28 Tetor 2021

Reforma me arka fiskale si fatale!

Shkruar nga Isa Mulaj

Dështimi me reformën e arkave fiskale i cili thuajse është i vërtetuar në bazë të ecurisë së gjertanishme, është një goditje e madhe për stabilitetin ekonomik dhe buxhetor të Kosovës.

Propozimet, vërejtjet, rekomandimet, kritikat, dhe paralajmërimet rreth përmirësimit të performancës së ATK-së dhe MEF-it për një kohë të gjatë, jo vetëm që nuk janë marrë seriozisht por edhe janë cilësuar në opinion si vërejtje që janë bërë bajat shkaku i adresimit tek veshët e shurdhër.

Këtu përfshihen edhe rekomandimet e raportit të FMN-së më 2008 në formë të vërejtjeve që ia kishte bërë ATK-së ku kërkohej urgjentisht përmirësimi i efikasitetit në mbledhjen e të hyrave buxhetore.

Padyshim se reforma me arkat fiskale ishte instrumenti më i duhur për t’iu përgjigjur atij efikasiteti të ultë, porse metoda e zbatimit të kësaj reforme dëshmoj se jo efikasiteti i ATK-së duket të jetë çështje e përhershme dhe më shumë e lidhur me personelin se sa me llojet e reformave ekonomike dhe fiskale.

Reforma me arka fiskale po dështon shkaku se disa njerëz në qeveri dhe kompani private përgjegjëse për zbatimin e saj, e shihnin atë prej fillimit si biznes privat të tyre prej së cilës ata duhet të përfitojnë së pari, ndërsa përmasat e zbatimit të saj për interesin e shtetit dhe shoqërisë vinin në rend të dytë.

Kjo u vërtetua kur qeveria krijoj monopol në furnizimin me arka fiskale, me çmime të cilat në përgjithësi u cilësuan të larta. Kosova është i vetmi vend në Evropë ku shumë qytetarë dhe biznese janë më të interesuar për stabilitetin ekonomik dhe buxhetor të shtetit, se sa që është vetë qeveria, MEF-i apo ATK-ja.

Qeveria e cila duket si konglomerat privat, i sheh qytetarët dhe bizneset si objekte për t’i rrjepur dhe dëmtuar. Ajo që ndodhi dhe po ndodh me arkat fiskale, njësoj sikur edhe me reformën e tatimeve para kësaj, janë qëllimisht të drejtuara kundër interesit të përgjithshëm publik dhe komunitetit të biznesit, me përjashtim të ndërmarrjes private të quajtur Qeveri. Marksistët do ta quanin këtë dukuri si akumulimi fillestar i kapitalit, edhe pse kjo po ndodhë katër shekuj më vonë.

Nuk duhet të harrojmë se MEF-in dhe ATK-në deri-diku e kanë sjellë në këtë gjendje, ose në qoftë se nuk është fjalë e ashpër, e kanë “kriminalizuar” të ashtuquajturit “këshilltarë strategjik”, term ky i shpifur nga një ndërkombëtar. Nuk kam dëgjuar ndonjë teori ekonomike për “këshilltarët strategjik” të cilët po na sjellin shkatërrime strategjike. Kam dëgjuar për Strategic Bomber Fleet (Flota e Bombarduesve Strategjik), Raketnje Vojska Strategiçeskogo Naznaçenja (Forcat Strategjike Raketore), etj., por jo për “këshilltarët strategjik” të reformave ekonomike dhe fiskale.

Këta “këshilltarë strategjik”, disa prej të cilëve janë vendorë, përkujdesen për shpëlarjen e parave në emër të reklamave bajate në vlerë prej 5,7 milionë eurove dhe tani po i bëjnë gati edhe 9 milionë  euro tjera për të njëjtin qëllim, pavarësisht neverisë së madhe që shkakton kjo kryeneçësi e MEF-it tek bizneset të cilat nuk janë në gjendje t’i blejnë arkat e shtrenjta fiskale. Sa larg do të shkonim me reformën e arkave fiskale sikur me këto mjete MEF-i dhe ATK-ja t’ua kishte blerë arkat bizneseve?

Me siguri bukur larg dhe reforma do të ishte e suksesshme. Ne kemi evidencë dhe fakte se shumë nga këta këshilltarë dhe punëtorë “strategjik” në USAID dhe të paguar nga USAID-i në MEF nuk punojnë për MEF-in por kryejnë disa punë jashtë kontratave të tyre zyrtare në projektet e USAID-it tjetërkund në Kosovë. Prandaj, përmirësimi i vetëm i performancës së MEF-it dhe ATK-së mund të ndodhë vetëm nëse ndërkombëtari “strategjik” angazhon Forcën e Bombarduesve Strategjik kundër këtyre këshilltarëve. Pa këtë masë veprimi, ne do të vazhdojmë deri në pakufi të deklarojmë dhe argumentojmë se përmirësimi i performancës së MEF-it dhe ATK-së është urgjent.       

 Autori është udhëheqës i Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)