06 Dhjetor 2022

Serbia tjetër po promovohet, Serbia e vjetër po rehabilitohet

Shkruar nga Ali Mehmeti

Prapë më duhet të shkruaj për “Serbinë Tjetër” që me këmbëngulje vazhdon të financohet nga “Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur” – KFOS, që këmbëngul në promovimin e “Serbisë tjetër” që nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar asnjëherë për shqiptarët.

Gjersa “Serbia tjetër 1” kishte për kryepersonazh intelektualin e njohur, ish kryebashkiakun e Beogradit, arkitektin Bogdan Bogdanoviq, libri që doli para pak ditësh “Serbia Tjetër 2” ka për kryepersonazh politikanin serb Millosh Miniq, ish kryetar të Serbisë (1957-62) dhe ministër i punëve të jashtme të Jugosllavisë (1972-78).

Gjersa botimi i parë, jo që nuk e ka merituar Bogdan Bogdanoviqi të shkruhet për të por problemi që e ngrita ishte titulli i librit, i cili ishte ideuar dhe promovuar nga pjesëmarrësit e “klubit beogradas” i cili në pranverën e vitit 1992 mbante takime ku mbaheshin fjalimet që kundërshtonin politikën e Millosheviqit.

Edhe pse fare pak për situatën në Kosovë, por sepse dyshonin në mundësitë e Serbisë për të realizuar planin e Akademisë së Shkencave të Serbisë, pas rrënimit të Bashkimit Sovjetik. Në këtë klub ishte edhe Bogdan Bogdanoviqi.

Ndërsa Millosh Miniqi nuk i takon fare këtij klubi, madje lirisht mund të thuhet se nuk i takon fare as Serbisë, por Jugosllavisë komuniste, sikur pasues besnik i Titos, të cilit i mbeti besnik në të gjitha situatat: në raportin mes çetnikëve serb dhe partizanëve serb gjatë LDB (madje ishte prokuror në procesin gjyqësor kundër Drazha Mihajlloviqit), gjatë krizës së Informbyrosë me Stalinin, në Plenumin e Brioneve ku u dënua Aeksandër Rankoviqi, gjatë demonstratave të vitit 1968 dhe lëvizjes serbe për liberalizim në vitin 1972 me Llatinka Peroviqin. Gjatë viteve ’90 asnjëherë nuk u prononcua publikisht, gjer në vitin 1999, por pasi Serbia i humbi të gjitha luftërat.   

Ky “rrënim kualitativ” nga Bogdanoviqi te Miniqi dhe paralajmërimi se as libri i tretë nuk do ta ketë për personazh dike nga “klubi beogradas”, nuk do më befasonte nëse libri “Serbia Tjetër 10” do ta ketë për personazh Sheshelin apo Millosheviqin?

Për të qenë i qartë, për cilindo personazh që shkruhet, çoftë ai edhe Dimitrije Tucoviqi, librit nuk i takon titulli “Serbia Tjetër”, sepse shqiptarët nuk njohin Serbi tjetër, prej themelimit të saj gjer me sot. Ky titull është djallëzor dhe shërben vetëm për rehabilitimin e Serbisë, apo ndoshta edhe për promovimin e “Ballkanit të hapur” ?!
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)