29 Mars 2024

Sa pjesë i ka kjo lojë Kryeministër...?!

Është kënaqësi e dyfishtë të mashtrosh mashtruesin  (J.de La Fontaine)

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Sikur në lojëra sportive të cfardo lloj dicipline qofshin ato, kur  të dy palët apo më tepër akterë - pjesëmarrës të  atij derbi janë seriozë, të diciplinuar dhe të përgatitur mirë profesionalishtë, edhe rezultati është i pritur dhe i pranuar, dhe pa marrë parasysh se cila palë fiton, edhe kundershtari pajtohet me realitetin dhe faktin se  fitoi më i miri.

E njejta gjë dhe rregull, përafërsishtë, vlen edhe per subjektet politike që garojnë për të mbajtur primatin e të parit të një vendi, dhe kuptohet i pari që rangohetë zgjedh edhe partnerët dhe aleatët me të cilët dëshiron të qeverisë   një vend.

Pa elaboruar, se si u zhvillua gara zgjedhore në  zgjedhjet e fundit, dhe sa u respektuan rregullat dhe kodeksi zgjedhor, pasi që për fenomente me të cilat u përshkruan këto zgjedhje ka pasur shkrime e opinione të ndyshme edhe nga vendorët edhe nderkombëtarët, pjesëloja pasezgjedhore e partisë e cila u rangua e para u karakterizua me befasira dhe sfida të cilat jo vetem që hapën tema dhe dilema të mëdha, por në vazhdimësi tensionuan situatën   në Kosovë, me veprime, të cilat mund të quhen edhe "eksperimente" për "shpërlarje truri".

Cka ndodhi ,dhe pse ndodhi ?!

Siq dihet, Partia Demokratike e Kosovës, edhe në këto zgjedhje nacionale (për herë të dytë)  doli e para dhe më e votuara, dhe  (domosdoshmërishtë) lidhi kolaicion me një subjekt tjeter politik, i cili  falë vetëm disa koalaicioneve parazgjedhore me disa subjekte tjera, arriti që edhe kësaj here  të jete pjesë e Parlamentit, jo vetëm që bëri  hap të  pa matur dhe me pasoja , por karshi elektoratit të vet dhe  opinionit të gjërë, uli shumë poshtë “pazarin” dhe "lëshoi pe" dhe e"rahatoi" Akr-në, me benefite dhe peshqeshe,  që befasuan dhe joshën edhe shumë lakmitarë të pushtetit të cilët nuk ishin më në këtë subjekt politik.

Ky veprim, jo vetëm që vlersohet i ngutshëm dhe me pasoja, veprim që gjatë këtyre ditëve po e paguan në lëkurë e gjithë Kosova, por e veqanta, është se ne masë te madhe, krijoi edhe hasmëri, inate, konfrontime, e edhe tensionim, jo vetëm mes këtyre partnerëve, por edhe bllokut opozitarë, liderëve partiakë e bashkëpartiakë,medias  e shoqërisë civile......!.   

Nëse, nje subjekt politik, që në opinion prezentohet dhe paraqitet  si më i organizuari, (sipas liderit te këtij subjekti,  njëherit edhe Kryeministër vendi - Hashim Thaqi) dhe  promovohet se edhe gjate 2o viteve të ardhëshme do të jete i pari dhe pa konkurencë, atëherë të lidhësh koalicion(domosdoshmërishtë) me një subjekt politik i cili në zgjedhjet e fundit ka fituar vetem 3% të votave dhe ta ulësh "në krye të vendit" duke i ofruar hiq më pak se 15 pozita  ministrore, është “non sens” dhe një  lojë  e pa  menduar dhe analizuar mirë ,një skenar që më shumë  i bënë dëmë dhe e damkos PDK-në,  dhe nje kalkulim i cili  mund të jëtë i favorshëm dhe i pranueshëm vetëm për inetresa apo interesin  përsonal ,të një, apo disa individëve, (pse jo edhe të disa ndërkombëtarëve) gjë që edhe (ndoshta ) nuk është larg  të vërtetës.

Po e përsërisë, edhe një herë, (e kam cek edhe ne   nje shkrim tjetër) Kryemisnistri Thaci, apo edhe ndonjë tjetër, përsonalitet me peshë në Pdk, nëse i lidh interesi biznesorë me liderin e AKR-së, dhe  nga këto marrëveshje fillimisht u përcaktuan për postin e Presidentit, i cili  siq dihet  u kontestua dhe u zhbë nga Kushtetusja   por pa kaluar as  tri ditë, u spostua me postin e te dytit në Qeveri, është mirë  të sqaroj para opinionit  edhe një gjë (ndoshta) “spekulim” se sa i ka kushtuar  Pacollit posti e Presidentit, për vetem 1 muaj, dhe edhe sa është borgji që i është mbetur për tia larë Pacollit...?!

Një  militant i PDK, në lokalin e të cilit vitin e kaluar, gjatë natës u  pat prish kolaicioni PDK-LDK dhe pat ra Qeveria, paksa në hajgare ,tha se  Pacolli ka shpenzuar një shifër disamilionshe (shumë që  vështirë mund të bësohet), por  ky militant, tha se kjo është vetëm nismë, pasi që nëse dëshiron Pacolli të  jetë  pjesë e lojës shtesë, edhe më duhet hap kuletën, duhet paguar edhe shumë para për tu ulur në fotelet( që po i blen vetë), por që po  menagjohen  nga dikush tjetër.

PDK-ja ne ruandin e parë “Pacolli” dështoi, (po flitet se ka qenë skenar i përgatiur me kohë)dhe mund të themi se me mjaftë paqartësi po pritet edhe pjesëloja e dytë, e cila nuk dihet akoma se  si do të zhvillohet dhe sa do të zgjasë, por një  gjë duhet të  thuhet haptas:nese nuk ka përforcime dhe ndryshime nga "Kryetrajneri"  dhe "Stafi udheheqës"  rezultati domosdo do të jetë dëshpërues.

Topi si gjithnjë  është te Kryeministri Thaci, nga i cili varet,  se a do të përmbyllet  me këtë takim kjo lojë me rëndësi apo do të ketë  lojë shtesë.

Na kujtohet disa herë pas  përfundimit maratonik të zgjedhjeve të fundit kur kryeministri Thaci  pat deklaruar se i ka numrat, dhe se  për te nuk ka problem për të bërë Qeverinë,  por edhe institucionet tjera, dhe se Kosova”europiane” do të shkoj e papenguar drejt Perendimit dhe botës së zhvilluar demokratike, por nga gjendja në të cilën po kalon vendi ynë, sinjalet nga Perendimi nuk janë shpresëdhënëse  dhe optimiste....!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)