19 Tetor 2021

Refleksion profesional mbi menaxhimin shendetësor

Shkruar nga Prof. Dr. Naser Ramadani

Aftësia për të ndërtuar, zhvilluar  dhe mirëmbajtuar një sistem të fortë shëndetësor është thelbësore për përparimin e përgjthshëm të mirëqenies së popullit. Në këtë aspekt, reformat e vazhdueshme të infrastrukturës së sistemit shëndetësor, posaqërisht ato të financimit, komisionimit dhe ofrimit të shërbimeve shëndesore janë në ballë të agjendës së reformave globale. Shtetet e Europës që kanë një zhvillim historik me bazat e një legjislacionit të hershëm sot gëzojnë sisteme shëndetësore stabile dhe mund të vazhdojnë zhvillimin e mëtutjeshëm  tyre përmes strukturave tani më të njohura.

Megjithatë në rastin e Kosovës, çdo lidhje me një sistem të themeluar shëndetësor është thelbësisht i lidhur me më një të kaluar të hidhur kolektive. Do të ishte një patjetër për një nacion që zhvillohet të merr parasysh praktikat më të mira ekzistuese dhe legjislacionin ne fushën e shëndetësisë të vendeve të zhvilluara, ashtu që të themelojmë një “ vijë bazë” dhe identitet në fushën e shëndetësisë, që është unike për Kosovën. Analiza e kësaj “vije bazë “ duke refektuar praktikat eksistuese është ndërmarr nga Fatime Arënliu Qosaj dhe Merita Koçinaj Berisha në librin “Tranzicioni i gjendjes shëndetësore  dhe sistemit shëndetësor në Kosovë”.

Kjo punë gjithpërfshirëse vë në pah hapat e rëndësishëm në zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke konsideruar vështërsitë që kanë të bëjnë me zhvillimet historike. Rëndësi e veqantë i kushtohet çështjes së financimit dhe shpenzimeve, që është bërthama e çdo sistemi shëndetësor.

Brenda fushëveprimit të zgjedhuar, autoret nuk i shmangen eksplorimit të dobësive dhe fragjilitetit të sistemit shëndetësor eksistues dhe qeverisjes së tij. Ky libër vie në një kohë të rëndësishme për zhvillimet e shëndetësisë publike në Kosovë, koha kur Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria  Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë janë zotuar në themelimin e Shkollës së Shëndetësisë Publike për Edukim dhe Hulumtim. Libri kontribon në këtë drejtim për të ofruar këshillë profesionale Qeverisë, të bazuar në evidencë, për të përmirësuar sistemin shëndetësor  me qëllim të fundit për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të popullatës.

Për më tepër, libri është burim i njohurive për profesionistët, studentët, gjithë  atyre që janë të interesuar në sektorin shëdnetësor, duke përshirë këtu edhe qytetarët e Kosovës të interesuar për një debat të informuar.

Tanimë të gjithë shtetet e ish-Jugosllavisë përcjellin trendet e zhvillimeve në shëndetësinë publike dhe kanë të themeluara shkollat e Shëndetësisë Publike në Regjion, Kosova është i vetmi shtet që nuk e ka këtë shkollë.Duke pasur parasysh rezultatin përfundimtar përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës shpenzimet në këtë drejtim do të jenë gjithsesi një investim dhe jo shepenzim.

Autorët janë për t’u përgëzuar për punën e tyre të pakursyshme dhe të sinqertë për të kontribuar në zhvillimin afatgjatë të sistemit shëndetësor duke mos haruar asnjëherë qytetarët e Kosovës, në këtë moment kaq të rëndësishëm për Kosovën.
(Autori është Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës) 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)