24 Shtator 2021

Rrëfimi i Capussela, alarm për Parisin, Londrën, Berlinin, Romën

Shkruar nga Zejdrush Kastrati

Forca pa drejtësi paraqet dhunë.!
           (proverb franceze)
Zejdush Kastrati

Sikur, në cilin do, nga shtetet e Bashkimit Europian, e në veqanti në Francë, Britani,Gjermani, Itali, Shtetet Skandinave, apo edhe ndonjë shtet tjetër të familjes europiane, të publikohen shkrime e komente, se në X shtetin (jo vetëm në kontinentin e Europës) po ndodhin veprime që bien ndesh me normat dhe rregullat demokratike, e që janë vlerat më sublime që karakterizojnë një vend të zhvilluar në baza të shëndosha e civilizuese, reagimi qytetarë në këto vende, do të ishte mjaftë i theksuar dhe domethënës, për cka jemi dëshmitarë të shumë ngjarjeve dhe ndodhive, kur popullata e këtyre vendeve, ishte nismëtare dhe promotore e proceseve për ndryshime në të mirë të proceseve, e ne veqanti të respektimit të të drejtave të njerëzve, por edhe popujve si kolektivitet.

Pikërishtë,, ne kosovarët,(pjesa më e madhe)pa paragjykime dhe me modesti, në veqanti gjatë këtij 12 vjeqari, qoftë përmes medias, apo edhe në takime e organizime, qoftë private, gjysëmshterore apo shtetërore, gjithnjë shpresën dhe “ymytin” e kemi bazuar në ndihmën dhe përvojën (kuptohet në rend të parë të SHBA-së) e Europës... por edhe miqëve tjerë ndërkombëtarë.

Na kujtohen shumë mirë, kur në fund të vitit 2oo8, ardhja dhe zbarkimi i Eulexit në Kosovë, që u pat përcjellë edhe me gjashtëpikëshin e famshëm të Ban Ki Munit, por edhe me katërpikëshin e institucioneve të Kosovës, (që vetëm disa muaj për parë patën shpallë Pavarësinë), u pat promovu, se pjestarët e Eulexit që vijnë nga shtetet e Bashkimit Europian,nuk do të jenë moster e Unmik-ut por “ janë nga elita demokratike prej nga vijnë...” dhe se “ata”shumë shpejtë do të vendosin rend e rregull, dhe do të bëjnë Kosovën model si, Gjermania..... pasi qe ashtu u duhet edhe atyre!

Por,vetëm pas afër tre vitesh të zbarkimit të këtij misioni, të krijohet një opinion zhgënjyes dhe fatkeqësishtë, herë- herë, edhe injorues, do të thotë se premtimet dhe zotimet e ketij misioni, se me ardhjen në Kosovë, do të punohet në vendosjen e rendit dhe ligjit, në luftimin e deformimeve dhe devijimeve, dhe se nuk do të lejohet që askush të jetë mbi ligjin, në realitet dhe në fakt deri më tash u dëshmuan vetëm si propagandë dhe marketingë.

E veqanta e gjithë kësaj është, se si, për habi, mungon reagimi i popullatës prej nga vijnë zyrtarët e Eulexit,( pasi që ne vendorët nuk dijmë kur duhet reaguar dhe si) e në veqanti,nga ato vende, për ato përsonalitete që mbajnë poste kyqe, dhe atë, që nga shefi i Eulexit(e kam fjalën për gjithë shefat e deritashëm). pastaj, prokurorët e hetuesit, policë investigues e njerëz të shërbimeve, të cilët paguhen nga tatimpaguesit prej nga vijnë.

Është shokues, por edhe sinajal dhe mesazhi i keq, që duhet ti brengos dhe ti iritoj, por edhe mobilizoj këta tatimpagues të respektuar nga Parisi, Londra, Roma, Berlini.... jo vetem deklarata e fundit e ish shefit për ekonomi dhe financa në Eulex, Capussela, kur rrëfehet për anomali, defekte e veprime që përcjellin këtë mision, ku tregohet për klane e grupacione interesi në vendimëmmarje, që gjasojnë në veprimet e formacionit “Cosa Nostra” apo të stilit“All Capon-qe”.

Por, edhe një shkrim i botuar ditën e hënë, në një të përditshme kosovare me titull” Në eulex vendos vec shefi”për ata që kanë pasur rastin ta lexojnë, e që shpresoj se edhe ndërkombëtarët ë kanë lexuar,flet për veprime dhe sjellje që mund të ndoshin, vetem në vendet diktatoriale të Afrikës apo Amerikës Latine!

Gjithnjë, duke u bazuar në këtë shkrim, por edhe në opinione tjera, të krijuara në këtë Kosovë,të gjithë shefat e Eulexit, si duket, kanë autonomi dhe kompetenca (pa limit apo bllanko) që ata të jenë mbi ligjin, e jo që të vendosin rend e rregull dhe diciplinë, në radhë të parë, në segmentin e gjyqësorit por dhe segmenteve tjera përcjëllëse.

Krijimi i strukturave që dirigjohen nga “më i madhi” dhe “më i forti”,në praktikë rezultojnë dhe janë model që përfundojnë me dështime, e që aplikohen vetëm nga ushtarakët të cilët vijnë në pushtet, e në rastin konkret fatkeqësishtë, kjo është një praktikë në Eulex, (gjithjnë të parët janë ish gjeneral) andaj, edhe “veprimet konspirative” që po publikohen ditëve të fundit në media, se në këtë mision ka edhe veprime abuzive të shumëllojshme janë për të besuar dhe shqetsuese.

Në kuadër të këtij shkrimi, po e prezentoj edhe nje rast i cili tregon se “spektaklet mediale” janë “fahu” dhe “operacioni” më “profesional’ i këtij misioni prej se ka ardhur ne Kosovë e që është dëshmuar me rastin e bastisjeve dhe arrestimeve.

Menjiherë, pas bastisjes së PTK-së nga ana e Eulexit, nuk mungonin deklaratat e zyrtarëve të kësaj kompanie publike se ky veprim i Eulexit është bërë me të vetmin qëllim:”të ulin cmimin e kompanisë para privatizimit” dhe njëri nga zyrtarët e lartë në këtë kompani, ditë më parë më tregoi se në bastisje, kanë marrë pjesë hetues nga shtetet që janë kualifiku për blerjen e kësaj kompanie.

Është një konflikt interesi shprehet zyrtyari i PTK- së,duke shprehur dyshimin se cdo gja është ba me skenar dhe qëllim të caktruar dhe se nga objekti i PTKsë këta hetues kanë dalë më pako të zbrazëta dhe me të vetmin qëllim: që të prezentojnë para mediave që i kanë ftuar vete, se kinse kanë konfiskuar materiale që do ti hetojnë.

Është, edhe një e dhënë interesante për opinion e këtij zyrtari të Ptk-së, i cili rrefehet edhe para dy kolegëve të tjerë.

Menjiherë, pas bastisjes, theksojnë këta zyrtarë “kanë filluar që emisarë të caktuar të kontaktojnë me ne, dhe kanë shpreh interesim për të ndërmjetsuar që “hetimet” të ndërpriten nëse ka gatishmëri”, dhe në këtë “mësitni” përmendin emrin e një ish ministri dhe këshilltari të tij, duke specifikuar edhe lokacionin ku janë takuar dhe kanë biseduar.

Ajo, që prezentojnë si argument zyrtarët e PTK-së, është fakti sipas tyre, se këta dy “mësit” dijnë shumë të dhanuna për Kompaninë, dhe se gjatë kohës sa ata kanë zhvilluar biseda, në një lokal hotelier në të dalë të Prishtinës, atyre u vjen nje veturë e Eulexit, e cila sipas tyre, u dorëzon një zarfë, dhe se për të gjitha këto, ata kanë njoftuar komponenten e Eulex-it, por deri më tash mungojnë veprimet dhe reagimet konkrete rreth këtij rasti.

Ps. Për hirë të(mos) hetimeve nuk po e detalizojme këtë rrëfim edhe pse ata janë të gatshëm të rrëfehën edhe para kamerave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)