29 Mars 2024

Servilizëm, hipokrizi, oportunizëm!

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Nëse sot dëshironi te keni  pozite te larte bni lajka. (B.Metge)

Gjatë kohës kur president i Kosovës ishte Fatmir Sejdiu,me kujtohet shpeshherë kur bisedoja me  disa deputet të  Kuvendit te Kosovës  nga radhët e LDK/së rreth  raporteve mes Thaçit e Sejdiut , kishte mjaftë prej tyre që “në besë” thonin se Sejdiu është fajtor kryesor që LDK-ja nuk po mund të forcohet, reformohet dhe  fuqizohet.

Sipas tyre  këta dy liderë  i lidhte  interesi  personal , marrëveshjet mes tyre që rezultojnë  me poste ministrore,emërime ambasadorësh, tendera por edhe  marrëveshje  tjera që sjellin përfitime materile për të dy palët.

Në shikim të parë, e në veçanti  me mllefin që shprehnin   derisa pinin ndonjë kafe apo pije tjetër  në bufen e Kuvendit, por edhe gjesti kulimit e mimikës  që shfaqnin , fitohej përshtypja se vërtëtë këtyre deputetëve u kishte ardhur “në maje të hundës” gjendja në LDK/ë , dhe se  kjo do të shpërthente shumë shpejtë, e që kuptohet  për ne gazetarët që përcillnim punën e Kuvendit dhe rrjedhat politike  ,ishte me interes   por edhe lajm atraktiv  për opinionin e gjerë.

Më kujtohet se njëri prej ish deputetëve  për të treguar se sa është “militant” i LDK/së në prezencë  të  Kryetarit të Forumit të të rinjve te LDK/së  pos që  e kërcënoi atë duke i thënë  se ai   është pengesë për reforma  dhe se po e shantazhon edhe ate në degën e LDK/ së në vendlindjen e tij ,  me një agresivitet të shtuar tha se do të  ballafaqohen së shpejti gjithë  krerët e LDK/së me rebelizëm  por edhe  me veprime konkrete për të shpëtuar këtë subjekt politik.

Meqë kisha raporte te mira me  njërin nga  njerëzit e afërt të Fatmir Sejdiut,gjatë një takimi  me të(shoqërishtë) ia shpreha  këtë shqetsim të disa deputetëve  me qëllim të vetëm që të dij opinionin dhe reagimin e tij për fenomenet me të cilat po ballafaqohej LDK/ja.

Përgjegjia e tij edhe me këtë rast por edhe  në biseda të mëvonshme ishte se  vërtetë ka dobësi dhe mangësi, ka defekte sa i përket funksionimit dhe reformave por  nuk është  |Fatmir Sejdiu që po i pengon ato procese por  shumë rrallë ndodhë që të hapen tema  që preokupojnë deputetët për gjendjen në LDK..

Posa hynte  Fatmir Sejdiu në takime më besoni thekson  edhe  tani ish deputeti të gjithë  heshtnin, dëgjonin se çka u thoshte   dhe u sugjeronte   ai dhe  pothuaj të gjithë pos që  nuk kundërshtonin  ,tumirnin diskutimet dhe  propozimet , jo vetëm me  ngritje gishtash por edhe  duke lëvizur kokën  e disa edhe duke iu përkulur.

Kur përfundonin takimet  me Sejdiun tregon ish deputeti bëhej|”garë” cili po i tregon diçka personale Presidentit e që lidhej kryesisht me   komplimente  dhe lëvdata për te.

Për disa deputetë”të zhurmshëm”  edhe atë kohë  më patë thënë se janë afër  Thaçit   dhe është  skenar i tij,( cka u dëshmua)për disa se më shumë  e furnizojnë me informata   për qëndrimin e tij  gjatë ndonjë prononcimi apo deklarate për media  kurse për ish deputetin që  patë paralajmëruar “termet reformash” në LDK ,tha se ai  të vetmin angazhim dhe shqetësim  e ka pasur si të bëhet pjesë e stafit të Universitetit dhe atë duke lavdëruar Presidentin.


Megjithatë , nga LDK/ja  gjatë qeverisjes Sejdiu ka pasur lëvizje dhe largime pos kuadrosh te LDK edhe deputetë  të cilët  nuk janë pajtuar   dhe i janë bashkuar kryesisht AAK /së, por gjithashtu edhe  të tillë që janë kthyer në këtë subjekt çka  mund të themi se  ka pasur një tolerancë dhe demokraci të brendshme .

Gjarpëri dhe bretkoca!

Lideri i PDK/së dhe Kryeministri aktual Hashim  Thaçi, sa i përket  mbajtës së gjendjes “nën kontroll”  të subjektit që drejton ,deri  më zgjedhjet e fundit, mund të mburret dhe krenohet,përkundër zërave se “diçka e madhe  po zihet” në këtë subjekt politik i cili në opinion njihet  edhe si “krahu i stupcave”.

Një  njohës i  mirë  i  gjendjes në këtë subjekt politik para disa ditësh tregoi diçka shumë interesante dhe provokuese. Ai  tha se Hashim Thaçi rastësisht nuk e ka marrë emrin konspirativ “Gjarpri” .

Sipas tij  është vërtetuar shkenctarishtë se bretkoca  është ushqim shumë i preferuar i gjarperit dhe se  5o.... metra  kur afrohet gjarpëri afër kësaj gjallese , b retkoca  gjenetikishtë  bllokohet dhe nuk levizë fare dhe pa kurfarë rezistence pret  gjarpërin pa pasur mundësi të largohet  nga vendi.

Është e vërtetë kjo që tha ky person apo jo vetëm ata që kanë studiuar  këto fenomene janë kompetentë të flasin por  bazuar në gjendjen në të cilën gjindet PDK/ja  e në veçanti veprimi i pjesës dërmuese të deputetëve , por edhe anëtarëve të Kryesisë e të Këshillit Drejtues të PDK/së  e që u dëshmua edhe me ngjarjet  e fundit flet se “gjarpri” i Pdk/së, apo Hashim Thaçi, akoma pa hyrë në  takime e tubime  po del fitues,po realizon atë çka po dëshiron dhe po e luan lojën që  po e planifikon vetë apo po ia përgatisin të tjerët.

E deshëm apo jo, e pranuam apo jo,  mirë apo keq,  me  apo pa  pasoja ,pse po ndodhë kjo dhe deri kur do te vazhdojë kështu , është vështirë  të ipet përgjegjie, por Kryeminstri Thaqi dhe njeherit  i pari  i Pdk/së pos pjesës dërmuese të  anëtarëve,  deputetëve,Ministrave  dhe zyrtareve tjerë   e që janë pjesë e PDK/së  edhe  të gjithë ministrat, zyrtarët e lartë  por edhe përfaqësues të subjekteve tjera politike   i ka spostuar në pozitën e “bretkosave.”.

Hajredin Kuqi i cili  gjithnjë është afër “gjarprit”, që nga “Qeveria” e Zanzi Barit disa herë më ka treguar se  ka probleme  me kërkesat që ka nga   shumë  deputetë, zyrtarë të lartë  të të gjitha subjekteve politike , por edhe gazetarë e pronarë mediash , analistë  e struktura tjera gjinore e moshash  për të qenë pjesë  e  struktuarve të Qeverisë Thaqi.

Është edhe një rast që  dua ta ceki në këtë shkrim.Deputetja e AKR/së ,Myzeine Selmani në  legjislacionin e kaluar kur ish deputetët , Naim Rrustemi dhe Driton Tali, patën iniciuar kërkesën drejtuar Kushtetueses, për shkarkimin e Fatmir Sejdiut , ajo fillimisht patë  nënshkruar kërkesën  dhe  nuk ngurronte të rrahte gjoks se  është “burrneshë”, por  shumë shpejtë i hëngri fjalët dhe terhoqi nënshkrimin, dhe po kjo deputete në Seancën e udhëhequr nga Dell e PushKar  pas  “votimit më demokratik” jo vetëm që  “fluturoi” nga gëzimi për “fitoren” e Pacollit por edhe derdhi lot e nuk përmbahej para kamerave dhe opinionit..

Nuk është rastësi  kur  ne kuluare por edhe ne ndeja publike, shitore e kafiteri thuhet se “punët  i kemi ashtu si jemi”.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)