27 Prill 2024

Sfidat e kohës dhe MKRS-ja

Shkruar nga Shkumbin Hyseni

Periudhat paraprake të cilat na përcjellën gjatë viteve, dekadave e shekujve, ishin tejet të vështira dhe shkatërrimtare. Asgjë dhe askush, nuk i shpëtoj sulmit, dëmtimit, e në raste të caktuara edhe shkatërrimit.

Dhe, edhe tek ne, lindi dielli. Çlirimi i vendit, i pasuar nga ndërtimi i institucioneve vendase, ishte shumë shpresëdhënës dhe i mirëpritur. Më ketë, padyshim se u shpresua se Kosova, do të i kthehet normalitetit dhe më ndihmën nga bashkësia ndërkombëtare, do të mund të zërë hapin që tashmë e kishte të humbur.

Kjo shpresë, ndoshta më e madhe se në shumë fusha të tjera, ishte e shprehur në fushat e kulturës, sportit, trashëgimisë.  E gjithsesi se shpresa më e madhe ishte tek rinia dhe fuqizimi i një rinie të shëndosh dhe prosperuese.

Pasi dëmtimet ishin të madha në ketë drejtim. Por, përkundër pritjeve të mëdha, për një periudhë jo të vogël kohore, u përballëm me pak zhvillim e pak më shumë me gabime  e lëshime. Diku më dashje e diku në mungesë të dijës, këto fusha, më së paku përjetuan kujdesin institucional.

Madje, as funksionalizimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në vitet e para nuk pati prodhuar diçka të veçantë. Në shumë raste, ishte vet ky institucion, konkretisht politikat e këtij institucioni, që morën shumë vërejtje dhe kritika. E të cilat më kohën u vërtetuan si të qëndrueshme.

Kjo, ndoshta në një masë edhe mund të arsyetohet, më faktin se ishim të rinj për nga përvoja, por edhe u përballëm më shumë sfida përnjëherësh, si dhe nganjëherë u ndikuan nga politikat ditore.

Pa lënë anash edhe disa arritje të cilat janë shënuar, ku më iniciativa dhe politika të kësaj ministria apo qeverisë, e ku më iniciativa të organizmave shoqëror, kulturor, sportiv por edhe individual.

Pra, përkundër shumë vërejtjeve, kishte edhe anët pozitive, sidomos në rivitalizimin e disa objekteve, që pa dashur të flasë për menaxhimin e tyre, duhet çmuar fakti se ato janë ndërtuar, apo rindërtuar.

Poashtu, një pjesë e infrastrukturës ligjore, veç ishte përgatitur, edhe pse ishte shumë pak në krahasim më atë që mund të bëhej. Ndërsa, në aspektin mbarëkombëtarë dhe ndërkombëtarë, ngecjet ishin të mëdha, e sukseset...

Por, ja që ndërrimet, nganjëherë, dinë të jenë shumë të shëndetshme. E kjo jo vetëm për demokracinë, por edhe për vet zhvillimin praktik të institucioneve të ndryshme. Aq më shumë të atyre që nuk kanë “pasur fatin” të përjetojnë lulëzimin.

Pikërisht, ardhja në krye të këtij dikasteri qeveritar, edhe pse më vonës, e një njeriu që i përket edhe kulturës e edhe rinisë, dy nga segmentet kyçe që mbulon kjo ministri, sikur i ka dhënë një shtytje të fortë organizimit dhe zhvillimit kulturor, sportiv e rinor, vendit tonë. 

Edhe në kohën e emërimit të tij në krye të MKRS-së, të z.Memli Krasniqi, nga një pjesë e theksuar e komunitetit kulturor e sportiv si dhe nga shumë  të rinj mori mbështetje. Dhe, tanimë kemi mjaftë rezultate të punës së këtij institucioni, por akoma s’janë mjaftë.

Mund të kemi të drejt nëse themi se këto të arritura janë meritë e vet ministrit, z.”Ritmi i Rrugës”.   Por, mund të thuhet edhe se këto janë meritë e ekipit që ka zgjedhur ministri për të udhëhequr së bashku. Sidoqoftë, prapë meritat i takojnë atij që dikush e pati quajtur “bajraktari i rinisë kosovare”, sikurse i takojnë edhe përgjegjësitë për lëshime dhe dështime. 

Kemi shumë objekte sportive që janë të pa ndërtuara, ose në gjendje të keqe. Kemi shumë objekte kulturore që duhet ndërtuar apo rindërtuar. Kemi shumë nevojë për përkrahje në avancimin dhe zhvillimin e vendit në këto sektore. Ka edhe shumë e shumë punë në ndërkombëtarizimin e sportit.

Ka shumë e shumë punë në avancimin kulturor, për të u prezantuar sa më shumë në botë. Por, nuk duhet harruar se për një kohë, relativisht të shkurt, kemi edhe suksese të cilat na bëjnë më shpresë se do kemi edhe shumë suksese deri në fund.

Nuk ishte i vogël suksesi, që arriti ministri më “flokë tashmë të shkurtuara”, për të mos lejuar që nderi i sportit kosovar Majlinda Kelmendi, të shkoj dhe të përfaqësoj një shtet tjetër në Lojërat Olimpike 2012. Për ketë, pati thënë edhe vet xhudistja se meritat më së shumti i takojnë ministri Krasniqi.  

Restaurimi i shumë objekteve kulturore, sponsorizimi i ligjeve bazike për teatrot, ligjit për sport, ligjit për bibliotekat, ligjit për të drejtat e autorit. Pastaj hartimi I listës së trashëgimisë në vendin tonë, hartimi i rregullores për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore.

Pastaj sigurimi e disa fondeve nga Bashkimi Evropian dhe organizatat botërore për ndërtimin, restaurimin dhe konservimin e objekteve të ndryshme, përkrahja e  Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, përkrahja e aktiviteteve rinore, përkrahja e sportistëve që përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare.

Pastaj hartimi i strategjive dhe politikave zhvillimore të kësaj ministrie. E tani së fundi edhe ndërhyrja në mos lejimin e shkatërrimit të trashëgimisë në “Çarshinë  e Madhe të Gjakovës”, janë disa nga të arriturat, të cilat kanë mundur të na mbesin në kujtesë.

Padyshim, se ka mundur të ikin shumë të arritura nga mendja, sikurse ka mundur të ikin edhe shumë kërkesa dhe nevoja që akoma nuk janë përmbushur. 

Por, gjithsesi, këto janë pak, madje shumë pak, në krahasim më nevojat dhe kërkesat. Nëse mbetët më kaq, për atë që disa, edhe është quajtur “Ministri më simpatikë” (kuptohet se ky cilësim vije nga gjinia femërore), padyshim, se të gjithë do themi se dështoi. Madje, duhet shumëfishuar të arriturat.

Kësaj, radhe do kursehem për të shkruar për ato që akoma nuk janë bërë dhe duhet bërë, por në rastin tjetër, do merremi vetëm më ato. Dhe, atë do e bëjmë për ti treguar “kullerit” të qeverisë, se ka edhe shumë punë dhe angazhim që duhet bërë.

Edhe pse, për të deritanishmen, meriton respekt. Zaten për ketë nuk e them vetëm unë, por po e thonë akterët e këtyre fushave gjegjëse, thuaja çdo ditë qoftë në medie apo gjetiu!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)