjarri të cilat nuk mund të themi se janë lokalizuar plotësisht.

Përderisa shkatërrimi i pyjeve përmes tenderëve, në emër të pastrimeve nga zjarret, ishte prezent më tepër në Komunën e Deçanit. Tani pas dëmeve nga zjarri, edhe pyjeve në Koritnik i kërcënohet shkatërrimi i parë në pjesët tjera, e kjo përmes tenderëve për prerje.

Fakti që ka pasur keqpërdorime dhe shkatërrim në emër të pastrimit, dhe kjo vit pas viti në mënyrë ciklike, lë dyshime në tërë zinxhirin e menaxhimit dhe kur kësaj ja shton neglizhencën e kësaj vere, dyshimi merr trajtën e përgjegjësisë qeveritare dhe komunale.

Deklarimi i Ministrit Rexhepi, se “nuk po ndodh katastrofa”, përkundër deklarimit të KFOR-it se nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga Qeveria ë Kosovës për ndihmë, mosdërgimi i kurrfarë kërkese për ndihmë nga Qeveria e Kosovës për Komisionin Evropian, kur dihet se ekziston Mekanizmi i Komunitetit për mbrojtje Civile dhe që intervenon edhe ne vendet qe nuk janë në BE, dhe nga viti 2007 kanë intervenuar ne me shume se 150 raste në botë, kryesisht në shuarje të zjarreve, mospërmendja nga Kryeministri në asnjë nga këto të tre muaj çështjen e shkatërrimit të pyjeve, mungesa e vizitave në terren të secilit prej ministrave përgjegjës, mungesa e thirrjes dhe mobilizimit masiv të qytetarëve apo kompanive që mund të ndihmonin vullnetarisht, le të kuptohet që Qeveria ka toleruar shkatërrimin e një pjesë të pyjeve të rëndësishme të Kosovës. 

Për këto dëme secila prej Ministrive përgjegjëse duhet të japë llogari dhe për përgjegjësit duhet merren masa. Njëjtë edhe për nivel e Agjencisë së Pyjeve, atë të Emergjencave civile, dhe Komunat përkatëse.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Maj 2021

- Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për medie lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rr. Hamdi Pogragja, Gjilan, ora 11:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)