06 Dhjetor 2022

Ripërtërirja shpirtërore ruse

Shqiprim Pula

Pak kohë përpara vitit 2000 para se të zgjidhej President i federatës Ruse Vladimir Putin, kishte deklaruar, Rusinë nuk e sheh larg Europës dhe botës.

Por, lindi një shqetësim i ri, edhe i rrezikshëm!. Po kush e shkaktoi? Ku është pikënisja? Në ditët e sotme, Rusia e pas 22 viteve, e drejtuar nga Vladimir Putin për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, nga Europa e bota u izolua, me disa përjashtime.

Përmbrenda Unionit Sovietik ishin 15 republika, po cilësuar për nga madhësia e rëndësia, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia ishin liderët e Unionit të atëhershëm. Të përbashkëtat e tyre tregonin ngjashmëritë si ndërmjet vëllezërve, por nga baballarë të ndryshëm.

Përgjatë shekullit 20-të, kombi, religjioni dhe rregullimi shtetëror morrën kuptim dhe formë, për të gjitha vendet që vazhdonin të përmbushnin formësimin si të mëvetësishëm.

E si rrjedhojë, përgjatë 1989-1991 kjo frymë morri rrjedh edhe brenda vendeve të Unionit Sovietik, prandaj dhe vendosën të ndaheshin. Por, drejtuesit e tanishëm të Kremlinit dhe mbështetësit e tyre, shpërbërjen e Unionit Sovietik e konsideruan si fatkeqësia më e madhe globale gjeopolitike.   

Perandori Nikolai i Parë dhe Ivan Aleksandrovich Ilyin, dy personazhet shpirtëror të ripërtëritjes - ortodoksia dhe identiteti kombëtar si përkufizime ishin kultivuar nga perandori Rus Nikolai i Parë, sipas të cilit, Rusia duhet të mbetet e bazuar dhe e udhëhequr.

Dhe po këto parime, u përvetësuan edhe nga Putin, kështu duke e krijuar kultin të një udhëheqësi të pagabueshëm politik të progresit social e ekonomik, përmes mediave që e mbeshtetnin Kremlinin.

Kurse, filozofia e Ivan Aleksandrovich Ilyin shërbeu si ripërtëritje shpirtërore Ruse e preferuar për Putinin, ndërkaq, libri i tij “Detyrat Tona” si frymëzim për patriotizmin, ndjenjën e nderit për Rusinë, sakrificën për të mirën e atdheut dhe disiplinën politike si udhëzues, për rivendosjen dhe rilindjen e një Rusie në kërkim të pozicionimit botëror.   

Lufta e ditëve të sotme në Ukrainë,  pos tjerash, ka të bëjë edhe me Rusinë e Kievit. Federata Ruse e sotme e konsideron Kievin, shteti i parë sllavo-lindor i krijuar diku në shekullin e 9-të nga fiset vikinge, nga ku dolën rusët, ukrainasit bjellorusët e të tjerë, ndërsa ortodoksinë e kultivuan nga Bizanti.

Filozofi Ivan Ilyin, të cilin Vladimir Putin e konsideron frymëzues shpirtëror, përveҁ identitetit kombëtar Rus i mohonte të tjerët si ukrainas, bjellorusë, estonezë, letonezë apo pakica të tjera.

Rol të theksuar kishte edhe Kisha Ortodokse Ruse e cila ndihmonte Kremlinin politikë duke u kujdesur në edukimin e brezave mbi trashigiminë e vlerave Ruse, për ruajtjen e ‘botës ruse’, qoftë edhe duke ndërhyrë ushtarakisht.

Në 2008-tën, ndërhyrja në dy territoret e Gjeorgjisë (Abkhazia dhe Osetia Jugore) si dhe në 2014-tën, ndërhyrja në dy territoret e Ukrainës (Donbasi dhe Krimea) ishte kundërvënje ndaj perëndimit, e për rrjedhojë, nga konflikti i ngrirë u krijua paqëndrueshmëri reale mbi perspektivën politike të tyre.

Lufta e ditëve të sotme në Ukrainë, si pikënisje mbeti nga konflikti midis Viktor Janukovyç dhe rivalit të tij kryesor politik, Julia Timoshenko.

Në Shkurt 2014 ‘Revolucioni i Dinjitetit’, ndërmjet rivalëve politikë krijoi trekëndëshin Ukrainë-Rusi-Perëndim; nëse Ukraina do mbetej me lindjen, nëse Ukraina do të rrugëtoj drejt Perëndimit apo të mbetej ura lidhëse midis tyre!.  

Historiografia politike e tyre tregon afërsinë që kishin thurrur ndër-shekujsh, shteti Rus i Kievit, besimi ortokos i përhapur nga Kievi, kuptimi i Ukrainës konsiderohej kuptimi i vet Rusisë; prandaj Ukraina e djeshme dhe e sotme, nuk do të konsiderohet asnjëherë një territor më afër perëndimit e larg Rusisë. Një nga kushtet për ndalimin e luftës u tha të jetë zëvendësimi i qeverisë që do nënkuptohej të jetë pro-Ruse, dhe se ҁfarë don Rusia nga Ukraina është atë që praktikisht e bën Bjellorusia.

Ukraina, është fushëbeteja gjeopolitike e konfrontimit Lindje-Perëndim, e specifikisht Europës me Rusinë.
    

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)