19 Janar 2022

Rruga e vështirë drejt një fati të lumtur

Shkruar nga Fatmir Halimi

Duke pas parasysh se shkrimtari dhe piktori i njohur Bislim Aliu me një përvojë mbi 50 vjeçare të krijimtarisë artistike, si në pikturë, e po ashtu edhe në letërsi, para lexuesve çdoherë sjell vepra me nivel të lartë artistik. I tillë është edhe romani “Rruga e vështirë e Fatlum Selishtës”

Bislim Aliu te romani ‘Rruga e vështirë e Fatlum Selishtës”,  me përshkrimin e detajeve në mënyrë perfekte, dëshmon për një krijim letrar që përpos anës përmbajtjesore, ka më vete edhe anën e mesazhit të qartë, me të cilin e plotëson përmbajtjen dhe mbarështrimin e rrëfimit të tij.

Kurse, sa i përket fabulës së romanit “Rruga e vështirë e Fatlum Selishtës”, të Bislim Aliut, në kuptimin më të shkurtër do ta kisha konkretizuar me disa fjali; si një rrëfim mbi jetën e një familje, mbi jetën e një njeriu apo prindi, të cilit pas martesës mbi pesëmbëdhjetë (15) vjeçare u lind djali i tyre, shtylla e vetme e familjes, Fatlumi, të cilit në rrugë e sipër për ta mund vetminë brenda familjes, ku jeton vetëm me të ëmën dhe gjyshen, duhet ta vazhdoi jetën dhe të inkuadrohet në procese shoqërore, kulturore e sociale të vendit.

Pra fatlumi mbetet i vetmi filiz i familjes, ku pas largimit të babait në mërgim, i cili nuk u kthye asnjëherë më, ndjehet krejtësisht si një jetim pa baba.

 Fatlumi, si një jetim dhe si shtylla kryesore e familjes gjen forcë të vazhdojë më tutje, duke u shkolluar, duke u shpall çdoherë si nxënësi më i mirë dhe duke u bërë një piktor i shkëlqyeshëm, dhe shumë i talentuar ai do të inkuadrohet në jetë, dhe në shoqëri.

Përveç kësaj gjatë rrugëtimit të tij has edhe në dashurinë e madhe të jetës, në Eneidën e bukur, me të cilën dhe përfundon i lumtur.

Pas një leximi të kujdesshëm do të vërejmë se Bislim Aliu romanin e tij me vëllim jo shumë të madh, por me përmbajtje tematike e ndërtim të thukët, ka përdorur disa kategori stilistike, të cilat romanin e veçojnë si rrëfim e shkrim modern.

Kjo tashmë është vetëdije letrare, të cilën e zhvillon shkrimtari ynë Bislim Aliu në gjithë diskursin e tij letrar, e sidomos te romani “Rruga e vështirë e Fatlum Selishtës” .    

Ndërsa, sa i përket vendit-toposit dhe hapësirës marrim informacione qysh në fillim të veprës se toposi quhet Selishtë, që do të thosha se është një topos fiksional, ose imagjinar.

Autori e komplikon kronotopinë-kohën, ku mbi të gjitha mund të them se romani u përket të gjitha kohëve shqiptare.

Mund të emërohet si roman i kohës sonë, por edhe i një kohe pak më të largët të jetës bukolike të popullit tonë.

Prandaj si përfundim mund të them se romani ‘Rruga e vështirë e Fatlum Selishtës”, na vjen si perlë në letërsinë tonë, i cili të lë pa frymëmarrje nga kureshtja se ç’do të ngjet në faqet pasuese të tij. Është roman, i cili vazhdimisht ngreh idenë e kërkimit të fatit të individit dhe integrimit të tij në shoqëri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 janar 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, shqyrton raportin e grupit punues në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes së Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet analiza me titull “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft raportin e monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
 
- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- The British School of Kosova organizon shfaqjen edukativo - arsimore për fëmije  "Mushkonjat dhe Princi". (Teatri "Faruk Begolli" në Kolegjin AAB, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban ceremoninë e themelimit të 22 vjetorit të saj në të cilën do të marrin pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtues nga odata ekonomike, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga organizatat e kontabilitetit. (Qendra e Shërbimit për Tatimpagues, ish-ndërtesa e Gërmisë, sheshi Skënderbeu, ora 14:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' hapet ekspozitë memoaresh e kujtimesh "Dhoma e Kadriut, Jusufit dhe Bardhoshit". (Muzeu Etnologjik i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj tubim me qytetarë ku do të shpaloset Manifesti - dokumenti i parë i partisë. (Hotel Grand, ora 17:00)